100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

Historiku i Shoqatës

Gafur Shametaj

Shoqata Atdhetare & Kulturore "Kallarati" u krijua më 12 Janar 2003, me nismën e një grupi  bashkëfshatarësh kallaratas me banim në Vlorë dhe me pjesëmarrje bashkëfshatarësh, përveç Vlorës edhe nga Kallarati, Fieri, Tirana. Qëllimi i kësaj shoqate ishte dhe vijon të jetë ruajtja dhe përhapja e vlerave më të mira atdhetare e kulturore të Kallaratit. Si një bashkim i distancuar nga çdo qëndrim politik i çdo ngjyre qoftë, shoqata ka për mision të bashkojë kallaratasit kudo që ndodhen, të bëjë të njohura figurat më të shquara të Kallaratit që kanë bërë emër në historinë e fshatit, të krahinës e të 

vendit por edhe përtej kufijve; të kujtojë datat historike të qëndresës shumëshekullore të kallaratasve kundër pushtuesve të huaj; të kultivojë te brezi i ri kallaratas vlerat më të mira të të parëve tanë, duke përjetësuar lart emrin e nderuar të Kallaratit nën moton "Ec ngado, po Kallaratin mos e harro". Shoqata, me qendër në Vlorë, ka degët e saj në Tiranë, Vlorë, Fier, Kallarat dhe në Greqi.

Mbledhja themeluese e Shoqatës zgjodhi kryesinë e saj me kryetar njërin nga nismëtarët, intelektualin e mirënjohur, bashkëfshatarin tonë Gafur Shametaj. Ai e drejtoi Shoqatën nga viti 2003 deri në vitin 2007.

Gjatë këtyre katër vjetëve Shoqata 'Kallarati" mori formë, u konsolidua dhe u bë e njohur jo vetëm për kallaratasit brenda e jashtë Shqipërisë, por edhe më gjerë. Ajo zuri një vend të merituar përkrah shoqatave simotra të fshatrave të tjera të zonës sonë Labe. Ajo e nisi veprimtarinë e saj me një varg angazhimesh e realizimesh në dobi të fshatit e të shoqërisë kallaratase.

Kastriot KarabolliNë zgjedhjet e dyta të radhës më 2007 në krye të Shoqatës u zgjodh Kastriot Karabollaj. Si i ri në moshë dhe i pakursyer për të kontribuuar për mbarëvajtjen e Shoqatës, ai në vijim të traditës së krijuar e ka drejtuar atë me shumë përkushtim e dashuri. Gjatë këtyre viteve të veprimtarisë së saj, shoqata ka zhvilluar një sërë aktivitetesh me karakter atdhetar, historik e kulturor. Ndër to do të veçonim takimin e brezave më 2005, 2009 e 2011; përkujtimin e veprës së Heroit të Popullit Mumin Selami; bërjen e filmit dokumentar për Kallaratin; sjelljen e eshtrave të patriotit Miftar Aliu nga Selcka e Gjirokastrës në vendlindjen e tij Kallarat etj. Shoqata krijoi edhe gazetën "Kallarati", si përçuese të zërit të saj. Për herë të parë në histori, ajo e bëri fshatin tonë me gazetë. Nën drejtimin e z. Gafur Shametit, kryeredaktor i parë i saj, dhe aktualisht të z. Seit Jonuzaj, gazeta u ka bërë jehonë jetës dhe kontributit të kallaratasve në vite.


Në zgjedhjet e fundit të zhvilluar në Vlorë më 10.12.2011, Zoti Kastriot Karabollaj u rizgjodh përsëri në krye të Shoqatës "Kallarati" për të drejtuar atë edhe në katër vitet e ardhshme.

Historiku i Shoqatës

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi