100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

NJË JETË TË TËRË PRANË DHE NË SHËRBIM TË VENDLINDJES

(Intervistë me një nga drejtuesit më jetëgjatë në Kallarat, Luto Demirin (Qejvanaj)

 

Intervistoi: Besnik GJONBRATAJ

Luto Demiri, është një nga drejtuesit kallaratas më jetëgjatë që për afro 40 vitesh ka punuar dhe drejtuar sektorë të ndryshëm të jetës në Kallarat. Puna e tij nis në vitin 1957, fill me krijimin e kooperativës bujqësore në Kallarat, në moshën 17 vjeçare si blegtor, duke vijuar më vonë brigadier bujqësie, ekonomist plani, përgjegjës sektori për afro 15 vjet, shef kuadri kooperative dhe e mbyll karrierën e tij me shpërbërjen e kooperativës në vitin 1990 po përgjegjës sektori në Kallarat. I zgjedhur për shumë vite në organizatat shoqërore të fshatit, me një eksperiencë dhe dashuri të pakufishme për vendlindjen, njohës i mirë i historisë, problemeve dhe halleve të fshatit dhe banorëve të tij, i njohur dhe i vlerësuar në zonë dhe më gjerë si njeri me virtute të veçanta dhe gjykim të drejtë, aktivist i shoqatës “Kallarati”, dhe mbi të gjitha prind dhe bashkëshort shembullorë. Aktualisht pensionist me banim të përkohshëm në Vlorë, por pa u shkëputur për asnjë çast nga Kallarati i tij i dashur.

Lexo më shumë...

MJEKU KALLARATAS, QË GËZON RESPEKTIN E TË GJITHËVE

-Intervistë me mjekun anestezist-renimator të Spitalit Rajonal të Vlorës, Edmond Breshanaj-

Intervistoi: Besnik GJONBRATAJ

Edmond Breshanaj është lindur në Kallarat të Vlorës më 8 gusht 1958. Arsimin 8 vjeçar e kreu në vendlindje dhe atë të mesëm në shkollën mjekësore “Jani Minga” në Vlorë në vitet 1973-1977, të dyja me rezultate shumë të larta. Pas tre vitesh pune si ndihmësmjek në Kallarat e Bolenë, në vitet 1980-1982 kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Karaburun, në detyrën e ndihmësmjekut të repartit. Në vitin 1982 kthehet përsëri në Kallarat ku shërben për dy vite rresht deri në vitin 1984. Në ato vite Kallarati e kishte të nevojshme një mjek vendas, pasi të ardhurit për shkak të largësisë nga Vlora qëndronin një kohë të shkurtër dhe largoheshin. Nisur nga rezultatet e tij të larta në shkollën e mesme, të përkushtimit në punë si ndihmësmjek, drejtuesit e atëhershëm të Kallaratit e Bolenës u kërkuan autoriteteve të Vlorës që Edmondi të vazhdonte shkollën e lartë të mjekësisë në Tiranë, me qëllim që pas përfundimit të saj të kthehej përsëri në vendlindje. Dhe kështu ndodhi, në vitet 1984-1989 kreu me sukses fakultetin e mjekësisë dhe pasi bëri edhe stazhin si mjek në spitalin e Vlorës, Edmondi duke mbajtur fjalën e dhënë, pasi kishte edhe mundësi të tjera dhe duke justifikuar besimin e atyre që e ndihmuan të shkonte në shkollën e lartë, kthehet përsëri në vendlindje, tashmë si mjek. Pas dy vitesh pune e shërbimi pranë bashkëfshatarëve të tij, në vitet 1992-1996 do të kryente specializimin pasuniversitar në Tiranë për anestezi-reanimacion. Nga viti 1996 e deri tani vazhdon të jetë mjek anestezist-renimator në spitalin rajonal të Vlorës, ku nga 2005 në pozicionin e shefit të këtij shërbimi. Ka kryer specializime afatshkurtra në spitalin universitar në Piza, Itali, si dhe trajnime për menaxhim spitalor. Prej vitit 2007 është  anëtar i shoqatës anestezi-terapi intensive të Italisë.

Fakti që prej vitit 1996 është mjek në spitalin rajonal të Vlorës, ka bërë që në përgjithësi kallaratasit të gjejnë tek ai mbështetjen dhe shpirtin e tij human për çdo nevojë shëndetësore që kanë pasur, të lehtë, por në shumë raste edhe të vështirë dhe rrezik për jetën.

Lexo më shumë...

NJË JETË TË TËRË PËR EDUKIMIN E BREZIT TË RI KALLARATAS

 

-Intervistë e dyfishtë me intelektualët bashkëshortë, Violeta e Çize Xhaferaj-

Violeta e Çize Xhaferaj, bashkëshortë, kolegë, por edhe eprorë e vartës për vite të tëra në arsim për edukimin e brezit të ri kallaratas e më gjerë. Rast i rrallë ky. Dy intelektualë të mirëfilltë, që përveç kontributit në arsim kanë dhënë dhe vijojnë ende të japin kontribut të vlerësueshëm në jetën shoqërore në Kallarat. Dy bashkëshortë, me një kontribut mbi 35 vjeçar në arsim, aktualisht pensionistë, që edhe pse kushtet i kanë të jetojnë në Vlorë, a diku tjetër pranë fëmijëve, nuk largohen nga vendlindja e tyre, Kallarati. Dy njerëz, që aq sa kanë në gjak e pasion leximin e studimin, kanë edhe punën fizike në pronën e tyre private, dhe këtë nuk e quajnë përbuzje, përkundrazi krenari. Janë me qindra fëmijë kallaratas, nxënës, që kanë dalë nga duart e tyre dhe sot janë bërë dikush në jetë, kjo i bën ata të ndihen edhe më krenarë.

Sot pas më se 35 vjetësh në arsim, siç shprehen vetë ata, edhe pse ndjejnë nostalgjinë e atyre viteve, edhe pse ju mungon zilja e fillimit të mësimit, rreshtimi, cicërimat e fëmijëve, përgatitja e ditarit, dhënia e mësimit, ngritja në mësim dhe marrja në provim e nxënësve, kolegët e punës me të cilët së bashku kontribuuan për vite të tëra, ndjehen krenarë dhe të vlerësuar kur takohen, përshëndeten, kur u bie zilja e celularit, kur marrin një letër apo kartolinë urimi në raste festash të mësuesit, ditëlindje apo për raste të tjera të gëzueshme, nga ish nxënësit, por edhe bashkëfshatarët e tyre. Kjo për ta vlen më shumë se çdo gjë tjetër.

Lexo më shumë...

MËSUES DHE USHTARAK I DEVOTSHËM


 

Intervistë me Kujtim Hysin, dhënë për gazetën "Kallarati"

Copy of Kujtimi Shefua dale me 2013

Kujtim Hysi, ose më saktë siç njihet nga të gjithë Kujtim Dautaj, i rritur mes vështirësive si gjithë fëmijët kallaratas të viteve të mbas luftës, i arsimuar fillimisht për mësues, duke shërbyer për edukimin e brezit të ri në fshatrat e Tepelenës dhe më vonë në vendlindje në Kallarat, papritur ndryshon drejtimin e jetës duke iu përkushtuar një tjetër profesioni të vështirë, por edhe të bukur atij të ushtarakut. Pasi përfundon arsimin bazë ushtarak në degën e tankeve, në ish shkollën e Bashkuar, pas disa vitesh pune në repartet e garnizonit të Fierit, përfundon me rezultate të larta edhe studimet në Akademinë Ushtarake, kryen me përkushtim e pasion detyra të ndryshme drejtuese e shtabi të niveleve të ndryshme në ish divizionin e Fierit.

Në vitin 1994, në moshën 49 vjeçare, papritur dhe para kohe, në kulmin e njohurive dhe përvojës së tij ushtarake, për shkak të ashtuquajturës “Reformë”, ndërpret karrierën ushtarake, duke u kthyer në një  “pensionist” i parakohshëm.

Dashuria dhe respekti për miqtë, shokët, familjen, bashkëfshatarët dhe në veçanti për vendlindjen, Kallaratin nuk i kanë munguar asnjëherë, të cilat e bëjnë atë sot tepër të njohur e të respektuar nga kushdo që e njeh apo të ketë punuar me të. Aktualisht, edhe pse pensionist, nuk e pengon asgjë të kontribuojë në mbarëvajtjen e  shoqatës “Kallarati” e në veçanti ndaj degës së saj në Fier.

Me këmbënguljen e redaksisë, pasi siç shprehet ai: “Në jetën time nuk ka ndonjë gjë të veçantë, nga ajo e bashkëfshatarëve të mi dhe bashkëmoshatarëve, që lindën dhe u rritën në Kallaratin tonë të mrekullueshëm”, mundëm t’i merrnim intervistën e mëposhtme.

Lexo më shumë...

Faqja 1 nga 4

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi