100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

INTERVISTË ME PENSIONISTIN ADEM MATAJ

Z. Adem, nga cila familje vini dhe cilës mëhallë i përkisni?

Unë jam njëri nga fëmijët e Zigur e Fatime Mataj. Kjo familje i përket mëhallës Qesraj të Kallaratit. Nëna ime, Fatime Alushja vinte nga Jonuzajt e mëhallës së Gjizeze.

Me se merreshin prindërit tuaj?

Si gjithë fshatarët e tjerë edhe prindërit e mi merreshin me punë bujqësie e blegtorie, sepse këto ishin veprimtaritë ekonomike jetike në fshatin e atyre kohërave. Me këto punë njerëzit përballonin sado pak e me vështirësi jetesën e tyre. Dhe megjithëse rraskapiteshin, të varfër ishin. Por babai im, Zigur Ademi, kishte hobi edhe gjuetinë. Ai ishte gjuetar i mirë. Këtë mbase ia kishin imponuar kushtet që shtëpinë e kishim në Shelq, zonë në periferinë jugore të fshatit ku kishte rreth e rrotull pyje të populluar nga kafshë të egra. Ai vriste kryesisht derra të egër që i shiste në Pilur apo edhe në Himarë. Megjithëse në fshatin tonë dhe në zonën përreth besimi fetar mysliman nuk kishte rrënjë të thella, të paktë ishin ata që besonin me gjithë mend, prapëseprapë, mishin e derrit për hir të opinionit nuk e hanin, nga që thuhej se e kish mallkuar Pejgameri. Prandaj babai i çonte në Pilur derrat që vriste. Ai vriste edhe kafshë të tjera si sorkadhe etj. Babai im vdiq në moshën 87-vjeçare, kurse nëna vdiq e re shumë, 46 vjeçe.

Sa fëmijë lindën e rritën prindërit e tu?

Prindërit e mi lindën e rritën 8 fëmijë: E madhja ishte Beqarja që jetoi 86 vjet (1914-2000). Ishte martuar me Dino Rrokajn në Kuç dhe la pas 2 djem e 2 vajza.. Pastaj vinte vëllai i madh, Matua që jetoi 90 vjet (1917-2007). Ai bëri 3 djem: Lefterin, Agimin e Dilaverin dhe 2 vajza: Viton (vdekur) dhe Pashakon. Djali i dytë ishte Qazimi që jetoi 88 vjet (1922- 20120). La 4 fëmijë: Besnikun, Englantinën, Dianën e Matildën.

Vajza tjetër e prindërve të mi është Esmaja që ka lindur më 1924 dhe martuar në Bolenë me Shuko Alushajn. Ka lindur 6 fëmijë. Pas saj vjen Sheqerja që ka lindur më 1926. E martuar me Rakip Laçajn ka lindur 7 fëmijë. Unë kam lindur më 1928 dhe kam bërë 5 fëmijë: Vironin, Fatoshin, Robertin e Sokolin (vdekur) dhe Mirelën. Pastaj vjen Zotua që jetoi 73 vjet (1932-2005). Ky ka lënë 3 fëmijë: Maksin, Natashën e Antonetën. Dhe e vogla e fëmijëve të Zigurit e Fatimesë është Zabitja që ka lindur më 1934. Është martuar me Fadil Abazajn në Kuç dhe ka 7 fëmijë. Siç e shihni, fëmijët, niprit e mbesat e Zigurit e të Fatimesë përbëjnë një shifër goxha të madhe, 49 vetë dhe shumica e fëmijëve të prindërve të mi, sikurse edhe vetë babai, kanë qënë jetëgjatë, mbi 86 vjeçarë. Ndërsa nëna na vdiq e re.

Çfarë arsimimi keni?

Unë kam kryer 8 klasë shkollë të përgjithshme dhe dy teknologjike. Tri klasat e para të fillores i kam bërë në fshat (1935-1938), sepse aq ishte shkolla e Kallaratit para Luftës së Dytë Botërore. Pastaj, më vonë kam arritur deri në klasën e 8 e pastaj edhe teknologjiken.

Me se u morët pas mbarimit   fillores?

Varfëria ekonomike që kishim më detyroi të shkoja të punoja në Himarë. Isha fare i mitur, rreth 11 vjeç. Atje më mori në punë Simo

Bollano të veja me ca bagëti që i mbante për therje, kasape u thoshin. Por një herë më humbi një cjap dhe pronari më përzuri. Kështu që u ktheva në familje, në Shelq. Këtu fillova të veja çoban me ca dhën që kishim. I përziem dhëntë me Enver Golloshajn e Xhafer Jonuzajn. Për dimër i shtegtonim për kullota në Kropisht. Por si fëmijë që ishim, bënim edhe ndonjë prapësi.. Kështu, një ditë unë me Enverin vodhëm një sheleg në Mavrovë, por e paguam shtrenjtë, se për një paguam 4 shelegë: 2 Enveri dhe nga 1 unë e Xhaferi. Në vitet 1947-1950 kreva shërbimin ushtarak në repartet e Mbrojtjes. Kurse pas lirimit nga ushtria u futa në punë në Fabrikën e çimentos në Vlorë. Aty punova 33 vjet, derisa dola në pension pleqërie.

Nga kolegë tuaj  çimentos kemi dëgjuar për përkushtimin endërgjegjen e lartë tuajën  punë. Ç’mund  na thoni ju vetë?

E vërteta është se jo vetëm unë, po i gjithë brezi im i atyre viteve e kishim në gjak punën se, nga njëra anë, vinim nga një shtresë shoqërore punëdashëse, ishim rritur në varfëri të skajshme dhe na karakterizonte një ndershmëri e ndërgjegje e pastër dhe, nga ana tjetër, fryma e opinioni shoqëror në kolektivin e punës në fabrikë e kudo ku punohej në ato kohë, ishte e tillë që të nxiste të punoje

Me përkushtim, të realizoje e tejkaloje detyrat e planit. Dhe mua sedra nuk më linte të mbetesha në bisht të shokëve, po të isha në ballë. E kisha për nder që punoja në një vepër industriale me rëndësi kombëtare, siç ishte ajo fabrikë që furnizonte me çimento tërë vendin e më gjerë. Më vjen jashtëzakonisht keq që me ndryshimin e sistemit politikoshoqëror, ajo fabrikë, sikurse edhe fabrikat e uzinat e tjera të Vlorës e të gjithë Shqipërisë u shkatërruan nga themeli. Ato ishin pasuri kombëtare me vlerë të madhe ekonomike që do t’i shërbenin çdo rendi shoqëror në vendin tonë.

Çfarë  kujtohet ndonjë gjë nga jeta?

Më kujtohen plot gjëra, po do përmend vetëm Luftën Italo- Greke të viteve 1940-41. Pas sulmit që i bëri Italia fashiste që kish pushtuar vendin tonë një vit më parë, Greqisë, ushtria italiane u thye dhe nisi tërheqjen derisa aty nga fillimi i dhjetorit të 1940-s fronti i luftës arriti të stabilizohej në vijën që ndante Vranishtin përgjysmë. Kallarati u zu nga ushtria greke dhe ndodhej në brezin e luftës. Pasi u pozicionua mirë ushtria greke, dha urdhër që banorët e fshatit tonë, sikurse edhe ajo pjesë e banorëve të Vranishtit që ishte në anën e forcave greke, të shpërnguleshin. Shumica e familjeve kallaratas shkuan në Kuç, por pati edhe familje që ikën akoma më larg, duke arritur deri në Delvinë, si familja ime, ajo e Dalan Haxhiut, e Çune Jonuzajt, Islam Malos e ndonjë tjetër. Ne në Delvinë u futëm në ca kasolle në çifligun e Hasim Kalasës, ku qëndruam 2 vjet. Pastaj u kthyem në Kallarat. Z. Adem, Redaksia e gazetës ju falënderon për këtë intervistë dhe ju uron pleqëri të bardhë e mbarësi në familje! Rrofshi sa më gjatë, siç e kini sojin ju pasardhësit e Zigurit!

Korresp. I gazetës “Kallarati”, Marre nga gazeta Kallarati, Nr. 64 Shtator 2012

 

INTERVISTË ME PENSIONISTIN ADEM MATAJ

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi