100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

MËSUES E ATDHETAR I NDERUAR MEÇAN SELAM QEJVANI, NGA QATIP MARA

Mecan SelamiMeçan Selam Qejvani u lind në Kallaratin midis maleve, aty ku gurgullon uji i kristalt, kaltër, uji i "situr" i Shushicës, sic i thonë vendasit. Që i vogël u tregua i etur për dituri. I mbetur jetim, me shumë mundime filloi shkollën në Vlorë, në vitin 1903. Aty u njoh me Halim Xhelon, me të cilin u bënë miq të ngushtë. Meçani nuk mund ta duronte despotizmin e drejtuesve të shkollës dhe autoriteve osmane në Vlorë, kundër të cilëve u ngrit disa herë dhe u bashkua me protestuesit kundër drejtorisë së shkollës. Për këtë arsye edhe përjashtohet nga shkolla, të cilën mundi ta mbarojë me shumë vështirësi.

Me interesimin e Ismail Qemalit, Meçan Qejvani shkon të studjojë në Korfuz. Në vitin 1911, kur në mallet e Shqipërisë luftonin çetatatdhetare të udhëhequra nga Themistokli Gërmenji, Spiro Bellkameni etj, ai braktisi mësimet, ukthye në atdhe dhe u bashkua me çetat e lirisë.

Kur qeveria e Ismail Qemalit bëri thirrje për të zhdukur prapambetjen shekullor, për të hapur shkolla shqipe, Meçani iu përgjigj menjëherë kësaj thirrje. Ai shkoi n Vranisht dhe hapi shkollën aty. Nxënësit dhe gjithë fshatarët vranishotë e pritën me sghumë ngrohtësi. Ai ishte jo vetëm mësues i pasionuar, po edhe mik i mirë i tyre. Njëkohsisht me punën e mësuesit Meçan Qejvani kryente edhe detyrën e agjitatorit të çështjes kombëtare dhe të propanganduesit të ideve përparimtare.

Në vitin 1914 ai lufton trimërisht, përkrah bashkëfshatarëve, kundër bandave të huaja shoviniste. Të gjitha këto e lidhën më ngushtë mësuesin e ri me fatet e popullit të tij. Me urrejtje e priti Meçan Qejvani pushtimin Italian gjatë e pas Luftës së Parë Botërore. Ai ishte në konflikt të përhershëm me kolegët mësues Italian në shkollë dhe luftonte me guxim e zgjarsi kundër përpjekjeve të pushtuesve për të korruptuar e italianizuar rininë shqiptare. Kur një mësues Italian po u mësonte të rinjve shqiptar këngë italiane, Meçan Qejvani e rrëzoi flamurin e pushtuesit, ngriti lart flamurin tonë kombëtar, dhe me zërin e tij të fuqishëm, ia nisi një kënge trimërie.

Pushtuesit e arrestuan dhe e internuan në Itali. Pas kthimit në atdhe filloi të bashkëpunojë me Halim Xhelon. Tani ai bëhët më i vendosur e i ndërgjegjshëm në luftën për liri e përparim. Ai ishte i pari që mori pjesë në organizatën antiimperialiste "Shtizat e qytetërimit" dhe atë " Mbrojtja shkollore". Mori pjesë jo vetëm si propangandist por edhe luftëtar me pushkë në dorë në Luftën e Vlotës të viti 1920. Mori pjesë aktive në Kongresin Kombëtar të Lushnjës. Rifilloi përsëri mësues në zonën e Vlorës. Shërbeu si mësues në Nartë,Gorrisht,Himarë, Vuno, etj

Pushtimin e atdheut e priti me urrejtje dhe rrënbeu pushën për liri duke luftuar që në ditët e para të agresionit fashist nda vendit tonë. Shtëpia e tij në Kallarat u bë menjëherë një strehë e sigurtë për lufttarët e lirisë. Në shtëpinë e tij u ngrit këshilli nacionalçlirimtar, kryetar i së cilit u zgjodh Meçan Qejvani detyrë të cilën e kreu me ndershmëri duke bashkëpunuar megjithë forcat antifashiste. Punoi edhe si propangandist e agjitator i Lëvizjes Antifashiste Naionalçlirimtare në Kosovë dhe në trojet shqiptare në Maqedoni. Kur u kthye andej, të tre djemtë e vet i gjeti partizanë në formacionet e ndryshme të Ushtrisë Atifashiste Nacionalçlirimtare.

Pas çlirimit mësuesi veteran Meçan Qejvani vazhdoi me devotshmëri detyrën e kryetarit të këshillit popullor deri në fund të jestës së tij në vitin 1958.

Për punën e palodhur në dobi të Atdheut dhe në shërbim të arsimit kombëtar është nderuar me "Urdhërin e Flamurit", me Medaljen "Për shërbime patriotike" dhe me Medaljen e "Çlirimit"

Qatip Mara

MËSUES E ATDHETAR I NDERUAR MEÇAN SELAM QEJVANI, NGA QATIP MARA

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

15 Shtator, 2018

Klodeta Dibra dhe Afërdita Laçaj, dikur kundërshtare në fushën e basketbollit, sot shoqe të denja.

          Brezi i basketbollisteve femra të viteve 1980- 1990, edhe sot pas 28… Lexo më shumë...
09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi