100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

XHAMIA E RE, PREMTIMI I RAMËS DHE INTERESI PUBLIK. Nga Petrit Qejvani

  PetritQejvani
            Në ditën e Kurban Bajramit kryeministri Rama artikuloi më  qartë atë që tha para disa ditësh, kur mori vendimin për anullimin apo, më mirë, për reduktimin e projektit të ndërtimit të xhammisë së re së bashku me një pallat tetë katësh, si pjesë e kompleksit.

           Me këtë vendim spekulloi boll opozita e sotme, e cila, që nga krerët  e deri te avokatët dalëboje të saj u përpoqën të argumentonin me këtë rast se kryeministri Rama ishte kundër xhamisë, pavarësisht se ai deklaroi heqjen e “bishtit” korruptiv të projektit, pallatin tetë katësh.

            Ndërsa ditën e Kuraban Bajramit Rama i hoqi cdo mundësi te re spekullimi opozitës diversioniste, kur tha se besimtarët myslimanë do kenë një xhami pa pallat dhe jo një pallat me xhami.

            Sic është normale në Shqipëri, edhe një projekt teknik u shndërrua në një debat politik. Politizimi i skajshëm edhe i projekteve thjesht teknike tregon shkallën ë lartë të politizimit të shoqërisë sonë. Mendoj se kjo, vecanërisht kur ndodh me fenë, është e rrezikshme.

            Manipulimi për efekte politike me besimet dhe besimarët, është i mbarsur me pasoja të paparashikueshme.

            Avokatët e opozitës e sulmojnë  Edi Ramën si njeri që nuk e mbajti fjalën para komunitetit mysliman, ndërsa u kishte premtuar ndërtimin e xhamisë, kur ishte kryetar bashkie dhe gjatë fushatës elektorale.

            Por sot prej opozitës , më tepër  se kyeministër, që nuk e mban fjalën, Rama djallëzisht tentohet të paraqitet indirekt si armik i myslimanëve, duke qënë “ortodoks”. Dhe kjo akuzë nuk mund të jetë pa sensibilitete negative dhe e vë në pozitë jokomode Ramën moralisht. Prandaj, ditën e shënuar të Kurban Bajmramit, ai e artikuloi fare qartë se xhamia e re do të ndërtohet dhe se qeveria, por dhe ai vet familiarisht do kontribuojnë edhe me fonde për ndërtimin e saj.

            Nëse dy palët e interesuara direkt,Komuniteti musliman (më saktë krerët e tij) dhe qeveria kanë interesa reciproke në këtë rast, ne të tjerët, pjesa tjetër e shoqërisë, që përbën dhe maxhorancën, gjykojmë më asnjëanësisht.

            Duke patur parasysh vendin e ndërtimit,në një park të gjelbër (nga të paktët në Tiranë)  mendoj se kemi të bëjmë me një krim ambiental. Interesi qytetar e do që ai të ishte park dhe jo xhami, as kishë, as teqe.

             Është e vërtetë që komuniteti musliman është më i madhi në Shqipëri rreth 60 - 70%, por kjo nuk do të thotë se ata përfaqësojnë po aq përqind të popullsisë. Sepse, si kudo, aq më tepër në Shqipëri, jo të gjithë qytetarët besojnë.

            Shqiptarë janë populli më pak besimtar i Europës. Një anketim i një fondacioni amerkan, që merrej posacërisht me këtë cështje, të bërë në Shqipëri dhe të publikuar disa muaj më parë në një të përditshme serioze, tregonte se nga kampioni i anketuar vetëm 14% e shqiptarëve besojnë dhe se, prej tyre, vetëm 4% janë praktikanë, domethënë  frekuentojnë rregullisht institucionet e kultit. (kjo për të tre besimet së bashku).

            Sigurisht, kjo nuk do t’u pëlqejë krerëvë të komuniteteve fetare, por kjo nuk ndryshon gjë. Po dhe nëse këtë anketim e marrim me rezervë, ( si cdo lloj sondazhi dhe anketimi) le ta cojmë në20-30% të popullsisë që besojnë, kur edhe në Itali (qendra botërore  e katolicizmit) për shembull rreth 25% e popullsisë frekuentojnë kishat, apo në Francë ku kjo shifër arrin rreht 30%.

            Sepse zbehja e ndjenjës fetare ështënjë dukuri globale ne nje bote gjithnj e me teknologjike. Kurse te ne , përfat të mirë apo të keq, kjo zbehje është më  e madhe edhe për shkak të historisë sonë të largët dhe të afërt (koha e komunizmit, që e ndaloi me ligj fenë).

            Kombi shqiptar është ngritur  sipas devizës “Atdhe dhe fe” dhe jo “Fe dhe atdhe.” Kjo është e vërtetë historike e imponuar nga ekzistenca e tre besimeve fetare, që  e bënte të pamundur krijimin e kombit mbi baza të besimit fetar, pra, sipas devizës “Fe dhe atdhe”.

            Prandaj Rilindasit e mëdhenj, mendjet e ndritura si Naimi dhe Pashko Vasa do të thoshnin të njëjtën gjë me forma tëndryshme. I pari do të shprehej: ”Lëreni më nj’anë fenë\ Të shikojmë mëmëdhenë”,ndërsa i dyti do artikulonte thënien e famshme: “Feja e shqyptarit asht shqyptaria.”

            Dhe nuk besoj se do ketë ndonjë(cilido qoftë ai) që do të guxojë t’i quajë ata ateistë apo kriptokomunistë! Aq më pak mund të tjetërsojë dhe “zbukurojë” kuptimin e këtyre shprehjeve pa ekuivok, as me pehlivanllëqe interpretimesh tekstore, kontekstore,altertekstore etj…

            Si përfundim, për të evituar cdo keqkuptim lidhur me këtë cështje, si qytetar pajtohem me kryeministrin për domosdoshmërinë e ndërtimit të xhamisë se madhe, por nuk pajtohem me vendin e ndërtimit. Sigurisht që në qendër do të qe më mirë, por qendra e Tiranës nuk mban dot më asnjë ndërtim për shkak të mbingarkesës së betonit.

            Lidhur me këtë problem kam shkruar në një të përditshme në muajin korrik ku nënvizoja se shoqëria civile ( pa shpirt civil) dhe qytetarët duhet të mbështetnin një tufë ambientalistësh të vetmuar, që protestonin pikërisht për prerjen e pemëve në këtë vënd, por pa e përmendur  drejtpërdrejt  xhaminë.

            Sigurisht, krerët e komunitetit musliman e kërkojnë xhaminë në qendër të Tiranës edhe për shkak se  kisha ortodokse, para disa vjetësh, është ndërtuarnë qendër të Tiranës (bile mur më mur me minisrtrinë e Mbrojtjes) dhe ky është një krim urbanistik.

            Por kjo s’do të thotë që , meqë u  gabua në një rast, të vazhdohet të gabohet përsëri. Sipas meje trysnitë negative mbi qeveritë nga subjekte të ndryshme të cdo lloji janë të dëmshme. Dhe qeveritë nuk duhet të intimidohen nga këto.

            Sa për rastin konkret mendoj se ,duke qëndruar larg presioneve dhe intimidimit prej tyre, kryeministri , duke mbajtur njëherësh premtimin për ndërtimin e xhamisë së re, duhej të anullonte projektin tërësisht dhe, sipas kompetencave dhe ligjit duhet të dërgonte në gjykatë urdhëruesit dhe ekzekutuesit e këtij krimi ambiental si dhe të urdhëronte rehabilitimin e mjedisit të dëmtuar prej atyre, që e shkaktuan masakrën, duke e risjellë në identitet. Që gjelbërimi të mos vritet nga marshimi i betonit.

            Sepse, më shumë gjelbërim do të thotë më shumë oksigjen, një jetë më e shëndetshme për të gjithë qytetarët: muslimanë, ortodoksë dhe katolikë.

            Përpara se të besojmë ( në fe , në politkë apo djall) na duhet të marrim frymë, na duhet ajër  i pastër, oksigjen.

            Tek e fundit, interesi i qytetarëve, interesi  publik duhet të dominojë mbi interesin e cdo lloj komuniteti.

 

Ky shkrim eshte botuar ne gazeten Tema, date 17 tetor 2013

  XHAMIA E RE, PREMTIMI I RAMËS DHE INTERESI PUBLIK. Nga Petrit Qejvani

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi