Nje pjese e folklorit shqiptar permbledh kenge per zogjte, per malin, fushen, diellin, henen, shiun, boren etj. Ne shume prej tyre gjejme element te besimit pagan. Ato tregojne se si njerezit i perceptonin kafshet, natyren dhe dukurite e saj. Keto kenge kane nje interes te veçant, per vete tematiken qe trajtojne e cila tregon lashtesine e tyre.

O ti diell e ti hene

- O ti diell e ti hënë *
që ndriçoni gjithë vëndë
mo'** e patë babën tënë?
- E pamë, qysh nuk e pamë:
në Skelë të Nartës ***
ja kish hipur varkës
dhe udhën ka marrë
për Prevezë e Pargë
- O ti diell e ti hënë
që ndriçoni gjithë vëndë
t'u pyesim për xhain tënë
andeja nga shkuat
e patë, e takuat?
- E pamë, qysh nuk e pamë:
e pam' në Janinë
xëgjaste florinë
dhe u nis tërthoreve
prapa Bregut Morrave****

Kallarat - Vlore, 1947

Shenim : 
*Sipas tradites gojore ne Laberi, thuhet se dielli e hena, vella e moter, udhetonin bashke. Nje dite hena mbeti prapa. Dielli mori inat dhe i dha nje pellembe te forte, saqe ajo u zbeh ne fytyre, te cilen e kishte aq te ndritshme sa edhe dielli. Qe ate dite, - thuhet - hena s'u takua më me vellane dhe kur del dielli s'del hena, kur del hena nuk del dielli
** Mos: mos valle, mos nuk
*** Skelen e Salahore prane Artes (Çameri)
**** Bregu i jgate ne perendim te qytetit te Janines

Vjen dielli i lodhur

Më saba e më të mukur
na vjen dielli i këputur
vjen dielli i lodhur*
i del nëna përpara:
- Hajde djalë, se u dogje
u dogje e u poqe!
- Ik moj nënë se do të ha
se jam lodhë e kam uri
dua të ha e të pi
Nëna fshihet prapa derës
Kur hyn dielli brenda 
hysmeti bërë nga nëna:
Shtatë furrë bukë të bardhë
shtatë telërë me djathë.
Ha dielli e pi mirë
dhe të jëmën e kërkon
del nëna e përqafon
dhe dielli s'e xhugit
me dore fare s'e nget
se e ka nënë e i bën hysmet

Kallarat - Vlore, 1960

*Ende ne zonen e Laberise ka te moshuar qe betohen per diellin duke thene - "Per ate diell qe vete i lodhur"

Keto kenge jane mbledhur, botuar dhe shoqeruar me shenime nga mbledhesi i njohur i folklorit, Fatos Mero Rrapaj, ne librin "Kenge popullore te Laberise"