100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

RUBRIKA “NDARJE NGA JETA” E GAZETËS NR. 76 “KALLARATI”

Redaksia e Gazetës “Kallarati”,

në numrin e saj 76-të, njofton për ndarjen nga jeta të pedagogut, poetit, kritikut dhe publicistit, Petrit Qejvani; veteranit të Luftës NAÇL, Sinan Stratit dhe kallaratasit Çize Ribaj.

 

19174 102868696410232 1218682 n 








Sinan strati                           

 

Cize Ribaj

             



 Njoftim  për  ndarje  nga  jeta  Z. Petrit Ago Qejvanaj.

 

Më 13 gusht 2014, vdekja e parakohshme rrëmbeu nga radhët tona, nga vëllazëria dhe shoqëria Petrit Ago Qejvanaj. Ai kish lindur në një familje me ndjenja të theksuara atdhetare, e lidhur ngushtë që në fillim me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke e shndërruar shtëpinë në bazë të sigurt të luftës çlirimtare. I ati i Petritit, Agua, ishte një luftëtar i vendosur i çetës territoriale “Mumin Selami”, në radhët e të cilës mori pjesë në të gjitha aksionet dhe luftimet e kësaj çete deri në çlirimin e plotë të vendit. Ndërsa xhaxhai I Petritit, Hamzai, partizan i Brigadës së 6 Sulmuese, u vra në përleshje me nazistët gjermanë.

PetritQejvaniI lindur në  këtë mjedis familjar  atdhedashës më 1949, Petriti ua rrit duke u mëkuar nga prindërit e tij me ndjenja të thella atdhetare. Ndjenja këto që përshkojnë gjithë veprimtarinë publike të tij. Ai u rrit në një familje me shumë fëmijë dhe me të ardhura të pakta, gjë që shkaktonte vështirësi ekonomike jo të vogla. Por kjo gjë nuk e pengoi Petritin dhe vëllezërit e motrat e tij, në shkollimin e tyre për të qenë nxënës të shkëlqyer.

Pasi mbaroi të gjitha ciklet e arsimimit deri edhe Universitetin e Tiranës për gjuhë letërsi e kualifikimin për kritikë letrare, Petriti i vuri dijet e tij në shërbim të edukimit të brezit të ri, duke punuar deri në fund të jetës si mësues e drejtor shkollash e deri edhe pedagog universiteti.

Krahas mësimdhënies, ai ishte edhe një krijues letrar e publicist me një penë të të mprehtë e të fuqishme. Ai la një numër jo të vogël krijimesh, ndër të tjera edhe esenë “Kallarati” dhe filmin dokumentar “Kallarati, një Trojë e vogël labe”, me të cilat Petriti do mbetet i paharruar për jetë ndër brezat e Kallaratit, që e deshi aq shumë. Petriti ishte edhe një activist shoqëror. Si i tillë, vitet e fundit ishte i zgjedhur në detyrën e sekretarit të Shoqatës K/A “Kallarati” dhe anëtar i Redaksisë së gazetës me të njëjtin emër.

Vdekja e tij e parakohshme hidhëroi jo vetëm familjarët e farefisin, por edhe të gjithë miqtë e shokët e tij të shumtë. Këtë e dëshmojnë edhe mesazhet e shumta ngushëlluese. “Një lajm i hidhur për humbjen e njëmiku si Petrit Qejvanaj, e profesorit dhe publicistit të spikatur, një zë autentik intelektuali vlonjat”, shkruan ndër të tjera, deputeti Fatmir Toçi. Ndërsa gazetari Vasil Qezari ndër të tjera shkruan: “U nda prej nesh një nga intelektualët më të spikatur të qytetit të Vlorës, pedagogu, poeti, artisti, kritiku i artit, publicisti dhe njeriu me zemër të madhe”. Po me vlerësime të tilla shprehin keqardhjen e tyre edhe shumë të tjerë.

Petriti u përcoll për në banesën e fundit me nderimet e merituara nga vëllezërit, motrat, të afërmit, bashkëfshatarë kallaratas, kryesia e Shoqatës “Kallarati”, miq e shokë të shumtë.                          

Kryesia  e  Shoqatës  K/A “ Kallarati” dhe  Redaksia  e  gazetes  i  shpreh  familjes  ngushëllime  të  thella  për  humbjen  e  njeriut  të  tyre  të  dashur.

 Seit Jonuzaj

 

 

 Në fjalën e  lamtumirës së Petritit, shoku i tij i ngushtë, Spiro Billa  theksoi:


I dashur Petrit!

Me këmbëngulje le amanetin që unë të mbaj fjalën e mortit në funeralin tënd.Me këtë kërkesë ti faktikisht, në një fare mënyre, po bëje aktin e guximshëm të euthanazise, gjë që e bëjnë rrallë burra në jetë.

Nuk ka gjë më të dhimbshme se sa të mbash fjalimin e mortit si detyrë që një mik i shtrenjtë si ti, ta ngarkon për së gjalli, dhe më të veshtirë, gjithashtu, sepse kjo fjalë duhet të jetë e denjë për nivelin dhe talentin tënd letrar.

Po unë në vend të një fjalimi klasik mortor, po të drejtohem me një letër, ashtu siç bënin romakët e lashtë, të cilët personaliteteve të shquar, por të larguar nga jeta, u drejtoheshin herë pas here me letra meditative.

Ndoshta shpirti yt atje lart na vëzhgon dhe na dëgjon. Të lutem pranoji modestisht këto që me brengë në zemër po  them për ty. Ti ishe nga ata që dinte vetëm të fitonte dhe jo të përfitonte. Ti ishe protagonist i këndshëm i bisedave miqësore, shoqërore, politike e filozofike. Kush si ti ligjëronte aq lirshëm e aq bukur, me një fjalor spontan dhe me një elegancë të pashoqe.

Ne do të vazhdojmë të të mbajmë mend gjatë për gjuhën tënde të mprehtë, për mendjen tënde të ndritur, për penën tënde të talentuar, për sqimën tënde në të veshur.

Në se do të më lejohen të përcaktoja personalitetin tend vetëm me dy fjalë dhe jo më tepër, do te thosha: Petrit, ti ishe “princ i fjalës”. Nuk mund të të mos kujtoj pengun që të mundoi vitet e fundit: largimin e padrejtë nga puna, një veprim i padenjë për talentin, intelektin, për klasin tënd profesional dhe turp për ata që e bënë!

I dashur Petrit!  Ti sot po ikën. Me sa duket, Refati që të donte dhe të respektonte kaq shumë, nuk mund të priste më gjatë, por edhe prindërit e tu të dashur i kishte marrë malli për ty.

Por ç’gropë të madhe dhimbjeje u le pas motrave të tua te dashura: Lirisë, Tashës dhe Vjollcës që të shërbyen me përkushtim dhe vetëmohim, vëllezërve të tu, Lavdoshit që e përvëlonte malli që nga larg, dhe sidomos Maksit që, veç dhembjes vëllazërore, mbante dhe barrën e rëndë të shpresës për shërimin tënd.

Por ty nuk të mungoi as prania dhe kujdes i i Nikos, Perlatit dhe Vangjelit, kunetërve të tu të respektuar. Sa e rendë është të humbasësh mik të shtrenjtë si ti, të vlerësuar si njeri me një prirje oratorike te jashtëzakonshme, me inteligjencë brilante dhe humor të spikatur!

I dashur Petrit, vuajte shumë por nuk u ligështove. I durove  burrërisht dhembjet, nuk u shembe moralisht edhe pse e dije nga se vuaje. Kështu u bëre shembulli rrezatues i rezistencës edhe pse e dije se ikja do te ishte pa kthim.

I dashur Petrit! Po të përcjell me thënien tënde lapidare: “DIALEKTIKA ËSHTË E PAMËSHIRSHME”. Por ja që ajo ra së pari mbi ty, tamam në momentin që ti ishe në kulmin e krijimtarisë publicistike, që shkrimet e tua të bukura botoheshin, lexoheshin e shijoheshin ngado, kur sa herë botoje, me gëzim na njoftoje dhe ne krenoheshim me ty.

Pas pak ne do të ikim dhe trupi tënd i pajetë, i vuajtur i sfilitur nga lëngimi i gjatë e i rëndë do të prehet këtu, në këtë banesë të fundit, të errët, të ftohtë dhe të lagësht.

Por ti vetë, ndoshta je gjetke duke na vëzhguar qe nga lart, nga përmasa të paarritshme dhe të pakapshme për ne të gjallët.

Ashtu qofte!

I lehtë të qoftë dheu që do të bjerë përsipër!

Lamtumirë!

 Miky yt, S.Billa

 Botuar ne gazetën ‘Kallarati”, nr. 76, Korrik-Gusht, 2014

 

 

 

 Njoftim  për ndarje  nga  jeta  të  Z. Sinan Teslim Strataj

 

 Më 30 gusht 2014, në Fier, u nda nga jeta veterani i luftës Sinan Teslim Strataj. Kish lindur më 1923 në familjen e varfër, atdhedashëse Strataj.

Sinan stratiAtdhetarizmin kjo familje e tregoi me pjesëmarrjen në Luftën e Vlorës më 1920 dhe veçanërisht në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë  dhe pas saj, në mbrojtjen e kufijve të atdheut. Që në fillim familja Strataj u lidh ngushtë me LANÇ, duke e bërë shtëpinë e tyre në Përrua të Gjorme bazë të sigurt të luftës çlirimtare, ndërsa tre vëllezërit: Ferik, Cane e Sinan Strataj hodhën pushkën krahut dhe u rreshtuan në formacione partizane, ku luftuan deri në çlirimin e plotë të vendit. Feriku e vazhdoi luftën edhe pas çlirimit të Shqipërisë, në ndjekje të hordhive naziste përtej kufirit verior. Pas çlirimit, të tre vëllezërit shërbyen si oficerë në radhët e Ushtrisë Popullore, duke dhënë kontribut të vyer në forcimin e aftësisë mbrojtëse të vendit dhe në mbrojtjen e kufijve shtetërorë.

Pikërisht në krye të kësaj detyre, Feriku ra trimërisht më 1949, duke mbrojtur kufirin nga sulmet e forcave monarkofashiste greke. Sinani shërbeu si komandant artilerie në repartee të ushtrisë, ku dallohej për devotshmëri, përkushtim e ndershmëri në kryerjen e detyrave. Ai dallohej edhe për marrëdhënie e sjellje tepër korrekte me vartësit dhe eprorët, në shoqëri e familje.

Sinani ishte edhe një veprimtar I vendosur e i spikatur politikoshoqëror. Si i tillë, ai ishte I zgjedhur në forumet drejtuese të Organizatës së veteranëve të LANÇ e të Organizatës së familjeve të dëshmorëve në qytetin e Fierit. Ai u mbeti besnik deri në fund idealeve atdhetare për të cilat luftoi e punoi tërë jetën.

Me bashkëshorten e tij, Zilon, kishin krijuar një familje të shëndoshë dhe lindën, rritën e edukuan me n ormat e duhura katër fëmijë të vlefshëm për familjen e shoqërinë. 

U përcoll për në banesën e fundit me të gjitha nderimet që meritonte nga familjarët, miq, shokë, bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë, qytetarë të fierit e bashkëfshatarë kallaratas. La pas bashkëshorten, fëmijët dhe emrin e kujtimin e paharruar të tij.

Kryesia  e  Shoqatës  K/A  “Kallarati”  dhe  Redaksia  e  gazetes  i  shpreh familjes  ngushëllime  të thella  për  humbjen  e  njeriut  të  tyre  të  dashur.

 

 

 

 

Njoftim për ndarjen nga jeta të Çize Rrapo Ribaj.

 

 Më 3 shtator 2014, pas një sëmundje e rëndë,  u nda nga jeta Çize Rrapo Ribaj. I ndjeri  kish lindur më 1941  në një familje të varfër atdhedashëse të Ribajve.

Cize RibajGjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, prindërit e tij, Rrapo e Velide Ribaj, ashtu si gjithë fisi Ribaj, u lidhën  ngushtë me atë luftë çlirimtare, duke e mbështetur vendosmërisht dhe ndihmuar atë me të gjitha mundësitë që kishin. Çizja u rrit dhe u mëkua nga prindërit me ndenja atdhedashurie, me sjellje e marrëdhënie normale në familje e shoqëri, me urtësi, ndershmëri dhe dashuri për punë. Me punën e tij në bujqësi e blegtori, Çizja dha ndihmesën e tij të vyer në fuqizimin eekonomisë familjare e kolektive të fshatit.

Me bashkëshorten e tij ,Zonjën, lindën e rritën tetë fëmijë të edukuar, të sjellshëm e korrekt, të vlefshëm për familje e shoqëri, të cilët punojnë brenda e jashtë vendit ku mund sigurojnë një jetë më të mirë. Vitet e fundit Çizja familjarisht u vendos me banim në Vlorë për një jetesë më të mirë, por sëmundja ia ndërpreu jetën.

U përcoll për në banesën e fundit në vendlindje, Kallarat, me nderimet e rast nga familjarët, bashkëfshatarët, miqtë e shokët, duke lënë pas emrin dhe kujtimin e tij të mirë.

Kryesia  e S hoqatës  K/A  “Kallarati” d he  Redaksia  e  gazetes  i  shpreh familjes  ngushëllime  të thella  për  humbjen  e  njeriut  të  tyre  të  dashur.

 

 

RUBRIKA “NDARJE NGA JETA” E GAZETËS NR. 76 “KALLARATI”

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi