100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

Artistët dhe këngëtarët kallaratas në vlerësimin e poetit Lefter Çipa


L. CipaNë librin “Enciklopedia e Kurveleshit”, në lidhje me Grupin Polifonik të Kallaratit, ndërmjet të tjerash thuhet:
Nga të dhënat e të moshuarve, Kallarati ka pasur, herë pas here, grupe të mira të këngës dhe të valles polifonike. Përmenden si vallëtare e vallëtarë virtuozë të shekullit XIX, Zade Strate, Labikë Elmazi, Salihe Dere, Pashako Maze, Lelo Jazo, Rrapush Hyseni, Manxhar Mezini, Nelo e Xhebro Golloshi, Zigur Ademi. Duke filluar nga fundi i shek. XIX, si këngëtarë popullorë mbahen mend Isan Sejdiu dhe më vonë Veliko Murati e pas tij Elmaz Çelo Breshani. Në pjesën e gjysmëshekullit të dytë të shekullit XX, kënga kallaratase u përpunua artistikisht, duke u ngritur në një nivel më të lartë. Për këtë, një ndihmesë të veçantë dha mësuesi Llambro Hysi. Për vlerat e tij, grupi mori pjesë në Festivalin Kombëtar Folklorik të Gjirokastrës në vitin 1983, duke u vlerësuar me çmime nga juria e festivalit. Ka marrë pjesë edhe në festivale ndërkombëtare, si në atë të Kanës (Francë) në vitin 1989, duke konkurruar në mes të 50 grupeve folklorike”

Ndonëse nga e kaluara, përveç tekstit apo melodisë të transmetuar brez pas brezi dhe emrave kush i kanë kënduar, nuk trashëgojmë këngë të incizuara me zërin e drejtpërdrejtë të këngëtarëve kallaratas, në vitet e mëvonshme me avancimin e teknologjisë, sidomos në ditët e sotme, disponojmë në mënyrë të veçantë këngët e kënduara nga Zeqo Hoxha e Evgjeni Jonuzi në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në vitin 1983, apo mjaft këngë, ku Hyso Xhaferaj është në rolin e hedhësit si pjesëtar i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, në Grupin “Zadeja’, grupin “Antea”, Këngën Magjike e në shumë këngë të tjera.

Foto GrupiGjithashtu për shikuesit kallaratas janë edhe këngët e Grupit Folklorik “Bogonica”, filmuar në Televizionin Publik Shqiptar në vitin 1995 me nismën dhe realizimin e drejtpërdrejtë të Llambro Hysit dhe Birçe Ribit me këngwt: “Hëna që del në Bogonicë”, “Luan ç'luan hënëza”,Mëngjes për mëngjes”, “Një trimi”,O bo bo djemtë mbi dete”,Vjen lumi trubull o”, kënduar nga grupi dhe “Brohoritje” kënduar nga Zeqo Hoxha, si dhe “Djepi ynë burim floriri”, kënduar nga Evgjeni Jonuzi.

Një nga këngëtarët kallaratas i  shfaqur me mjaft potencë kohët e fundit duke kënduar këngën popullore vlonjate dhe në përgjithësi atë të Jugut, është pa dyshim edhe Gjergji Leskaj, i cili sapo ka dalë në treg me albumin e tij me tetë këngë, ku një nga këngët e tij më të mira dhe mjaft domethënëse është ajo “Unë jam djal nga Labëria”, si dhe këngët e tjera: “Bijtë e Shqipërisë”, “Moj Eleni”, “Babai”, “Vashëzo moj engjëllore”, “Vajzat e hoxhës të tria”, “Do t’ia marrim këngës” dhe  “Qengji i urte pi dy nëna”.

Mengjes per mengjes - Grupi folkorik BOGONICA Kallarat 017 0001Ashtu si në gjithë Labërinë dhe më gjerë, kënga labe në Kallarat ka qenë dhe është pjesë e jetës. Ajo ka qenë dhe është e pranishme në çdo vatër të saj, në çdo rast gëzimi familjarë, dasmash, raste festash e përvjetorësh të ndryshëm, festivale takime të grupeve folklorike të zonës dhe më gjerë. Përveçse si grup (marrës, kthyes, hedhës dhe iso) kënga labe, ashtu si në shumë zona të Labërisë edhe në Kallarat është kënduar edhe individualisht (monofoni) nga një njeri në raste gëzimi, lindjes së një fëmije, por edhe në momente kritike të jetës, të dëshpërimit apo të vuajtjes. Kënga shpesh u jepte atyre kurajë dhe shpresë për të ardhmen. Djepi yne burim floriri - Evgjeni Jonuzi Kallarat 002 0001Rasti i këngës së Zeqos dhe Evgjenisë e vërteton më së miri këtë fakt. Janë me dhjetëra e me qindra gra e burra kallaratas që në periudha të ndryshme kohe kanë kënduar dhe janë bërë të njohur për Kallaratin. Sot, edhe pse nuk disponojmë zërin e tyre të bukur dhe në pamundësi për t’ju përmendur emrat, gjejmë rastin që t’i kujtojmë e falënderojmë për atë që ata kanë bërë, duke e trashëguar këngën labe me dialektin kallaratas brez pas brezi e deri në ditët e sotme dhe padyshim që ajo do të lëvrohet e tillë edhe në të ardhmen.

Por si është vlerësuar kënga kallaratase dhe vetë këngëtarët e artistët kallaratas? Janë të shumtë ata studiues e kritikë të muzikës, e në veçanti të këngës labe, të cilët kanë dhënë vlerësime për këngën dhe këngëtarët kallaratas. Një nga ata  është edhe i mirënjohuri, Lefter Çipa. Ky artist i madh, mjeshtër i fjalës së gdhendur, që me  poezinë e tij  di t’i këndojë aq bukur vendlindjes së tij Pilurit, krahinës së Labërisë, natyrës së bukur shqiptare, heroizmave të popullit tonë në shekuj, di të vlerësojë me nota mjaft pozitive artistët dhe këngëtaret kallaratas për talentin dhe këngët e bukura të kënduara prej tyre.

Hyso Xhaferraj 02I ndodhur në një aktivitet kulturor në kryeqytet së bashku me poetin e madh të Labërisë Lefter Çipa duke biseduar me të rreth zhvillimeve të ditës, por edhe për atë që ai është mjeshtër, pra për poezitë e tij, ai nis e tregon me shumë dashamirësi e respekt për këngëtarët kallaratas në përgjithësi por edhe për këngëtarë të veçantë, duke dhënë edhe vlerësime për ta.

Një vlerësim i veçante del nga goja e tij për hedhësin e këngës labe të Ansamblit Shtetëror te Këngëve dhe Valleve Popullore, për këngëtarin,  tashmë të njohur kallaratas, Hyso Xhaferin, duke e quajtur atë “gur xhevahiri”, Hyso Xhaferri është një bilbil pranë burimi, por është nga ata bilbila që thyen qelqet e qiellit kur lëshon spiralen e tij vokale nëpërmjet fosforikes labe, pra është një unazë trimi me gur xhevahiri. Hysua është një vlerë  floriri që tingullin edhe pa ta futësh në dhe, edhe ta futësh në zjarr, edhe ta hedhësh në det të kripur nuk i ikën ndriçimi e tingëllimi. Ky është Hyso Xhaferi nga Vlora e madhe  e Labërisë, nga fshati  më i dëgjuar në historinë e Rilindjes Kombëtare, nga Kallarati i Lumit të “bardhë” apo i lumit të “nxituar” që i këndon Ali Asllani. Shteti jo më kot e ka radhitur Hyson IRINI QIRIAKO-KENGA E NENES.wmv 003 0001në radhët e zërave të bukur të Kombit. Ai është  një nga zërat më të bukur të kombit, sot në këtë epokë që di t’i këndojë historisë pa i prekur jastëkun. Se shkopi i historisë po qëlloi jastëkun e kokës do të thotë ka shkatërruar kombin. Tek ne kombin akoma e mban trashëgimia shpirtërore. Në këtë trashëgimi të kombit shqiptar, Hyso Xhaferi është një gur diamanti, brenda piedestalit të kombit” - përfundon Lefter Çipa.

Duke folur për fshatin Kallarat, ku siç dihet dhe e thotë edhe poeti, në vitin 1914 u dogj nga antardët grekë, themelet ngelën dhe ato sollën flakërimën e këngës labe. ”Fshati Kallarat, biles është një këngë e lashtë e viteve 1913-1914 në luftën kundër grekëve fshati i vjetër u dogj dhe me siguri, nëse fshati i vjetër u dogj, themelet ngelën. Këto themele të djegies së fshatit Kallarat çuditërisht prunë një flakërimë tjetër, prunë flakërimën e këngës labe, të ligjërimit, të legjendës të ninullave, të riteve popullore. Kështu që trashëgimia rrodhi si lumi i bardhë nga rrëketë e maleve tej e përkëtej  Labërisë së Madhe”.                                                                                                                                                                                                                        

Zeqo Hoxha ne festivalin e Gjirokastres me kengen Çu keput nje kembe mali 0.vob 007 0001
Duke folur për artistët kallaratas Lefter Çipa nuk le pa përmendur edhe këngëtarin Zeqo Hoxha me këngën e tij  “Ç’u këput një këmbë mali” dhe Evgjeni Jonuzin me këngën “Djepi ynë burim floriri”, interpretuar aq bukur ne Festivalin Folklorik Kombëtar të vitit 1983, apo edhe vjershëtorin e talentuar Llambro Hysin. ”Pas Hysos- vazhdon rrëfimin e tij poeti Lefter Çipa- nuk mund të rri pa përmendur, vlerësuar e respektuar këngëtarin Zeqo Hoxha, këngëtaren ligjëruese Evgjeni Jonuzin, apo vjershëruesin Llambro Hysin që kanë vlera vërtetësisht kombëtare”

Poeti i madh Lefter Çipa me dashamirësinë dhe bujarinë që tregon për Kallaratin, duke e quajtur atë një fshat të dëgjuar në Rilindjen Kombëtare, di të jap edhe porosi e mesazhe për kallaratasit, që të mos shkëputen nga kënga e tyre, që buron nga tabani kombëtar. Ai shkon edhe më larg kur hedh idenë që fshati të organizojë një feste lokale që t’ia kushtojë trashëgimisë  së  këngës popullore labe kallaratase. Duke folur për rëndësinë e trashëgimisë sot në kohën e tranzicionit, Lefteri vijon: “Veçse këtu duhet kujdes. Koha e tranzicionit vërtetësish, ashtu siç degdisi njerëzit, brezat, degdisi edhe trashëgiminë shpirtërore. Gjergj LeskajPra mbi bazën  e këtyre elementëve, këtyre artistëve që ka Kallarati, duhet të caktojë një datë feste lokale të fshatit dhe t’ia kushtojë trashëgimisë shpirtërore. Mënyrën se si dhe kur, le ta caktojë vetë fshati, sepse Kallarati ka njerëz intelektualë, patriotë, njerëz të ditur, të mençur, të urtë, të punës, të nderit, pra i ka të gjitha stolitë brenda. Për mua –thotë ai- nëse Kallarati do ta organizojë një festë lokale brenda fshatit me simurin e këngës dhe valles labe do të ishte një gjë shumë e mirë dhe e bukur”.

“Kallaratit dhe artistëve kallaratas ju uroj suksese dhe si të thuash mos u mbaroftë kënga e tyre”- përfundon urimin e tij poeti Lefter Çipa.

Vjen lumi trubull o - Grupi folkorik BOGONICA Kallarat 002 0001Mesazhi i Lefter Çipës, këtij mjeshtri të madh të fjalës dhe penës, drejtuar me zërin e tij të drejtpërdrejte për organizimin e një feste lokale kushtuar “trashëgimisë shpirtërore e kulturore”, le të bjerë në veshin e çdo kallaratasi, në mënyrë të veçantë për ata që janë të pasionuar ndaj këngës së bukur labe, e çdo dashamirësi të tij, për ta bërë realitet një aktivitet të tillë me mjaft vlera pozitive për të sotmen dhe të ardhmen.

Poetit dhe artistit të madh të Labërisë, Lefter Çipës, në emër të kallaratasve dhe të lexuesve të gazetës, le t’i urojmë shëndet e jetë të gjatë dhe mos i mbaroftë asnjëherë boja e penës dhe mos i shterofshin as njëherë fjalët  e tij, të cilat i rimojnë në çdo çast vetëm poezi, ndërsa këngëtarëve kallaratas të të gjithë brezave, ju shprehim mirënjohje dhe ju urojmë suksese në lëvrimin dhe ruajtjen vlerave dhe trashëgimisë së këngës së bukur labe dhe në mënyrë të veçantë asaj kallaratase.

Besnik Gjonbrataj

Botuar ne gazeten Kallarati, Nr. 67

 

Artistët dhe këngëtarët kallaratas në vlerësimin e poetit Lefter Çipa

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi