100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

ME BIZNESMENIN ShKËLQIM LAÇAJ, Intervistoi Seit jonuzaj

 

Sponsori-Shkelqim-LeskajKur kini lindur dhe cila është familja juaj prindërore?

Fillimisht dëshiroj të falënderoj stafin e gazetës dhe personalisht juve për mundësinë që më dhatë të jap këtë intervistë. Unë kam lindur në Kallarat më 24/02/1968 në familjen Laçaj. Prindërit e mi janë: babai Bejkush Laçaj (Leskaj), i biri i Bino Laçajt dhe i Gastere Sejdiut dhe mamaja Farie, e bija e Muslli e Azime Ribaj. Si familje ne i përkasim mëhallës së Misërgjone. Prindërit e mi kanë qenë e janë punëdashës, veti që e kanë trashëguar nga të parët e tyre që kanë qenë njerëz të punës. Babai im, Bejkushi, gjatë gjithë jetës ka qenë një blegtor i përkushtuar dhe i suksesshëm si në mbarështimin e bagëtisë vetjake, ashtu edhe të asaj kolektive, kur u krijua kooperativa në fshat. Si i tillë ai e ka ndier veten të vlerësuar e të respektuar nga fshati. Edhe mamaja, Faria, ka punuar me përkushtim në punë të ndryshme të ekonomisë familjare dhe kooperativiste.

Lexo më shumë...

INTERVISTË ME VETERANIN E L.A.N.Ç. ARIF BRESHANAJ, NGA SEIT JONUZAJ

Si të gjithë kurveleshasit e labët në përgjithësi edhe ne kallaratasit në shekuj e kemi pasur në zemër atdhedashurinë. Kjo na ka shtytur ta presim çdo agresor apo pushtues me armë, duke u ngritur burra e gra në luftë për mbrojtjen apo çlirimin e trojeve tona. Fshati ynë i nderuar ka treguar gjithmonë patriotizëm.

Lexo më shumë...

INTERVISTË ME NAKO ISLAM JOVANAJ, NGA GAFUR SHAMETAJ

Nako Jovanajt i ka ndodhur një fatkeqësi e rëndë familjare. Para dy muajsh iu nda nga jeta bashkëshortja, Athina Qirjo Petraj, me të cilën kish lidhur jetën prej 53 vjetësh dhe kishin lindur së bashku, rritur dhe edukuar pesë vajza e një djalë. Kisha shkuar tri herë në shtëpinë e tij për ngushëllim. Këtë radhë vajta me një mision tjetër: t'i merrja një intervistë për të shtatëdhjetë e pesë vjetët e jetës së tij për gazetën "KALLARATI".

Lexo më shumë...

Intervistë me Prof.dr. Rami Memushaj


ËSHTË MË MIRË TË FLASIN TË TJERËT PËR TY

(Intervistë me Prof. Dr. Rami Memushaj)

Rami Memushaj1. Pyetje: Është një dëshirë e imja, por edhe një kërkesë e mjaft bashkëfshatarëve kallaratas për një intervistë për gazetën "Kallarati". Si do ta prisnit ju?

Përgjigje: Ndonëse nuk më pëlqen të flas për veten, se është më mirë të flasin të tjerët për ty, për të respektuar dëshirën tuaj dhe kërkesën e bashkëfshatarëve, po ju përgjigjem.

2. Pyetje: Jeni i njohur jo vetëm për lexuesit kallaratas, por shumë më gjerë, megjithatë diçka më tepër për ju e familjen tuaj?

Përgjigje: Po ju përgjigjem shkurt. Jam fëmija i tretë i familjes së Veip Balil Memushajt. Fëminia e brezit tim ka qenë e vështirë, pa shumë gëzime.

Lexo më shumë...

Faqja 3 nga 4

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi