100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

Tryezë – Veprimtaria kërkimore e akademike e prof. Rami Memushaj.

 Organizuar nga:

Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë 
Fakulteti i Shkencave Humane   
Universiteti “Ismail Qemali” 
Vlorë 
  
19 OCTOBER 2012

alt










Është zhvilluar sot në bibliotekën qëndrore të universitetit Ismail Qemali një tryezë e përbashkët mes profesorëve të gjuhës me temë Veprimtaria kërkimore e akademike e profesor Rami Memushaj.   

Tryeza me karakter gjuhësor ka zhvilluar diskutime mbi gjuhësin shqiptare,e sotmja dhe e ardhmja e hulumtimit shkencor në këtë fushë.

Departamenti I Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, ka nisur një rend këshillimesh mbi gjëndjen e studimeve disiplinare në gjuhësinë shqiptare, mbi përfundimet e hulumtimit shkencor të deritanishëm e mbi të ardhmen e tij.

Në shërbim të këtij qëllimi është gjykuar si I dobishëm bashkëpunimi me personalitete të fushës, me njësitë akademike e kërkimore përkatëse në Shqipëri e jashtë saj.

Si fillim ky rend këshillimesh ka nisur si tryezë mbi veprimtarinë kërkimore e mësimdhënëse të profesor Rami Memushaj, emër I njohur në gjuhësinë shqiptare,përpos një ecurie të gjatë akademike në Departamentin e Gjuhës Shqipe të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës.

Tematika orientuese e kësaj veprimtarie është e lidhur me fushat e lëvruara nga prof.dr.Rami Memushaj, si Drejtshkrim e pikësim,planifikim gjuhësor, politikat gjuhësore, fonologji e morfologji, gjuhësi e përgjithshme dhe gjenerative, si dhe librat monografik Labëria dhe Himara në aspektin kulturor e historik. Mbi dikutimet e frytshme të jetës akademike që u zhvilluan në tryezën e sotme gjuhësore, u shpreh vetë prof.dr.Rami Memushaj.

Ndërsa prof.dr.Bardhosh Gace  ka shprehur vlerësim për veprën akademike gjuhësore të prof.dr.Rami Memushaj.

Po kështu në tryezën gjuhësore një referim mbi komponentin leksikologjik në prurjet shkencore të prof.Rami Memushaj,ka shprehur edhe gjuhëtari Valter Memisha.

Pergatiti: Elisabeta Koromani

______________________________________________________________________________

Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë 
Fakulteti i Shkencave Humane   
Universiteti “Ismail Qemali” 
Vlorë 
  
Ftesë   
Vlorë, tetor 2012 etor 2012   

I/e nderuar Koleg/e, 
 
Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, ka nisur një rend këshillimesh mbi gjendjen e studimeve disiplinare në gjuhësinë shqiptare, mbi përfundimet e hulumtimit shkencor të deritanishëm e mbi të ardhmen e  tij. Në shërbim të këtij qëllimi është gjykuar si i dobishëm bashkëpunimi me  personalitete të fushës, me njësitë akademike e kërkimore përkatëse në Shqipëri e 
jashtë saj. Kësisoj, departamenti do të mundësojë që gjatë një periudhe ballafaqimi e  përsiatjeje të përcaktojë disa hulli ku mund të përvijohet puna e tij kërkimore, të  trajtësohet pamja e tij e veçantë akademike. Ështe  e pritshme që kjo periudhë  këshillimi të prodhojë, gjithashtu, përfundime, ide, nisma, që e përplotësojnë dhe e  shprehin në një rrafsh më domethënës qëllimin e mësipërm, pra të nxitë lëvizje e  shqyrtime në një kontekst më të gjerë.  Veprimtaritë do të ndahen në dy rubrika:  
 
(1) Ndihmesa – ku do të shqyrtohet puna dhe rezultatet e hulumtuesve të veçantë të 
fushës. 
 
(2) Dukuri, ku do të shqyrtohen çështje të spikatura në diskutimin e sotëm shkencor 
me të ftuar të ndryshëm. 
 
Si fillim, ky rend këshillimesh nis si tryezë mbi  veprimtarinë kërkimore e mësimdhënëse të profesor Rami Memushaj, emër i njohur në gjuhësinë shqiptare, përpos një ecurie të gjatë akademike në Departamentin e Gjuhës Shqipe të Fakultetit  të Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës.   
 
Tematika orientuese e kësaj veprimtarie është e lidhur me fushat e lëvruara nga prof. dr. Rami Memushaj: 
Drejtshkrim e pikësim.
Planifikim gjuhësor.
Politikat gjuhësore.
 Fonologji e morfonologji.
 Gjuhësi e përgjithshme dhe gjenerative. 
Labëria dhe Himara në aspektin kulturor e historik
 
Veprimtaria zhvillohet gjatë datës 19/10/2012, në mjediset e Bibliotekës Qendrore,  ndërtesa A, prej orës 09.15 deri në orën 14.00.  
 
Duke shpresuar se e gjithë kjo është në interesin tonë të përbashkët për nxitjen e  frytshme të jetës akademike e të komunikimit të ndërsjellë, ju ftojmë të merrni pjesë  në punimet e Tryezës. 
 
Për Këshillin Organizues 
Dr. Ermir Xhindi
 
Programi i veprimtarisë 
 
E enjte, 18 tetor 2012, pasdite; mbërritje e të ftuarve që do të bujtin në mjediset e Hotel “Pavarësia”, Skelë: tel.: 033230940;  
Mirëseradhje nga pedagogët e Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë; 
 
E premte, 19 tetor: 09:00 - Pjesëmarrësit në veprimtari zënë vend në mjediset e Bibliotekës Qendrore, Ndërtesa A; 
09:15 - Fjala e çeljes së punimeve të Tryezës nga dr. Ermir Xhindi, shef i Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Fakultetin e Shkencave Humane. 
 
Seanca I – rendi i kumtimeve: 
1. Agron Duro: Prurje teorike në veprën e prof. R. Memushajt; 
2. Thoma Dhima: Ndihmesa të prof. R. Memushajt për një sintaksë bashkëkohore të shqipes;  
3. Aljula Jubani: Nga fonologjia strukturaliste te fonologjia gjenerative; 
4. Valter Memisha: Komponenti leksikografik në prurjet shkencore te prof. R. Memushaj; 
5. Mimoza Kore: Vështrim mbi onomastikën e Labërisë; 
6. Abdulla Zymberi: Leksiku krahinor në “Fjalorin drejtshkrimor” (2011); 
7. Xhafer Beqiri: Probleme të përfshtatjes në gjini të përcaktorëve të emrave të dygjinishëm; 
8. Vilma Bello: Botimi i “Gjuhësisë gjenerative” ngjarje me rëndësi në gjuhësinë shqipe: 
9. Ismet Osmani: Studimet morfonologjike në fushë të shqipes; 
10. Merita Hysi: Koncepti i morfemës dhe i varianteve të saj në gjuhësinë shqiptare; 
11. Albert Riska: Alfabeti i Manastirit përballë kërkesave të kohës;
Diskutime  
Pushim midis seancave: 20 minuta 
 
Seanca II – rendi i kumtimeve: 
1. Teuta Toska: Pesha e parimit morfologjik në “Fjalorin drejtshkrimor”; 
2. Artur Lamaj: Vështrime të prof. R. Memushajt për legjislacionin dhe politikat gjuhësore në trojet shqiptare; 
3. Ludmila Buxheli e Anila Mëhilli: Ndihmesa e prof. R. Memushaj në orientimin e gjuhësisë shqiptare drejt gjuhësisë gjenerative; 
4. Nexhip Mërkuri: Kontributi i prof. R. Memushaj për politikën gjuhësore dhe planifikimin gjuhësor; 
5. Bardhosh Gaçe: Studimet e prof. Memushaj në lëmë të trashëgimisë kulturore shqiptare;  
6. Asllan Hamiti: Ndihmesa të reja në fonologjinë e shqipes; 
7. Besim Kabashi: Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe (2011) nga këndvështrimi i gjuhësisë kompjuterike; 
8. Migena Balla: Ndihmesa e prof. Memushaj në dialektologjinë shqipe; 
9. Gladiola Elezi: Rrugëtimi i gjuhësisë gjenerative amerikane, rëndësia e ndikimi i 
saj në gjuhësinë gjenerative shqipe; 
10. Artan Xhaferaj: Rreth disa çështjeve të fonetikës së shqipes standarde; 
11. Leka Skëndaj: Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe - një pasqyrim i shkallës së standartizimit të shqipes letrare; 
12. Albert Abazi: Kontributi historiografik i prof. Memushaj per qarkun e Vlores 
 
Diskutime 
Përshëndetje nga prof. Rami Memushaj 
Përfundim i punimeve të Tryezës Drekë mikpritjeje në mjediset e Hotel “Pavarësia” 
Vërejtje: Është parashikuar që çdo kumtim të mos zgjasë më shumë se 7 minuta. 
Kopja elektronike e kumtesës dorëzohet në sekretarinë e Tryezës menjëherë pas ligjëratës. 
 
Numra kontakti: 
Ermir Xhindi: Kjo adresë e-maili është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni javascript për ta parë atë ; cel. 0693071957; 
Vilma Bello: Kjo adresë e-maili është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni javascript për ta parë atë ; cel. 0695282469; 
Nexhip Merkuri: Kjo adresë e-maili është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni javascript për ta parë atë ; cel. 0692175908 
Tryezë – Veprimtaria kërkimore e akademike e prof. Rami Memushaj.

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi