100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

NJË AVOKAT I ÇUDITSHËM I BERISHËS. Nga Petrit Qejvani

 

Petrit Qejvani 2Ka ca ditë që media, sidomos elektronike, po i bën jehonë botimit të nje libri të nje adhuruesi pa kushte të Berishës me titullin “Kundër –Reformë”. Me ç’e kam dëgjuar vet autorin e librit në disa studio televizive, ku ka qenë i pranishëm për të promovuar “idetë” ë tij thellësisht  liberaliste, thelbi i mëtimit të tij teorik ka qënë të shpjegojë pse shqiptarët votuan më 23 qershor masivisht kundër Berishës. Dhe duket se e gjen një përgjigje “interesante” teorike, kur thotë se shumica ë shqiptarëve nuk e kuptuan , nuk i deshën ose nuk i duruan dot reformat liberale të Berishës, këtij Adam Smithi “modern”shqiptar! (keto te fundit, jane fjale te miat).

Për t’u bërë i besueshëm dhe për të maskuar berishizmin ë tij politik,( jo ideologjik, sikundër u shpreh ai) tani që Berishën shqiptarët e rrëzuan me një revolucion elektoral, deklaron se nuk është i angazhuar politikisht (pra nuk flet si një politikan,por…si ideolog(!)), as ka simpati politike për Berishën,por, (vini re!), me Berishën e bashkon ideologjia e njëjtë liberale, reformat ë thella të Berishës për të cilat ka nevojë një ekonomi kapitaliste.

Por ky zog i mendimit të lirë, që pretendon se s’ka lidhje me politikën, veç me biznesin, ka cicëruar gjithë ditën në kafazin ë Berishës. Përndryshe nuk mund të përfitonte prej tij. Berisha ka qenë një mjeshtër për të shfrytëzuar pushtetin. Mirëpo jo të gjithë e kanë kujtesën të shkurtër.

Në ditët e nxehta të fushatës elektorale po ky analist nuk pushoi së mbrojturi PD-në dhe Berishën, edhe kur ishte përballë provave dhe fakteve, që flisnin kundër qeverisjes së tij arrogante, hajdute dhe të papërgjegjshme.

Bile arriti deri aty sa në një debat televiziv, me një zë tipik prej shkarësi (hileqari) tha , as më shumë, as mëpak se Berisha vërtet ka ca gabime ë dështime, si korrupsioni, por nuk ë kemi ende opozitën ë duhur, pra nuk kemi ende një alternativë të kësaj qeverie, prandaj,po citoj thuajse në ligjëratë të drejtë atë që tha: le të presim edhe 16 vjet po qe nevoja, sa të vijë opozita ë duhur dhe ë kemi mirë këtë qeveri, megjithë gjynahet ë saj!..

A ka deklaratë më qesharake dhe më politike prej fanatiku të Berishës?!.Kjo deklaratë e nxjerr açik një ushtar të propagandës së Berishës dhe aspak si një njeri “teorik” që e bashkojnë me Berishën thjesht pikëpamjet ë njëjta ideologjike…

”Kundër –reforma” ë shqiptarëve më 23 qershor është ndëshkim për një qeverisje të mbrapshtë, të korruptuar dhe arrogante. Shqiptarët nuk votuan kundër Berishës vetëm se u varfëruan në vitet e qeverisjes së tij, kundër reformave në vetvete, por se u lodhën dhe u poshtëruan nga regjimi që ai instaloi.

Shqiptarët, për fatin ë tyre të keq, mund ta durojnë varfërinë, sepse janë mësuar me të, por nuk mund të durojnë për një kohë të gjatë një qeveri që i vjedh dhe i tall, që i fyen duke i gënjyer nga mëngjesi në darkë, që flet për një parajsë shqiptare( që ësht ë tillë vetëm për qeveritarët) në vendin më të varfër të Europës.

Nuk ka gjë më të urrejtshme  se pushteti i hajdutëve.Më 23 qershor pikërisht shqiptarët rrëzuan nga pushteti hajdutët.

Pra, jo si thotë analisti liberalist se shqiptarët votuan kundër reformave kapitaliste të Berishës, shqiptarët votuan kundër korrupsionit të Berishës, kundër arrogancës dhe poshtërimit, që qeveria po u bënte qytetarëve. Por këtë nuk e “zbulon” dot militanti politik Çili, sepse kjo ia djeg “kartën” teorike ideologjike liberaliste.

Më 23 qershor në fakt shqiptarët votuan pro reformave dhe kundër hajdutëve, sepse hajdutët nuk mund të bëjnë kurrë reforma, veç mund të vjedhin!

Dhe s’ka avokat, sado hundëhollë, që të devijojë arsyen  e ndëshkimit politik të 23 qershorit. Shqiptarët votuan që qeveria të mos futë duart e saj të gjata deri në fund të xhepave të qytetarëve, që në zyrat ë shtetit qytetari të marrë shërbimet që i takojnë me dinjitet, që shqiptarët të marrin pronat që u takojnë, që të mos blejnë të drejtat e tyre në gjykatat ë krimbura nga korrupsioni, që të mos paguajnë nën dorë e mbi dorë për shërbime që ligji ua njeh falas.

 

Pra, shqiptarët votuan pro reformave më 23 qershor, për një shtet ligjor, që të marrin ç’u takon si në Europën demokratike dhe jo një shtet të familjes, te klanit apo bajrakut të të parit të qeverisë, siç ishte deri më 23 qershor.

 Marre nga Blogu, Fjala ime.

NJË AVOKAT I ÇUDITSHËM I BERISHËS. Nga Petrit Qejvani

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi