100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

MESAZHET POLITIKE DHE NJË MESAZH ETIK I Znj. KLINTON, NGA PETRIT QEJVANI

                                                          

      

PetritQejvaniZonja Klinton erdhi në Tiranë, foli dhe iku. Me këtë frazë alla Cezar (vetem nga forma) mund të karakterizohet vizita blic e saj 2-3 orëshe në Shqipëri. Është tjetër histori pse politikanë të nivelit të lartë nga Europa apo Amerika nuk kalojnë një natë  ne këte Hanin tone. Erdhi  si mikeshë e Shqipërisë dhe foli si e tillë në Kuvendin e Shqipërisë, në sallën që thuhet se përfaqëson formalisht, por jo dhe aq realisht, Shqipërinë, ose ndoshta më mirë, shqiptarët.Si përfaqësuese e ShBA foli hapur,qartë, drejpërdrejt. Në Tiranën politike, që diplomacinë perëndimore dhe shprehjet diplomatike i kuptojne gjithmonë në gjithfarë mënyrash, por asnjëherë në mënyrën e  duhur, iu desh t’i zhvishte fjalët nga ambalazhi diplomatik me qëllim që shigjeta  fjalëve të binte drejt e në thelbin ë gjërave. Dhe deputetët  dhe qeveritarët e Shqipërisë ishin aty, veshët i kishin me vete, por nuk dihet a i dëgjuan ato që tha shefja e diplomacisë amerikane dhe vecanërisht si i dëgjuan (shumica nuk kishte kufje ne vesh, cka tregon se se e kuptonin gjuhën e saj)... Në të vërtetë pakkush që i njeh politikanët shqiptarë do të besonte se fjalët e kryediplomates amerikane do të binin në veshin e duhur, sidomos në veshin e qeverisë, që nuk i ka qejf fare kritikat, ngado që të vijnë... Dhe sapo avioni i Hillary Klintonit u zhduk në horizont, kjo u vërtetua.

Po cilët ishin mesazhet e saj? Ato ishin disa, por kryemesazhi ishte: Bëni zgjedhje të lira dhe të ndershme!

(Cka do të thotë se deri tani nuk janë bërë të tilla). I dyti: Të doni më shumë interesin kombëtar se sa atë partiak, dmth të doni më shumë Shqipërinë se partitë politike. Itreti: të luftoni korrupsionin dhe të jeni udhëheqës etikë, pasi korrupsioni deformon demokracinë dhe varfëron qytetarët dhe, së fundi, ndëshkoni të korruptuarit, pra të veprojë drejtësia. Fiks, thelbi i demokracisë. Pra, me fjalë të tjera, plotësoni kushtet për statusin e vendit kandidat për në BE. Nuk dihet sa u skuqën politikanët shqiptarë nga këto. Dhe më tepër se kujdo këto fjalë i drejtoheshin maxhorancës, personalisht kryeministrit, i cili dukej që larg i prishur në fytyrë, prishje që nuk ia mbuloi dot as gjesti prej kavalieri para shkallëve të kryeministrisë për t’i mbajtur pelerinën zonjës Klinton, pa e hequr ende nga supet.

Epilog, që mund të ishte edhe prolog.

Por, vec mesazheve politike znj.Klinton dha edhe nje mesazh etik. Për një sy pak të vëmendshëm nuk mund të të mos bënte përshypje zbritja e saj nga avioni, e vetme, me ombrellë  të madhe shiu në dorë,

(a thua i mungonin truprojat!), e veshur hijshëm, me hapat e ngadaltë, thuajse me ritëm muzikor.

Një zbritje e një zonje të rëndë, elegante, gjithë sharm, e pushtetshme, që rrezatonte mirësi, paqe, feminitet. Aspak ekzibicioniste, e ndërgjegjshme cfarë përfaqësonte ku pushteti nuk e zhbën njeriun. Një zbritje pa regji, por mbresëlënëse, artistike, estetike, jashtë protokollit ku shkriheshin në një gruaja, politika, njeriu. Mbase e zgjedhur qellimisht prej saj ne kete toke ku "udheheqesit"  e kane  me te lehte t'i nxjerrin syte se t'i japin doren njeri-tjetrit. Pikërisht përkorja, thjeshtësia dhe edukata jo vetëm s’e zvogëluan peshën e vendit që përfqëson dhe te asaj vet, por e zmadhuan atë. Dhe pas kësaj nuk mund të mos të krijosh një paralele me gratë –burrra të politikës shqiptare, që jo vetëm imitojnë burrat politikë vulgarë, por dhe trashin zërin si ata, kercënojnë me plumba ballit apo me varje në mes të bulevardit kundërshtarët politikë. Por një mësim edhe për gjithë klasën  politike, për “borgjezët e rinj” shqiptarë me kostume firmato dhe  fodullë, me mentalitet feudal. Gjer dje të gjithë me një kostum dalëboje ose me nje fustan basme, sot arrogantë, grindavecë, që iu duket se kanë zënë qiellin me dorë dhe nuk njohin as veten para pasqyrës. Një mesazh ky jo më pak i rëndësishëm se ata politikë, për borgjezinë e re qesharake dhe dallkauke të vendeve të Lindjes ish-komuniste.

 

15 Nentor 2012    

   MESAZHET POLITIKE DHE NJË MESAZH ETIK I Znj. KLINTON,  NGA PETRIT QEJVANI

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi