100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

Të tjerët shkruajnë për Kallaratin

PËRSHËNDETJE DHE MIRËNJOHJE, NGA FASLLI KOÇIAJ

24

Kallarat, fshat me vlera

Nga Bolena prit urime,

Ja bën fora si nga hera,

Paçi kurdoherë gëzimë!

Kallarati, një ndër pesë fshatrat e Kurveleshit të Poshtëm, qëndron krenar nga historia, ballëlart nga fisnikëria, i dalluar si fshat i zakonit, i traditave, i bujarisë, i mikëpritjes dhe i atdhetarisë. Lidhjet tona të hershme, midis Bolenës dhe Kallaratit janë tradicionale, zakonore, miqësore dhe të përbashkëta në breza, për liri e pavarësi. Ju adhuroj për kompaktësinë tuaj si fshat, me njerëz me emër, me trima dhe kapetanë të kohërave, me luftëtarç sypatrembur, me heronj dhe dëshmorë, me njerëz artdashës, të kulturës dhe të dijes. Në jetën time njoh dhe respektoj shumë kallaratas të nderuar, si vëllezërit Esat e Bilal Breshanaj, Seit Jonuzaj, Çize Xhaferaj, Besim Jonuzaj, Gafur Shametaj, Bejo Xhaferaj etj, si dhe burrin e nderuar të atij fshati, luftëtarin e brigadave partizane, Sihat Tozaj.

Lexo më shumë...

MËSUES E ATDHETAR I NDERUAR MEÇAN SELAM QEJVANI, NGA QATIP MARA

Mecan SelamiMeçan Selam Qejvani u lind në Kallaratin midis maleve, aty ku gurgullon uji i kristalt, kaltër, uji i "situr" i Shushicës, sic i thonë vendasit. Që i vogël u tregua i etur për dituri. I mbetur jetim, me shumë mundime filloi shkollën në Vlorë, në vitin 1903. Aty u njoh me Halim Xhelon, me të cilin u bënë miq të ngushtë. Meçani nuk mund ta duronte despotizmin e drejtuesve të shkollës dhe autoriteve osmane në Vlorë, kundër të cilëve u ngrit disa herë dhe u bashkua me protestuesit kundër drejtorisë së shkollës. Për këtë arsye edhe përjashtohet nga shkolla, të cilën mundi ta mbarojë me shumë vështirësi.

Lexo më shumë...

Krushqia, nga Namik Selmani

Krushqia i ngjan nganjëherë një kungulli, më thoshte një plak i mençur beratas një ditë. Ti e mbjell farën në një gropë që quhet me gjuhën e bujkut edhe oxhak dhe, hop, hop ia merr frutin mbi dhjetë metra larg. Kur ia merr frytin, as të shkon mendja të shohësh vendin e rrënjës diku mes gjethesh.

E m'u kujtua kjo urtësi popullore tek nisa një bisedë me një plak nga Labëria për një krushqi labe të bërë kushedi sa vjet më parë aq sa është futur në sinorët e rrëfenjës. Nga Kallarati ishte. Sejdua e thoshte me mburrje se ishte nga palca e Labërisë, megjithëse kështu thonë të gjithë lebërit që takon diku në rrugët e Shqipërisë.

Lexo më shumë...

Tregimi i Avdul Dobit, kushtuar dëshmorit Jonuz Galanxhi (Fragment)

Çeta filloi lëvizjen... në tokën e butë shtufore të Kallaratit... Nëpër kodra dukeshin shtëpi të rrënuara e të djegura dhe rrëzë mureve të tyre ndonjë kasolle e ngritur për të banuar... Vëmendjen e partizanëve e tërhoqi një zë gruaje, që vinte nga një majë kodre në të majtë të rrugës. Zëri i saj sa vinte e dëgjohej më mirë dhe fjalët e vajtimit rridhnin në vargje... Kreu i çetës po futej nëpërmjet një gardhi në oborrin e shtëpisë ku rrinte gruaja e veshur me të zeza.

Lexo më shumë...

Faqja 3 nga 4

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi