100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

SHOQATA “LABERIA”, KALLARATASIT GAFUR SHAMETIT, I JEP DIPLOMËN "NDERI I LABËRISË"

Pjesë e shkëputur nga shkrimi i Albert R. Habazaj, Faleminderit, e dashur Labëri!, botuar ne Gazetën “Ndryshe” .

Gafur ShametajVlora priti e nderoi bijtë e Labërisë, ata që së bashku me të tjerë i kanë rritur vlerat trevës sonë, ata që së bashku me të tjerë i hijeshojnë nurin Nënës së gjithë labëve. Teatri “Petro Marko” i qytetit bregdetar u bë shtëpia e madhe e dasmës labe. Shoqata “Labëria”, Vlorë organizoi takimin festiv: “Labëri, diell e hënë/ që kur lindëm të thamë Nënë…”

Kjo ceremoni tepër vëllazërore dhe shumë e bukur, saqë dhe një ansambël i famshëm profesionist do ta kishte zili për mënyrën e organizimit dhe realizimin e interpretimit, u pëlqye shumë dhe la mbresa të fuqishme te të pranishmit, sepse u bë me shpirt, art e dashuri, sepse nderonte disa nga emrat simbolikë të Labërisë dhe konkretisht Mustafa Dedenikën, Feti Brahimin, Kujtim Micin, Manxhar Binaj, Gafur Shametin dhe Qirjako Balën (pas vdekjes). Morën pjesë grupet polifonike të Tërbaçit, Dukatit, “Bilbili ”, këngëtarja e re vlonjate, e mirënjohura Rovena Ibrahimi, bijë e mbesë në Labërinë e Vlorës, e cila bëri dhe konferencieren e veprimtarisë. Zëri i saj i ëmbël përvetësimi i libretit, siguria krijuese dhe pasioni admirues i Rovenës, bënë që ajo ta zotëronte sallën tërësisht, se mbushej me krenari te Labëria, se plotësohej me respekt te gjashtë figurat e nderuara që dekoroheshin, se frymëzohej në gurrën popullore që gurgullonte nga grupet labe si një thesar i paçmuar. (Gjashtë ishin emrat e atyre që nderoheshin sipas programit të shoqatës labe të Vlorës, se labët e Qendrës na sollën surpriza të paparashikuara nga Tirana, të cilat do t ia bëjmë të ditur lexuesit të respektuar të gazetës sonë të dashur “Labëria”, që botohet si suplement i gazetës së njohur ” Ndryshe” falë bujarisë dhe shpirtit të gjerë fisnik të labit të ditur e të përkushtuar av. dr. Bashkim Nikolla.

Gafur Shameti-Themelues i shoqatës “Kallarati”, ideator i gazetës së vendlindjes së tij dhe anëtar i kryesisë së shoqatës “Labëria”, me një përvojë të pasur e shpirt krijues të admirueshëm, vlerësohet si një veprimtar i përgjegjshëm, serioz e përkushtuar dhe njeri i veçantë i humorit. Ky bir i respektuar i Kallaratit me kulturë, ka ditur të shpalosë vlerat e duhura shoqërore, intelektuale, letrare e qytetare, duke dhënë përvojë të mirë në mbajtjen e ekuilibrave të duhur bashkëkohorë të qytetarisë në komunikimin midis njeri-tjetrit. Ndërkohë, për dekada të tëra, Gafur Shameti ka qenë dhe vijon të jetë një motor i pafikur i Estradës së famshme të Vlorës, frymëmarrja e plotë e humorit të këndshëm vlonjat, që në interpretimin e parodistëve të mrekullueshëm të qytetit ka bërë që emri i Vlorës të shkëlqejë në këtë gjini të artit shqiptar. (Në mikrofon zë vend Zeqir Hoxha). Kryetari i Këshillit të Qarkut dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Demokratike të Vlorës, z. Agron Sharra i dorëzon Diplomën intelektualit të papërtuar kallaratas, që përveç ç’u tha, ka kontribut të lavdëruar dhe për përgatitjen e Antologjisë Poetike të poetëve të Vlorës, së bashku me kritikun Petrit Qejvani dhe shkrimtarin Eqerem Canaj. “Jam krenar që jam lab-tha Gafuri në përshëndetjen e tij, -sepse të jesh lab është krenari, ndërsa të të vlerësojnë si lab është nder. “Dhe fjalët e tij, si rrëke të pastra i rrëmben përroi i kthjellët i labit tipik, Zeqos së Kallaratit: “Djemtë tanë nur, o nur!…”për të mbushur lumin vërshues të polifonisë labe e që derdhet i kristaltë në detin e gjerë e të thellë të Folklorit Shqiptar.

Shkrimi vijon për te diplomuarit e tjerë .

SHOQATA “LABERIA”, KALLARATASIT GAFUR SHAMETIT,  I JEP DIPLOMËN

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi