100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

Historiku i Gazetës

"Ec ngado, por Kallaratin mos e harro" .

Kjo është motua e Gazetës "Kallarati", Organ i Shoqatës Atdhetare & Kulturore "Kallarati".

Dy muaj pas formimit të saj, Shoqata "Kallarati", si përçuese të zërit të saj, krijoi edhe gazetën po me të njëjtin titull "Kallarati". Për herë të parë në histori, ajo e bëri fshatin tonë me gazetë.

Gazeta "Kallarati" nisi rrugën e vet në muajin Mars 2003, ku doli edhe numri i parë i saj. Aktualisht ka dale nga botimi Nr.61. Për afro 9 vjetësh ajo u ka bërë jehonë kontributit dhe përpjekjeve të kallaratasve për çlirim kombëtar dhe demokraci, figurave më të shquara të këtij fshati në gjithë historinë e tij, jetës kulturore e artistike etj. Janë me dhjetëra kallaratas dhe jo kallaratas që kanë kontribuar me shkrimet e tyre, duke bërë gazetën të tërheqshme dhe të vlerësuar në krahinë e më gjerë.

Gazeta "Kallarati" e nisi rrugën e vet me një numër në muaj dhe me tetë faqe, por sot del në çdo dy muaj me tetë faqe.

Kryeredaktori i pare i gazetes ka qenë i zgjedhur Zoti Gafur Shametaj, ish edhe Kryetar i Pare i Shoqatës "Kallarati, ndërsa aktualisht është z. Seit Jonuzaj.

Gazeta ka qenë dhe mbetet një organ shtypi në dispozicion të të gjithë kallaratasve për kompaktësimin dhe bashkimin e tyre, për pasqyrimin në të nga secili të vlerave, ngjarjeve e fakteve historike, kulturore, arsimore, ekonomike, zakonore etj, të bëmave e veprave të figurave të shquara të fshatit tonë, të luftëtarëve dhe dëshmorëve të tij në të gjitha kohërat. Në faqet e saj nuk janë lejuar të botohen shkrime apo shprehje që mund të krijonin qoftë dhe nuancën më të vogël të përçarjes apo të prishjes së unitetit brenda komunitetit kallaratas.

Gazeta "Kallarati" ka edhe adresën e vetë internet, ku lexuesi kallaratas dhe më gjerë mund t'i drejtohet redaksisë me shkrime, por edhe për të dhënë dhe shprehur mendime a vërejtje për ta përmirësuar më tej atë.

Adresa: Kjo adresë e-maili është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni javascript për ta parë atë

Historiku i Gazetës

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi