100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

Të tjerët shkruajnë për Kallaratin

Faleminderit familja Qejvani. Nga Kolonel Tonin Marku

Tonin MarkuTë nderuar lexues të gazetës lokale të fshatit Kallarat! Jam Kolonel Tonin Marku, aktualisht në detyrën e Përfaqësuesit Ushtarak të Shqipërisë në Komandën e NATO-s në Norfolk, Virginia, SHBA. Ju drejtohem sot me ketë shkrim të shkurtër në shenjë respekti e mirënjohje për familjen e Myzafer Qejvanit, me origjinë nga Kallarati i Vlorës, e cila prej disa vitesh banon këtu në Amerikë.

Shkak për këtë shkrim u bë komenti i bërë në facebook nga kolegu, miku dhe shoku im Besnik Gjonbrataj një fotojeje të publikuar nga ana ime për paradën  e vendeve të NATO-s, zhvilluar në Norfolk, Virginia, më 24 prill, 2014, ku pjesëmarrës ishte edhe Selaudin Qejvani me origjinë nga Kallarati. Në këtë koment ndëmjet të tjerash thuhej: ”E veçantë e kësaj parade është që edhe bashkëfshatarët tanë nga Kallarati, Myzafer Qejvani dhe djali i tij Selaudini, bashkohen me ushtarakët shqiptarë në Amerikë dhe japin kontributin e tyre në këtë paradë larg atdheut të tyre në Norfolk, Amerikë, duke përcjellë atje traditat dhe zakonet më të mira shqiptare dhe ato kallaratase”.

Lexo më shumë...

Në kujtim të vjehrrës time


-Me rastin e 5 vjetorit të ndarjes nga jeta të Xhiko Gjonbrataj-

Copy of Picture 156Ndonëse në raste të rralla, por ndodh edhe kështu, që nuset të mos i respektojnë vjehrrat e tyre, t’i shajnë, t’i urrejnë kur janë gjallë dhe jo më që t’i kujtojnë pasi ato të jenë ndarë nga jeta. Por kjo nuk është e përgjithshme, pasi varet si nga vjehrrat ashtu edhe nga nuset e djemve të tyre, varet shumë nga edukimi që nuset kanë marrë në familjet e tyre, pra nga nëna, por nuk mjafton vetëm kaq, varet edhe çfarë vjehrre gjen atje ku shkon nuse. Nëse bashkëshortin  në shumicën e rasteve vajzat e zgjedhin, jo detyrimisht kanë zgjedhë edhe vjehrrën dhe njerëzit më të afërt të bashkëshortit. Kur këto të dyja puqen, atëherë nuk ka arsye që vjehrra përse të mos të bëhet nënë e dytë, ashtu si edhe për vjehrrën nusja t’i bëhet si vajza e saj.

Lexo më shumë...

Nedin Gjoni, një jetë të tërë në shërbim të Atdheut.

Të shkruash për njerëzit si Nedin Gjoni është obligim, kënaqësi e veçantë por edhe nder. Nedini i përket atij brezi, i cili mori përsipër barrën më të rëndë të historisë. Brez i cili bëri luftën e madhe kundër dy ushtrive pushtuese nga më të egrat në botë dhe bashkëpunëtorëve të tyre ballisto-zogistë dhe i solli lirinë e shumëpritur vendit e bashkë me të edhe pavarësinë e rrëmbyer. Po ashtu, këtij brezi i ra barra për rindërtimin e ndërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta, por edhe për të kapërcyer edhe prapambetjen shekullore ku e kishte lënë regjimi satrap i Zogut. Edhe për këto detyra të mëdha këtij brezi iu desh të punojë me përkushtim, sakrifica të mëdha e ndergjegje të pastër, duke i konsideruar si vazhdim i betejës së luftës. Ndaj, ky brez, me të drejtë është quajtur i nderuar e do të nderohet gjithmonë si brezi i artë.

Vellezerit GjoniNedini është bir i Kallaratit të nderuar e me emër në histori dhe i trevës trime të Labërisë, të cilat kanë qenë në ballë të luftës e historisë së vendit, në të gjitha momentet e ngjarjeve të mëdha për liri e pavarësi. Ndaj, Nedini, si bir i kësaj treve dhe si gjithë bijtë e saj, u mbrujt me cilësitë më të mira të trashëguara dhe u frymëzua nga bëmat e ngjarjet historike.

Nedini u lind në vitin 1927 në Kallarat në familjen e varfër të Gjonajve por të nderuar e të njohur për tradita të atdhedashurisë, patriotike, luftarake dhe ato zakonore. Gjyshi e babai, Belul e Çelo Gjoni, kanë qenë pjesëmarrës në çetën e Kallaratit, në Luftën e 1914-ës kundër andartëve grekë dhe në atë të Vlorës në vitin 1920, kundër ushtrisë pushtuese Italiane.

Lexo më shumë...

SI E KAM NJOHUR SIHAT TOZAJN, NGA RIZA PASHO SADIKAJ

Fshati Kallarat në rrethin e Vlorës është një nga fshatrat me tradita patriotike në krahinën e Kurveleshit. Shtrihet në luginën e lumit Shushicë, midis malit të Çipinit dhe malit të Bogonicës. Nga verilindja Kallarati kufizohet me fshatin tim, Bolenën. Si kufitarë që jemi, kemi lidhje të ngushta me njëri-tjetrin, miqësi, krushqi e marrëdhënie pune dhe bashkëjetojmë në harmoni të plotë në atë hapësirë gjeografike ku ndodhen fshatrat tona.. Për rrjedhojë, i njohim mirë edhe njerëzit e figurat e shquara të njëritjetrit.

Sihat Tozaj 1Në këtë shkrim po hedh mendimet e mia se si e kam njohur njërin nga burrat më në zë të Kallaratit, Sihat Xhemil Tozajn, bir i këtij fshati. Sihati kish lindur më 1926 në shpatin e përroit të Gjorme në një familje fshatare fisnike e atdhedashëse në disa breza, duke luftuar me armë në dorë kundër pushtuesve osmanë, grekë e italianë. Në Luftën e Dytë Botërore, kjo familje ishte bazë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që priste e përcillte partizanët, ndërsa djemtë e kësaj familjeje, Sinani e Sihati, hodhën pushkën krahut dhe u rreshtuan në çeta partizane. Sinani, që ishte vëllai i madh i Sihatit, u angazhua qysh në fillim të vitit 1942 në organizatën e rinisë të fshatit, pastaj në çetat partizane të Kurveleshit dhe me krijimin e Brigadës së 6 Sulmuese bëhet efektiv i saj. Edhe Sihati rreshtohet në çetën territoriale “Mumin Selami”të fshatit e pastaj në çetat partizane të Kurveleshit. Në këto formacione Sihati mori pjesë në aksione e luftime të zhvilluara në Kurvelesh, në Mesaplik, Gjorm, Sarandë, Gjirokastër etj, Në 25 prill 1944, ditën e krijimit të Brigadës së 8 Sulmuese në Sheper të Zagorisë, Sihati, së bashku me shumë shokë kallaratas, bolenas, kuçiotë e kurveleshas të tjerë, gjirokastrite, tepelenas etj, rreshtohet në këtë brigadë. Në radhët e saj Sihati mori pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi ajo që nga Pogoni, Girokastra, Përmeti, Delvina e Konispoli në jug dhe në vazhdim, në Berat, Lushnjë e Tiranë dhe pastaj në Mal të Zi e Bosnjën jugore deri në Vishegrad të Jugosllavisë, derisa përfundoi Lufta e Dytë Botërore me kapitullimin e Gjermanisë naziste, më 9 maj 1945. Pas përfundimit me sukses të misionit për të ndjekur këmba-këmbës hordhitë naziste edhe përtej kufirit tonë verior, mision që u kish ngarkuar Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Divizionit të 5-të dhe atij të 6, në të cilin bënte pjesë Brigada e 8, aty nga fundi i vitit 1945 Brigada e 8 u kthye në atdhe.

Lexo më shumë...

Faqja 1 nga 4

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi