100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

KONTRIBUTI HISTORIOGRAFIK I PROF. MEMUSHAJ PËR QARKUN E VLORËS, NGA ALBERT HABAZAJ

1-rami-memushaj-600x450

Pairaqitja e profilit akademik të profesorit Rami Memushaj, (që dokumentet zyrtare thënkan se qenkërka 69 vjeçar, por, të paktën, edhe pse aktiviteti lektorial e shkrimor- botues, qysh nga 1974-a deri më sot e tregon 38 vjeç e ne besojmë se ai më 28 shkurt të vitit që vjen mbush 50 vjeç), nuk mund të quhet e plotësuar pa ndihmesën dhe dukuritë që spikasin në studimet e tij historike, jo thjesht si historishkrues, por si historigdhendës me daltën koherente të logjikës, mbështetur në vërtetësinë e kthjellët si drita e diellit të fakteve, të dhënave (dëshmive) historike, me metodën historike të studimeve, me vështrimin , analizën dhe shpjegimin historik të dukurive që ka trajtuar.

Veprimtaria kërkimore e mësimdhënëse,si dhe kontributi pedagogjik i profesor R. Memushaj është ravijëzuar në gjuhësinë shqiptare e në shkencat shoqërore me vijimin e gjatë të ecurisë akademike në Departamentin e Gjuhës Shqipe të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës jo vetëm për drejtshkrim e pikësim, planifikim gjuhësor e politikat gjuhësore, fonologji e morfonologji, gjuhësi e përgjithshme dhe gjenerative, ndërkohë gjurmët që profesori ka shënuar në historiografinë shqiptare janë qartësisht të dukshme.

Ai është njeri i njohur në botën akademike shqiptare deri në arenën ndërkombëtare si gjuhëtar i shquar, vijues i punës së ndritur të korifejve Çabej e Shaban Demiraj, sidomos për shqipen standarte.

Labëria dhe Himara në aspektin kulturor e historik, nga këndvështrimi i prof. Memushajt, mbi bazën e parimit metodologjik historik, (edhe pse me thjeshtësinë e tij madhështore Profesori thotë se druhet në këtë rast, nga që nuk luaka në fushë të tij), janë kontribute historiografike të çmueshme, që peshojë shumë në ndërtesën e rëndësishme të historisë së qarkut të Vlorës. Ndihmesa e tij kryesore në fushën e historisë së krahinës së madhe etnografike të Labërisë në Shqipërinë Jug Perëndimore jepet me dy librat e botuar: "Himara në dritën e të dhënave historike, gjuhësore dhe etnologjike" (2003) dhe "Histori e Kurveleshit" vëll.I (Tiranë: Toena, 2004). Këto dy botime seioze (përveç shumë artikujve, shkrimeve e intervistave të ndryshme) janë po aq një punë e dobishme për historiografinë shqiptare dhe përbëjnë një akt me vlerë të një njeriu të ditur, të përkushtuar, të ndërgjegjshëm, të përgjegjshëm dhe atdhetar.

Ai ka punuar si mësues dhe si drejtor shkolle para dhe pas diplomimit (1968, UT) në fshatrat e Lumit të Vlorës, si në Gjorm, Vranisht, Bolenë, Vajzë dhe në Llakatund, fakt që ka ndikuar në lulëzimin e dashurisë për dheun e babës e të mëmës, për një frymëzim e përkushtim gati rilindas ndaj vendlindjes së tij. Njohja e terrenit dhe puna në terren nis me ëndrrat dhe frymëzimet djaloshare të kallaratasit të thantë, arsimuar në Tiranë. Asaj perudhe i përkasin edhe fillesat etnodokesore të prof. Memushaj, të cilat shtruan trasenë e së nesërmes akademike të tij dhe u bënë bërthamë drite për realizimin e dy veprave madhore jo vetëm për Labërinë, (sepse Kurveleshit i thonë ndryshe Labëri e Brendshme dhe Himarës Labëri Bregdetare).

"Histori e Kurveleshit" pjesa I, me autor prof.dr. Rami Memushaj, është botimi më i plotë për krahinën e Kurveleshit që nga lashtësia që sigurohen të dhëna deri në vitin 1939. Përbëhet nga dy pjesë, e para nga antikiteti deri në pushtimin osman dhe e dyta që nga kjo periudhë deri në fillimpushtimin e Shqipërisë. Autori e nis librin me trajtesën e pozicionit gjeografik dhe kufijtë e krahinës së Kurveleshit, fshatrat që e përbëjë atë dhe të dhëna të përmbledhura historike për secilin fshat, duke ndalur edhe në zanafillën e emërtimeve të fshatrave dhe të vetë emrit të Kurveleshit, lidhjet me krahinat e tjera dhe ndarjen administratve në shekuj. Autori ndalon hollësisht për të argumentuar historinë e krahinës nga Kaonia e lashtë e deri në Labërinë e sotme. Një vend të rëndësishëm zë edhe kultura materiale e jomateriale (shpirtërore), organizimi shoqëror (e drejta zakonore [dokesore], sistemi qeverisës, e vetëqeverisës në lashtësi), periudha e sundimit osman dhe kryengritjet e vijueshme të Labërisë e të Kurveleshit , luftën për pavarësi dhe mbrojtjen e kufijve nga synimet e shovenëve fqinjë, kontributin e Kurveleshin në Luftën e Vlorës dhe gjendjen e zhvillimin e krahinës në kushtet e shtetit të pavarur shqiptar. Libri shoqërohet me një aparat të pasur bibliografik, mbështetur në burime arkivore, dokumente të botuara, revista, gazeta, me literaturë, me treguesit gjeografikë dhe të emrave të njerëzve krahinës. Kurveleshi është krahinë kompakte gjeografike dhe etnografike , në përbërje të Labërisë, në Shqipërinë JP, midis Lumit të Bardhë (Shushicës) dhe atij të Borshit në Perëndim, të Vjosës në Veri e VL, rrjedhës së poshtme të lumit Drino në Lindje dhe lumit të Kardhiqit në Jug . Ndahet në Kuvelesh i Sipërm (që hyn në përbërjen e qarkut të Gjirokastrës) dhe në Kurveleshin e Poshtëm (që hyn në përbërjen e qarkut të Vlorës). Në Mesjetë Kurveleshi hynte në përbërje të Himarës. Edhe Himara është një krahinë gjeografike-etnografike në jug të Vlorës përgjatë bregut të deti Jon, në përbërje të qarkut të Vlorës. Njihet edhe si Bregu i Detit Bregdeti i Sipërm, i tkurrur sot e i rrudhur me vetëm 7 fshatra. Nga fundi i shek. XV u quajt HIMARË gjithë pjesa JUGPERËNDIMORE E SHQIPËRISË, që përfshinte më shumë se 50 fshatra, (Lefter Çipa thotë 74, Fane Veizi thotë 54 etj.) me shtrirje midis detit Jon, lumit të Bistricës e qafës së Muzinës, rrjedhës së mesme të Drinos dhe të Vjosës (me përjashtim të Topalltisë dhe të Myzeqesë së Vlorës). E thotë dhe kënga e ardhur nga kujtesa sociale e komuniteteve tona, qysh nga kohët e vjetra: "Që në Gumenicë e lart'/ Himarë i thonë çdo fshat".

Në historinë e popullit shqiptar, përveç rezistencës antiosmane në përgjithësi, vërehet qartë se 2 janë epiqendrat që ruajtën autonominë brenda trojeve: Mirdita dhe kryeqendra e Labërisë, Himara. Himara me hapësirat e saj (e njohur dhe si trevë me popullsi indogjene (vendase) toske, linte çdo hasmëri "brenda zjarrit, brenda barkut" me njeri-tjetrin, kur banorët i kërcënonte rreziku jashtë sojit të tyre.

Nga pikëpamja etnografike dhe historike krahina e sotme e Himarës lidhet me Labërinë, si një nënndarje etnografike e saj, me afri më të mëdha me Kurveleshin, nga i cili ndahet prej vargmaleve të Vetëtimës, me Çikën e lartë afër qiellit. Në pikëpamje të dokeve, (zakoneve), të traditave, të kulturës materiale dhe të kulturës jomateriale (shpirtërore), Himara nuk dallon nga hinterlandi lab. Në të dy krahët e vargmaleve të Çikës i gjejmë të gjithë këta elementë të njëjtë që pasurojnë visaret e përbashkta etnokulturore. Edhe e folmja e Himarës dhe ajo e Bregdetit të Poshtëm përfshihen në të folmen e Bregut të Detit, që është një nëndialekt i labërishtes. Edhe kënga himariote është një variant i modifikuar i këngës labe të Kurveleshit, po ashtu edhe vallja e kënduar, vajtimi me ligje i grave, kultet, ritet, mitet, legjendat, baladat etj.

Pse themi që Himara është Labëri dhe Labëria Himarë? A meritohet që quhen sinonime të njëra- tjetrës? Pse themi që Himara është zanafilla e Labërisë? Si e ndjejnë veten banorët që banojnë në hapësirat e populluara në të dy krahët e vargmalit të Vetëtimës (Çikës)? Si e quajnë veten? Si i flasin njëri-tjetrit? Jo vetëm këtyre pyetjeve, por edhe hipotezave mbi prejardhjen e Lab-Labëri nga Arbër- Arbëri, apo dhe shumë çështje të tjera të vlerta jo vetëm për hapësirat lokale të qarkut të Vlorës dritëron Profesori në botimet e tij, si njeri i mbrujtur me ndjenja të thella dashurie, respekti e përkushtimi për vendlindjen dhe trevën e Labërisë, me kontribute të veçanta intelektuale për evidentimin e vlerave më të spikatuara etnologjiko-linguistike me dy botimet monografike për trevat e qarkut të Vlorës, në të cilat, koherenca është ura e harmonisë që lidh dy brigjet: shkencërimin me atdhetarizmin. Prof. Dr. Rami Memushaj, nga Kallarati i Kurveleshit të Poshtëm, asnjëherë s'e ka harruar vendlindjen, Vlorën dhe Labërinë, fakt që vërtetohet me librat e tij për historinë e Himarës dhe të Kurveleshit, të cilat janë një model profesionalizmi e atdhetarie edhe për historianët e mirëfilltë.

Siç nderon Labërinë Profesori me mendjen dhe zemrën e tij edhe Labëria di t'i nderojë bijtë e saj siç e meritojnë. Kam mirësinë që t'ju komunikoj ju, zotëri Besim Kabashi, që na vjen nga Gjermania dhe gjithë miqve të tjerë të Profesorit, se së shpejti, para 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, do të vini përsëri në Vlorë, sepse, siç nderohet nga mjediset akademike prof. Memushaj, vlerësohet edhe si një pjesëmarrës aktiv në jetën dhe veprimtarinë e Shoqërisë Atdhetare-Kulturore Kombëtare "Labëria" me titullin më të lartë që ajo jep "Personalitet i shquar i Labërisë". Labëria merr më shumë nder nga kontributi dhe vlerësimi i figurave të tilla si profesor Memushaj, i cili përfaqëson kulturën shqiptare dhe albanologjinë në takime të rëndësishme e konferenca ndërkombëtare.

* drejtor i Bibliotekës Qendrore "Nermin Vlora Falaschi", Universiteti "Ismail Qemali", Vlorë

(NE FOTO: Autori i shkrimit (djathtas) me Prof. Rami Memushaj)

Vlorë, e premte 19 tetor 2012 (dita e shenjtërimit të nënë Terezës)

BIBLIOGRAFIA:

Enciklopedi e Kurveleshit: Tiranë; Toena, 2009, f.266

Fjalori Enciklopedik Shqiptar- V.2: Tiranë; Akademia e Shkencave, 2008, f.1688

Memushaj, Rami: Himara në dritën e të dhënave historike, gjuhësore dhe etnologjike; Tiranë, Toena, 2003

Memushaj, Rami: Histori e Kurveleshit, 1; Tiranë, Toena, 2004

KONTRIBUTI HISTORIOGRAFIK I PROF. MEMUSHAJ PËR QARKUN E VLORËS, NGA ALBERT HABAZAJ

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi