100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

Foto nga Kallarati

Të dashur kallaratas!

Në uebsaitin www.kallarati.com, përveç të tjerash do të kini mundësinë edhe të shfaqjes së fotografive. Ju lutemi postoni çdo fotografi që ka të bëjnë me Kallaratin, që u kushtohet luftës dhe përpjekjeve të kallaratasve për çlirim kombëtar e shoqëror, jetës në fshatin tonë, punës në ish kooperativë, arsimimit të fëmijëve, jetës kulturore artistike, fotografi të bëra në raste përvjetorësh, festash e gëzimesh, ceremonish familjare, aktivitetit të Shoqatës "Kallarati", jetës së emigrantëve, si dhe fotografi personale.

Nëpërmjet publikimit të këtyre fotografive brezi i ri të ketë mundësinë të njohë më mirë historinë e prejardhjes së prindërve e gjyshërve të tyre dhe të gjithë së bashku të mbajmë të ndezur dashurinë për vendlindjen tonë, Kallaratin, për njerëzit dhe natyrën e bukur të tij.

Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që disponojnë fotografi të periudhave të ndryshme, duke filluar nga ato të "Fshatit të Vjetër", rrëzë Bogonicës dhe deri në ditët e sotme, që pasqyrojnë aspekte të ndryshme të ekzistencës dhe zhvillimit të Kallaratit ndër vite, t'i bëjnë pjesë të këtij albumi në uebsaitin e Kallaratit

Koha e sotme, u krijoi mundësinë kallaratasve, ashtu si mbarë shqiptarëve ta krijojnë e jetojnë jetën, jo vetëm në Shqipëri, por kudo anembanë botës. Edhe pse aktualisht mund të ndodheni larg vendlindjes, hapeni uebsatin www.kallarati.com, aty do të gjeni veten Tuaj, aty do të gjeni pjesë nga historia Juaj. Gjejeni kohën çmalluni, çlodhuni dhe argëtohuni me to!

Ju mirëpresim!

Adresa: Kjo adresë e-maili është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni javascript për ta parë atë

 {flickr-album}Type=User, User=79665901@N03{/flickr-album}

Foto nga Kallarati

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi