100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

NJË LETËR PËRKUJTIMORE, nga Marsela Ribaj


Të nderuar zotërinj të Redaksisë së gazetës “KALLARATI”!

Urime për gazetën e punën tuaj dhe përshëndetje të sinqerta nga larg.

Unë që po ju shkruaj, quhem  Marsela Çize Ribaj, lindur e rritur në Kallarat. Ju lutem të rezervoni pak hapësirë në gazetën  “KALLARATI” për këtë letër në përkujtim të motrës tonë, Vjollcë, me rastin e 2-vjetorit të ndarjes nga jeta.

Ditët kalojnë me shpejtësi dhe koha lë pas mjegullën e kujtimeve të jetës së copëtuar në moshë të re të motrës sonë Vjollca. Lindur e rritur në Kallarat, ajo ushqente një dashuri të madhe për vendlindjen.

Vjollca lindi më 4 mars 1969 dhe u nda nga jeta më 26 maj 2010. Shumë shpejt u shkëput nga jeta. Ajo iku në kohën kur kishte për t’i dhënë shumë familjes e shoqërisë. Rritur nga dy prindër punëtorë, të thjeshtë e të respektuar, Çize e Zonjë Ribaj, ajo u bë shpatull e fortë e prindërve për të rritur motra e vëllezër më të vegjël. Sidomos një ndihmë të madhe dha për rritjen e vëllait të vockël, Evaristit, i cili ka shumë vjet që nuk ndodhet më midis nesh. Evi vdiq I vogël, më 7 tetor 1991 aksidentalisht në Varth. Vjollca kur shkonte në shkollë të mesme në Vranisht, çdo mëngjes shoqëronte vëllanë për në çerdhe dhe kur kthehej, e merrte për në shtëpi. Ajo ishte si një nënë e dytë për të. E sot që të dy ndodhen aty në zemër të Kallaratit, ku shumë nga ne kanë njerëzit më të dashur që kanë ndërruar jetë, por me shpresë se prehen në paqe. Vjollca ishte një vajzë bujare, e forte e me zemër të madhe.

Në gusht të 2007-s u mblodhëm në Kallarat, në festën “Takim brezash”. Po festonim bashkëfshatarë e kushërinj në verandën e klubit të dajo Zeqos. Vjollca nga  profesioni ishte kuzhiniere dhe e lumtur që ishim të gjithë bashkë, nxirrte nga duart e saja dhe hidhte në tavolinë gjëra të mrekullueshme, bashkë me alegorinë e gëzimin që krijonte në shpirtin e njerëzve të pranishëm. Kënduam deri vonë këngë labe e zëri i saj i fortë gjëmonte si zë bilbili. Sa i pëlqente të këndonte dhe alegria.. I pëlqente jeta, por pa e ditur se një ditë do t’i ndërpritej ajo në një moshë të re... Iu prenë ëndrrat në moshën më të bukur. Iu fikën dëshirat, shpresat dhe dalëngadalë u fik edhe vetë.

E tillë ishte motra jonë Vjollca. Prandaj unë i them asaj se, ti o motër, do të mbetesh e paharruar nga ne sa të jemi gjallë, do të jesh përherë me ne në çdo gëzim e hidhërim të jetës sonë.

 

Marsela RIBAJ

Marre nga gazeta Kallarati, Nr. 64

NJË LETËR PËRKUJTIMORE, nga Marsela Ribaj

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi