100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

NJË ANALIST QË E GËNJEU BERISHA (në vend të një fejtoni) Nga Petrit Qejvani

PetritQejvaniNuk kanë të sosur cuditë në këtë vend kreshnik të shqipeve krenare. Më e fundit është ajo e një analisti jo fort te keq, i cili ( as shumë , as më pak) pohoi në një shkrim të tij në një gazetë shumë të lexuar disa ditë më parë ,lidhur me fitoren e thellë të Alencës së majtë më 23 qershor, se nuk e  prisnim (më saktë nuk e prisja) këtë rezultat dhe, meqë ai nuk e priste, s’duhet të ndodhte ( !) dhe se Berisha na morinë qafë, na bëri të gabojmë në analizat dhe parashikimet tona, pasi ishte aq i zoti, sa arriti të krijojë para syve tanë  një realitet tjetër,virtual, një Shqipëri tjetër, por që ne e besuam!

 

Cfarë mjerimi ! Pra, Berisha na gënjeu aq bukur, sa na bëri të gabojmë!..Domethënë  për parashikimet tona të gabuara fajin e ka Berisha, që na gënjeu, na mashtroi. Sigurisht kjo të bën të shqyhesh gazit dhe të kuptosh sa « analistë » janë këta analistë. Nuk u kuptua qartë c’ishte:autokritikë (disa ndoshta e duan vetkritikë për ta larguar sa më shumë nga autokritika e komunizmit) apo shfajësim, kërkim ndjese për mosparashikim? Sidoqoftë, ky pohim i ngjan një  britme dëshpërimi,që do të na shkaktonte dhimbje dhe ne nuk na mbete vec ta ngushëllojmë këtë kolopuc analist, që e gënjeu xhaxhi Saliu..Se të paktën ka naivitet brenda.Tamam si një fëmijë që ankohet, kur e ka gënjyer një burrë batakci.

 

Që Berisha është një prestidigjator politik i rrallë, kjo nuk vihet në dyshim. Por në dyshim , me këtë rast, vihet aftësia e këtij analisti dhe e ca të tjerëve që, më tepër se i ka mashtruar Berisha, kanë pasur qejf të vetmashtrohen. Por c’rëndësi ka kjo ! Rëndësi qëndron në atë që, ndërsa analistët « profesionistë » u gabuan (përjashtuar këtu analistët e vërtetë), shumica e shqiptarëve « joanalistë » nuk u gabuan nga propaganda e Berishës.

 

Atëhëre me të drejtë pyesim :c’ farë analisti je ti zotëri ? C’analizë është ajo që nuk parashikon ? Në c’pozicion je ti zotëri : Të ka gënjyer Berisha (kjo është paaftësi) apo ke pasë qejf të gënjehesh prej tij ( dhe kjo është dobësi morale) ?!Zgjidh e merr. Por kjo mendoj unë vjen më shumë prej papërcaktueshmërisë së pozicionit, prej të cilit zakonisht kanë frikë ata që iu mungon statusi moral,pra analistët as mish as peshk, thënë më një shprehje popullore,  ata që duan ta kenë mirë me të dy palët. Dhe për karakteret e qëndimet tona nuk e ka fajin Berisha, apo jo zotëri ?! Apo edhe këtë do t’ia ngarkojmë Berishës ?

 

Megjithatë, autori i këtij pohimi na dhuroi ca gramë humor të cmuar, pasi në këto ditë paszgjedhore kemi nevojë për prehje dhe relaks. Dhe sidomos humor. Qoftë i bardhe, gri apo i zi…

 

 Botuar, me 4 korrik 2013 ne gazeten DITA

    NJË ANALIST QË E GËNJEU BERISHA (në vend të një fejtoni) Nga Petrit Qejvani

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi