100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

Të tjerët shkruajnë për Kallaratin

SI E KAM NJOHUR SIHAT TOZAJN, NGA RIZA PASHO SADIKAJ

Fshati Kallarat në rrethin e Vlorës është një nga fshatrat me tradita patriotike në krahinën e Kurveleshit. Shtrihet në luginën e lumit Shushicë, midis malit të Çipinit dhe malit të Bogonicës. Nga verilindja Kallarati kufizohet me fshatin tim, Bolenën. Si kufitarë që jemi, kemi lidhje të ngushta me njëri-tjetrin, miqësi, krushqi e marrëdhënie pune dhe bashkëjetojmë në harmoni të plotë në atë hapësirë gjeografike ku ndodhen fshatrat tona.. Për rrjedhojë, i njohim mirë edhe njerëzit e figurat e shquara të njëritjetrit.

Sihat Tozaj 1Në këtë shkrim po hedh mendimet e mia se si e kam njohur njërin nga burrat më në zë të Kallaratit, Sihat Xhemil Tozajn, bir i këtij fshati. Sihati kish lindur më 1926 në shpatin e përroit të Gjorme në një familje fshatare fisnike e atdhedashëse në disa breza, duke luftuar me armë në dorë kundër pushtuesve osmanë, grekë e italianë. Në Luftën e Dytë Botërore, kjo familje ishte bazë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që priste e përcillte partizanët, ndërsa djemtë e kësaj familjeje, Sinani e Sihati, hodhën pushkën krahut dhe u rreshtuan në çeta partizane. Sinani, që ishte vëllai i madh i Sihatit, u angazhua qysh në fillim të vitit 1942 në organizatën e rinisë të fshatit, pastaj në çetat partizane të Kurveleshit dhe me krijimin e Brigadës së 6 Sulmuese bëhet efektiv i saj. Edhe Sihati rreshtohet në çetën territoriale “Mumin Selami”të fshatit e pastaj në çetat partizane të Kurveleshit. Në këto formacione Sihati mori pjesë në aksione e luftime të zhvilluara në Kurvelesh, në Mesaplik, Gjorm, Sarandë, Gjirokastër etj, Në 25 prill 1944, ditën e krijimit të Brigadës së 8 Sulmuese në Sheper të Zagorisë, Sihati, së bashku me shumë shokë kallaratas, bolenas, kuçiotë e kurveleshas të tjerë, gjirokastrite, tepelenas etj, rreshtohet në këtë brigadë. Në radhët e saj Sihati mori pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi ajo që nga Pogoni, Girokastra, Përmeti, Delvina e Konispoli në jug dhe në vazhdim, në Berat, Lushnjë e Tiranë dhe pastaj në Mal të Zi e Bosnjën jugore deri në Vishegrad të Jugosllavisë, derisa përfundoi Lufta e Dytë Botërore me kapitullimin e Gjermanisë naziste, më 9 maj 1945. Pas përfundimit me sukses të misionit për të ndjekur këmba-këmbës hordhitë naziste edhe përtej kufirit tonë verior, mision që u kish ngarkuar Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Divizionit të 5-të dhe atij të 6, në të cilin bënte pjesë Brigada e 8, aty nga fundi i vitit 1945 Brigada e 8 u kthye në atdhe.

Lexo më shumë...

NË KALLARAT, NË FSHATIN RRËZË MALIT ME EMËR PERËNDIE, NGA FATMIR TOÇI


Mali i BogonicesKallarati është fshat që shtrihet në rrjedhjen e sipërme të Lumit të Vlorës, por bën pjesë edhe në krahinën e Kurveleshit të Poshtëm, bashkë me Kuçin, Bolenën, Fterrën dhe Çorrajn. Është
 një qendër banimi shumë e vjetër, por që ka ndërruar disa herë vendndodhjen e tij.

E fundit herë ka ndodhur në vitin 1914, pas luftës me andartët grekë, kur fshati u dogj i tëri; pleqtë, gratë e femijët (mbi 100) u masakruan të gjithe, ndërsa burrat ndodheshin në frontin e luftës kundër grekëve te Ura e Kardhiqit. Kur burrat u kthyen nga lufta, nga dhimbja vendosën që të mos banonin më në trojet e vjetra të lara me gjak rrëzë Malit të Bogonicës (rrjedh nga sllavishtja Bog, Zot, Perëndi) dhe u vendosën poshtë në fushë, buzë lumit të Shushicës, ku ndodhet edhe sot.

kallaratiKallarati është fshat me tradita atdhetare, veçanërisht në kryengritjet kundër reformave të Tanzimatit përkrah Zenel Gjolekës së Kuçit, kundër trupave grekë dhe bandave teë Spiro Milos në fillim të Luftës së Parë Botërore, në Luftën e Vlorës, në Luftën Nacionalçlirimtare etj.

Lexo më shumë...

Mali i Bogonicës dhe Kallarati, përshkrim nga Qatip Mara

24

Mali Bogonicës dhe Kallarati me histori trimërie për Liri, mes gjelbërimit në luginën e Shushicës, vendi i bukur midis formave të larmishme gjeometrike të relivit mes ujit të kristaltë e oksigjenit të bollshëm ku cicërojnë zogjtë e harmonizuar me grugullimën e ujrave në shtratin me zaje të bardha të lumit të Shushicës. Cylat dyjare nisnin meloditë, të harmonizuara aq embël me këmborët e zilet e bagëtive, duke konkuruar këngën e thëllëzve të malit Kallarati është mes maleve që kokën e kanë tek retë, të thepisur e majë mprehtë, që duken si kështjella hijerëndë, ka kodra pa mbarim, me qafa e lugina, nga mali buzëqeshë dëbora e kullotat me gjelbërim nga bari e trëndelina që freskojnë gjakun e frymëmarrjen në mushkri të banorëve Kallaratas, të cilët me mishin e pjekur në hell, qumështin, gjalpin, mjaltin,arrat etj kanë siguruar jetagjtësi e fortësi si malet e labërisë. 

Lexo më shumë...

VETERANI AVDULLA LAZE QEJVANI ALLARATI-VLORË Nga Qatip Mara

  • Editoni
 

Qatip Mar 3

Avdulla Laze Qejvani lindi në fillim të dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të kaluar, në Kallaratin e krahinës së Kurveleshit të Poshtëm, të Labërisë trime simbol i heroizmit në lufrat për Liri e Pavarësi. Nisi belbëzimet e para fëminore në luginën e bukur të Shushicës, e cila me larminë formave gjeomterike të relievit të gjelbëruar ku cicërojnë zërat e harmonizuar të zogjve me meloditë e fyellit të bariut e me gurgullimiën e ujit të kristaltë në shtratin me zaje të bardha të lumit Shushica, i njohur në histori “ Lumi i Vlorës” me krenari fitoresh kundër armiqve të atdheut.

Qysh kur ishte fëmijë duke dëgjuar vargjet e këngës “ .. Ç’u ngren’ , o shokë, ç’u ngrenë / Kallarat, Kuç e Bolenë /Të gjithë trima levenë, / Në lumë e zunë dyfeknë…”/ ai u edukua me ndjenjën e dashurisë për liri, për vendlindjen e atdheun. Kishte mbetur jetim në moshën e fëminisë me vëllan e vogël duke punuar e ndihmuar familjen. Nënë Bukuria, trimëresha labe me të dy djemte e mitur kishte shkuar që të veronte bagëtinë në zonën e bregdetit në fshatin e bukur të Dhërmiut duke pasur miq fisin e dëgjuar Duni. Aty mes mikpritjes bregase të Dhërmiut, Avdulla Laze Qejvani ndihmonte nënë duke kuptuar përgjegjësin e të jetuarit me punë. Mësoi vetëm katër klasë fillore por fitoi kulturë komunikimi duke përvetsuar gjuhën italiane e atë greke. Me punë të përkushtuar zgjeroi kopenë e bagëtive duke arritur mbi 700 krerë bagëti të imta.

Lexo më shumë...

Faqja 2 nga 4

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi