100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

TRE VELLEZERIT GJONI NGA KALLARATI QE LUFTUAN PER ATDHEUN

Nga Besnik GJONBRATAJ

Është ndër rastet e rralla, ku familja inkuadrohet e tëra në luftë. Tre vëllezërit Gjoni nga Kallarati i Vlorës, Xhemali më i madhi, Tarja e Nedini më i vogli u përfshinë dhe morën pjesë me armë në dorë në luftën nacionalçlirimtare për çlirimin e vendit. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi ata vinin nga një familje e njohur për tradita të atdhedashurisë, patriotike dhe luftarake. Gjyshi i tyre Beluli dhe babai Çelua, ishin pjesëmarrës në çetën e Kallaratit, në luftën e 1914-ës kundër andartëve grekë dhe në atë të Vlorës në vitin 1920, kundër ushtrisë pushtuese italiane.

Tre vëllezërit Gjoni mbetën jetim qysh në moshë të vogël, pasi të dy prindërit u ndanë para kohe nga jeta. Për ta, për pak kohë u përkujdes gjyshja dhe xhaxhai, por edhe ata vdiqën dhe të tre jetimet mbetën fare pa mbështetje. Në këto kushte i mori në kujdestari familja e dajës në fshatin Kuç, ku qëndruan derisa shkuan në luftë. Ata në moshë fare të re u përballën me vështirësitë e shumta të jetës, me varfërinë, skamjen, shfrytëzimin e përgjithshëm që ishte në atë kohë, plus të qenurit jetim ua shtonte edhe më tepër këto vuajtje.

 

Lexo më shumë...

SI E KAM NJOHUR SIHAT TOZAJN, NGA RIZA PASHO SADIKAJ

Fshati Kallarat në rrethin e Vlorës është një nga fshatrat me tradita patriotike në krahinën e Kurveleshit. Shtrihet në luginën e lumit Shushicë, midis malit të Çipinit dhe malit të Bogonicës. Nga verilindja Kallarati kufizohet me fshatin tim, Bolenën. Si kufitarë që jemi, kemi lidhje të ngushta me njëri-tjetrin, miqësi, krushqi e marrëdhënie pune dhe bashkëjetojmë në harmoni të plotë në atë hapësirë gjeografike ku ndodhen fshatrat tona.. Për rrjedhojë, i njohim mirë edhe njerëzit e figurat e shquara të njëritjetrit.

Sihat Tozaj 1Në këtë shkrim po hedh mendimet e mia se si e kam njohur njërin nga burrat më në zë të Kallaratit, Sihat Xhemil Tozajn, bir i këtij fshati. Sihati kish lindur më 1926 në shpatin e përroit të Gjorme në një familje fshatare fisnike e atdhedashëse në disa breza, duke luftuar me armë në dorë kundër pushtuesve osmanë, grekë e italianë. Në Luftën e Dytë Botërore, kjo familje ishte bazë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që priste e përcillte partizanët, ndërsa djemtë e kësaj familjeje, Sinani e Sihati, hodhën pushkën krahut dhe u rreshtuan në çeta partizane. Sinani, që ishte vëllai i madh i Sihatit, u angazhua qysh në fillim të vitit 1942 në organizatën e rinisë të fshatit, pastaj në çetat partizane të Kurveleshit dhe me krijimin e Brigadës së 6 Sulmuese bëhet efektiv i saj. Edhe Sihati rreshtohet në çetën territoriale "Mumin Selami"të fshatit e pastaj në çetat partizane të Kurveleshit. Në këto formacione Sihati mori pjesë në aksione e luftime të zhvilluara në Kurvelesh, në Mesaplik, Gjorm, Sarandë, Gjirokastër etj, Në 25 prill 1944, ditën e krijimit të Brigadës së 8 Sulmuese në Sheper të Zagorisë, Sihati, së bashku me shumë shokë kallaratas, bolenas, kuçiotë e kurveleshas të tjerë, gjirokastrite, tepelenas etj, rreshtohet në këtë brigadë. Në radhët e saj Sihati mori pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi ajo që nga Pogoni, Girokastra, Përmeti, Delvina e Konispoli në jug dhe në vazhdim, në Berat, Lushnjë e Tiranë dhe pastaj në Mal të Zi e Bosnjën jugore deri në Vishegrad të Jugosllavisë, derisa përfundoi Lufta e Dytë Botërore me kapitullimin e Gjermanisë naziste, më 9 maj 1945. Pas përfundimit me sukses të misionit për të ndjekur këmba-këmbës hordhitë naziste edhe përtej kufirit tonë verior, mision që u kish ngarkuar Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Divizionit të 5-të dhe atij të 6, në të cilin bënte pjesë Brigada e 8, aty nga fundi i vitit 1945 Brigada e 8 u kthye në atdhe.

Lexo më shumë...

VETERANI AVDULLA LAZE QEJVANI ALLARATI-VLORË Nga Qatip Mara

  • Editoni
 

Qatip Mar 3Avdulla Laze Qejvani lindi në fillim të dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të kaluar, në Kallaratin e krahinës së Kurveleshit të Poshtëm, të Labërisë trime simbol i heroizmit në lufrat për Liri e Pavarësi. Nisi belbëzimet e para fëminore në luginën e bukur të Shushicës, e cila me larminë formave gjeomterike të relievit të gjelbëruar ku cicërojnë zërat e harmonizuar të zogjve me meloditë e fyellit të bariut e me gurgullimiën e ujit të kristaltë në shtratin me zaje të bardha të lumit Shushica, i njohur në histori “ Lumi i Vlorës” me krenari fitoresh kundër armiqve të atdheut.

Qysh kur ishte fëmijë duke dëgjuar vargjet e këngës “ .. Ç’u ngren’ , o shokë, ç’u ngrenë / Kallarat, Kuç e Bolenë /Të gjithë trima levenë, / Në lumë e zunë dyfeknë…”/ ai u edukua me ndjenjën e dashurisë për liri, për vendlindjen e atdheun. Kishte mbetur jetim në moshën e fëminisë me vëllan e vogël duke punuar e ndihmuar familjen. Nënë Bukuria, trimëresha labe me të dy djemte e mitur kishte shkuar që të veronte bagëtinë në zonën e bregdetit në fshatin e bukur të Dhërmiut duke pasur miq fisin e dëgjuar Duni. Aty mes mikpritjes bregase të Dhërmiut, Avdulla Laze Qejvani ndihmonte nënë duke kuptuar përgjegjësin e të jetuarit me punë. Mësoi vetëm katër klasë fillore por fitoi kulturë komunikimi duke përvetsuar gjuhën italiane e atë greke. Me punë të përkushtuar zgjeroi kopenë e bagëtive duke arritur mbi 700 krerë bagëti të imta.

Lexo më shumë...

MIRËNJOHJE NJERËZVE TË MIRË TË KALLARATIT

-Me rastin e 84-vjetorit  ndarjes nga jeta  Ramadan Rjepajt-

Fshati ynë gjithmonë ka qenë i njohur për njerëz të mirë ndër breza. Në përgjithësi, burrat e këtij fshati, por edhe gratë, me mençurinë e urtësinë e tyre, me veprat e punën, me qëndrimin atdhetar dhe trimëritë e tyre, duke punuar e luftuar për fshatin e atdheun e duke i qëndruar afër atij në çdo rrethanë, kanë mbetur të nderuar që meritojnë mirënjohje nga brezat pasardhës. Një nga këta njerëz ishte edhe Ramadan Mehmet Rjepaj, për të cilin kushdo që e pat njohur, thotë: “Ishte burrë i mirë”. Lexo më shumë...

Duze Barjami, gruaja labe, që u përball me Enver Hoxhën, shkruar ne gazeten Telegraf nga Zenepe LUKA


Kush është nëna e heronjve, deputetja e tre legjislaturave, që punoi për Vlorën dhe gruan shqiptare

Mbushi plot një gjysmë shekulli që është ndarë nga jeta, deputetja e tre legjislaturave, që ndërroi jetë në fund të legjislaturës së tretë, në gjysmën e vitit 1961. Heroika e saj u përkujtua me botimin e një libri titulluar “Nënë Duzja”. Duze Barjami është njëra prej grave të shquara labe, që vjen si legjendë e Lumit të Vlorës dhe merr përmasa kombëtare. Gruaja trime, luftëtarja, nëna e Heroit të Topanasë, pjesëmarrëse në Kongresin Antifashist të Grave në Berat, gruaja e parë deputete fill pas çlirimit, është e gjallë në kujtesën e njerëzve, që e kanë njohur, por e harruar nga kujtesa e shtetit. Vlerat dhe virtytet e saj, flitet nëpër vatrat familjare të Bolenës, Kallaratit, përgjatë Lumit të Vlorës, por edhe në qytet dhe më gjerë.
Lexo më shumë...

Faqja 1 nga 6

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi