100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

Pak nga jeta e Fein Çelo Strati (1895–1961).

Lindi në Kallarat më 1895, në një familje me ndjenja patriotike. E ëma, Dudë Strataj, ishte një grua trime, që më 1919, së bashku me fshatarë të tjerë ngriti flamurin kombëtar në shkollën e fshatit dhe për këtë u arrestua dhe u dërgua në burgun e Vlorës, ku u mbajt 6 muaj.

Që në rininë e hershme, Feini u rrit me armë në krah, duke u bërë shpejt i njohur në krahinë si mbrojtës i zakonit. Në korrik 1914 merr pjesë në rezistencën e kallaratasve kundër një fuqie andartësh grekë që sulmuan fshatin dhe dallohet si një nga luftëtarët më të zotë. Më 1920, në Luftën e Vlorës kundër pushtuesve italianë, për përvojën luftarake që kishte, zgjidhet si komandant i çetës së Kallaratit, e cila luftoi në Vreshtat e Mëdha. Ai u shqua për trimëri e zotësi në drejtimin e luftimeve, sidomos më 19 qershor, duke thyer sulmin e forcave italiane në sektorin e qendrës.

Ago Agaj, në librin e tij "Lufta e Vlorës", duke përshkruar luftimet e kësaj dite, fitoren kundër italianëve në grykën e Kallafetit ia kushton Feinit, të cilin e quan "dhelpra e Kallaratit", pasi, si luftëtar i sprovuar që ishte, e shfrytëzoi me zgjuarsi situatën e krijuar nga sulmi i papritur dhe vërshimi i armikut tatëpjetë grykës. Duke e kuptuar se armiku po futej në një grackë nga ku nuk mund të dilte dot, ai, me shpejtësi e gjakftohtësi, i rregulloi shokët në mënyrë të tillë që të mos i linte armikut shteg për tërheqje. Rrëzjotët bënë dhe ata të njëjtën manovër dhe pas kësaj kundër armikut të futur në çark nisi nga të dyja anët një zjarr i fuqishëm. Nga ky zjarr tërë fuqia e arditëve në grykë të Kallafetit u asgjësua krejtësisht (A. Shero, Lufta e Vlorës, f. 213).

Gjatë Luftës Antifashiste, megjithëse në moshë të madhe, u rreshtua ndër të parët në çetën e Kurveleshit dhe pastaj në çetën "Hajredin Tremishti", duke marrë pjesë në disa luftime të saj, si në sulmin mbi nënprefekturën e Kurveleshit në Gusmar etj. Por për shkak të një ngjarjeje banale ndaj tij, u detyrua të largohej zemërthyer nga çeta. Më pas, u hodh në formacionet luftarake të Ballit Kombëtar. Pas Luftës, u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm, që më pas iu kthye në 20 vjet burg, pasi e shoqja, Ilmua, mblodhi në fshatrat e Lumit të Vlorës shumë deklarata për ndihmën që ky burrë fisnik e patriot u kishte dhënë shumë antifashistëve, duke i shpëtuar nga burgosjet dhe internimet në kampet naziste të përqendrimit. Pas lirimit nga burgu, nuk jetoi gjatë. Ai mbylli sytë në fshatin e lindjes më 1961.

Marre nga Libri "Enciklopedia e Kurveleshit"

Pak nga jeta e Fein Çelo Strati (1895–1961).

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi