100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

Ndahet nga jeta Gafur Hasan Meçaj (Shametaj)

GafurShameti-1 1Pas një sëmundje të rëndë, sot në datën 23.05.2014, u nda nga jeta Gafur Hasan Meçaj (Shametaj) me origjinë nga Kallarati i Vlorës.

Gafuri u lind në Vlorë më 1938. U diplomua në Universitetin e Tiranës si inxhinier gjeolog më 1962. Kryegjeolog në minierën e Memaliajt, shef reparti në fabrikën e tullave në Vlorë.

Deputet i Kuvendit Popullor (1991-1992). Këshilltar në Bashkinë e Vlorës. Gazetar dhe dramaturg. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve qysh prej viti 1970.

 Ka shkruar mbi 17 komedi, ndër të cilat: "Ah, këto ballkone!", "Një nuse për afendikoin", Shoku X" etj.; librin për fëmijë "Bisedë me shekujt e varrosur".

Është autor i njohur i humorit. Ka bashkëpunuar pothuaj me të gjitha estradat profesioniste të Shqipërisë, kryesisht me atë të Vlorës.

 Është autor i dhjetëra komedive dhe i shumë çmimeve kombëtare. Ka botuar edhe libra e broshura teknike.

Për rreth dy vjet botoi dhe drejtoi të parën dhe të vetmen gazetë letrare të qytetit të Vlorës "Drita e Vlorës".

Ishte drejtuesi i parë i gazetës dhe i Shoqatës Atdhetare & Kulturore "Kallarati". Nën kujdesin e tij u përgatit i pari film dokumentar për Kallaratin në vitin 2005.

Është shpallur "Qytetar nderi i Labërisë" dhe "Qytetar Nderi i Vlorës".

I paharruar kujtimi i Tij!

KRYESIA E SHOQATES A/K "KALLARATI"

Ndahet nga jeta Gafur Hasan Meçaj (Shametaj)

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi