100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

Sportistët kallaratas

Ledian Riza Memushaj, për herë të parë me fanellën kuq e zi të Kombëtares Shqiptare.

Ledian MemushajLediani, aktualisht lojtar mesfushor i Kievos së Veronës, është lojtari më i ri që Josip Kuzhe testoi në ndeshjen miqësore të Kombëtares tonë me atë të Maqedonisë më 17 Nëntor, e cila u luajt në qytetin e Korçës. Drejtuesi i stolit të Shqipërisë vendosi që t'i japë një shans mesfushorit 23-vjeçar, për të treguar vlerat e tij, pikërisht në këtë miqësore dhe pse të mos jetë kjo ndeshja pikënisje për Ledianin për të qenë përherë në këtë Kombëtare.

Lexo më shumë...

ÇLIRIM HYSI, MODELI I NJERIUT TE KULTURUAR DHE SPORTISTIT SHEMBULLOR

CLIRIMHYSIKallarati edhe pse një fshat i vogël, ka dhënë kontribut modest në zhvillimin e llojeve të ndryshme të sportit në vendin tonë. Nga gjiri i këtij fshati me tradita luftarake e liridashëse kanë dalë edhe mjaft sportistë cilësorë, të cilët janë bërë të njohur jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare. Kështu mund të përmendim kampionen e Evropës në qitje me pistoletë, të mirënjohurën Elisabeta Karabollin, pjesëtare e ekipit të 17 Nëntorit dhe atij Kombëtar, volibollisten Drita Shakaj, basketbollisten Afërdita Laçaj të ekipit të Flamurtarit, atletin e ekipit Partizani Kastriot Karabollin, shahistin e ekipit Flamurtari Krenar Gjonbratin, futbollistin e ekipit të Selenicës Ilir Abazin, si dhe gjyqtarët e futbollit për Kategorinë e Parë Valter Gjonbratin e Kastriot Hysin (ky i fundit njëkohësisht edhe futbollist) etj. Kontributi i gjithë këtyre sportisteve është për tu vlerësuar dhe përshëndetur nga të gjithë. Secili ka meritat e tij, por në këtë shkrim deshëm të flasim diçka më shumë për njërin prej atyre sportistëve, që për një kohë të gjatë ju përkushtua sportit si futbollist, por edhe në rolin e një drejtuesi të suksesshëm, pikërisht për Çlirim Hysin (Xhaferaj), i cili me aftësitë dhe talentin e tij si futbollist në vitet 1961-1974, bëri që shumë sportdashës kallaratas të bëheshin "tifozë" personal të tij dhe të ekipit të Dinamos.

Lexo më shumë...

Pak nga jeta dhe aktiviteti sportiv i Çlirim Hysit

CLIRIMHYSI












Çlirim Hysi. Sportist, pjesëtar i ekipit kombëtar të futbollit. Lindi më 1945 në Kallarat. Ka mbaruar IKF "V. K." (1966), UT për Fakultetin Juridik (pa shkëputje nga puna): Ka kryer kualifikim pasuniversitar në degën e filozofisë të UT. Ushtroi sportin e futbollit me ekipin e "17 Nëntorit" (1963) e pastaj me atë të "Dinamos", si sulmues i majtë. Është aktivizuar në përbërje të ekipit kombëtar dhe në rang klubesh në Kupat e Europës. Pasi la futbollin, për shumë vite ka qenë shef i Klubit Sportiv "Dinamo" dhe më pas i "17 Nëntorit".

Marre nga libri "Enciklopedia e Kurveleshit"

ElisabetaKarabolli. Qitëse, Kampione Evrope, "Mjeshtre e Merituar e Sportit".

 

200px-Elisabeta Karabolli

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Elisabeta Karabolli është sportiste shqiptare me origjine nga Kallarati, përfaqësuese e Shqipërisë, kampione evropiane në vitin 1979 në qitje me pistolete në garën e pistoletës 30+30 me shifrat botërore 587 pikë.

Në vitin 1977 nis edhe "epoka Karabolli". Në pistoletë 30x30, vetëm 19-vjeçe ajo fiton medaljen e bronzit në Romë, një vit më pas të argjendit në Finlandë dhe në vitin 1979 konfirmon dominimin e saj në Gjermani, kur me 587 pikë shpallet kampione Evropës.

Elisabeta Karabolli është kampionia e parë shqiptare në Evropë. 21-vjeçaria e atëhershme e fitoi medaljen e artë në Frankfurt am Main (Gjermani) në vitin 1979, me 587 pikë në pistoletë 30+30. Por, "uria" e Karabollit nuk ndalet këtu. Në vitin 1980 në kampionatin shqiptar me 593 pikë ajo vendos një rekord kombëtar, duke kaluar dhe rekordin botëror. Aktualisht jeton në Amerikë, ku edhe atje ka ushtruar sportin e qitjes dhe duke vendosur përsëri rekorde.

Faqja 2 nga 2

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi