100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

Si do të na fliste Naim Frashëri. Nga Petrit Qejvani

 

PetritQejvani

"Ti Shqipëri më ep nder, më ep emrin shqiptar", janë vargjet e famshëm emblematikë të Naimit, të cilat i di çdo shqiptar. Dhe nuk i kujtuam kot.

Më 25 maj ishte përvjetori i 166-të i poetit tonë të madh, Naim Frashërit. Një përvjetor i kaluar në heshtje. Përvjetori i poetit simbol të atdhetarisë, atij që me veprën e vet poetike është njësuar me atdheun, te i cili ka më shumë Shqipëri se te cilido poet apo personalitet tjetër i çdo fushe të dijes që ka nxjerrë ky vend. Kjo harresë është një tregues ndjellakeqe se si po e presim ne këtë përvjetor historik, që duhet të ngrejë në panteon ata që i japin shkëlqim panteonit të atdheut. Nuk dua të mendoj kurrsesi që mund të ketë ndonjë harresë të qëllimtë për të "balancuar" vlerat sipas simpative politike apo krahinore. Sa për anën tjetër, ta quash të tejkaluar mesazhin e veprës së tij është jo vetëm një gabim nga padija, por diçka më e rëndë, pasi goditet ndërgjegjja kombëtare. Ky është një rast që dëshmon papërgjegjshmërinë tonë shoqërore dhe shtetërore dhe një indikator domethënës se si një përvjetor i madh mund të katandiset në një karikaturë të madhe. Duke marrë shkas prej kësaj, ky vit duhet të ishte viti i një "parade" të madhe kombëtare të figurave tona më përfaqësuese. Duhet të kishte programe e projekte serioze, të hartuar nga njerëz kompetentë e atdhetarë që nuk i mungojnë Shqipërisë dhe jo nga tifozë partiakë mediokër. Personalitetet historike nuk janë të partisë, por të kombit. Nuk ka bashkëveprim ndërinstitucional dhe gjërat i lihen rastësisë. Mjafton të shikosh konkurset për monumentet e pavarësisë apo të personaliteteve historike, sidomos mosaprovimi i bustit të Ismail Qemalit, për shkak të nivelit të ulët artistik për ta kuptuar se sa respekt kemi për historinë tonë, për veten tonë. Dhe presim pastaj të na respektojnë të tjerët!...Ky 100-vjetor historik është edhe një shans historik për klasën politike, e veçmas për qeverinë që e nderon apo e damkos, sipas rastit.

Të kthehemi te Naim Frashëri. Shqipëria është motivi themelor dhe muza e poetit. Prandaj është i gatshëm të shkrihet si qiriri për shqiptarët dhe Shqipërinë: "Që t'u ap pakëzë dritë/ Natënë t'ju a bëj ditë/. Mesazhi i madh i poetit është të "Ngjallim Shqipërinë", sikurse shprehet në vjershën "Gjuha jonë": "Vëllezër shqiptarë/ Të prekim urtësinë/ Të zem' udhën ë mbarë/ Të ngjallim Shqipërinë." Dhe poeti jep edhe rrugën e realizimit të saj, kur thotë: "Vëllazëria/ Edhe bashkimi/ E njerëzia/ Është shpëtimi."

Por që të gjallim, "të bëjmë" Shqipërinë në fillim duhet të "zëmë udhën e mbarë", siç porosit poeti, pasi Shqipëria nuk bëhet po qe se shqiptarët nuk sillen mirë me njëri-tjetrin dhe Shqipërinë. Para pasqyrës së mesazheve të Naimit, ne shqiptarët e sotëm, e veçmas klasa politike, do të na skuqej faqja nëse do të ishim të ndjeshëm dhe të ndërgjegjshëm për gjendjen tonë aktuale... Në kohën e sotme, aq sa kur ishte gjallë, Naim Frashëri u duhet shqiptarëve me këshillat e tij të thjeshta e të mëdha që "të shkrihemi" për Shqipërinë dhe jo "të shkrijmë" Shqipërinë për veten. Në shoqërinë tonë me një krizë të thellë morale, Naimi është modeli më i vyer. Nga mesazhet e Naimit duhet të mësojë në radhë të parë elita shqiptare intelektuale e mbi të gjitha ajo politike, e cila duhet të provojë para shqiptarëve se atdheun e do jo vetëm me fjalë.

Petrit Qejvani

Botuar ne gazeten Shekulli 29.05.2012

Si do të na fliste Naim Frashëri. Nga  Petrit Qejvani

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi