100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

NJERIU QË LUFTOI E PUNOI PËR ATDHEUN, nga Nedin Gjoni

  -Me rastin e 5-vjetorit të ndarjes nga jeta të Hamit Qejvanajt-

Vitet shkojnë shpejt, pa u kuptuar, sepse vetë jeta është e ngarkuar me probleme nga më të ndryshme. Kështu që, kur në biseda kujtohen shokët e ndarë nga jeta, nuk na besohet. Habitemi, si ka mundësi që vitet kaluan kaq shpejt! Harrojmë që ato rrjedhin si ujët e lumit.

Shkrime të kësaj natyre mbase ndokujt i duken të parëndësishme, por për njerëzit e afërt, shokët e miqtë kanë shumë vlera, sepse edhe brezat që do vijnë do kenë interes për të njohur të kaluarën e njerëzve që kanë luftuar e punuar për liri, pavarësi, ndërtim e mbrojtje të atdheut.

Lexo më shumë...

DUKE KUJTUAR SAMI KARABOLLIN

-Me rastin  e 1 vjetorit të vdekjes-


Nuk i besohet askujt se afërsisht një vit më parë pushoi së rrahuri zemra e njërit  prej bashkëfshatarëve tanë më të nderuar, Sami Karabollit. Nuk e besojnë këtë familja e tij, bashkëshortja Drita dhe vajza Entela, por nuk e beson as edhe një kallaratas dhe çdo kush që e njohu dhe punoi me të në vende të ndryshme. Samiu ishte një intelektual tek i cili jeta kishte ndërthurur tiparet më të mira të një njeriu. Spikatën tek ai cilësi të tilla që rrallë se mund ti gjesh tek çdo njeri. Ai ishte dhe mbeti një njeri i dashur i komunikueshëm, i zgjuar, punëtor,  me marrëdhënie të shkëlqyera me njerëzit e çdo kategorie dhe një familjar i përsosur. Ai u nda nga jeta në kohen më të mirë që mund ta shijonte atë akoma.  Ai ishte me plot gojën një familjar, shok, ushtarak dhe mësues i devotshëm.

Lexo më shumë...

DUKE KUJTUAR RAZIP GOLLOSHIN

-Me rastin e 1 vjetorit të vdekjes-

Razip Nelo  Golloshaj ishte një  prej atyre kallaratasve që për vendlindjen e tij kishte shumë dashuri dhe gjatë gjithës jetës së tij u mundua të shkruajë, të shpalosë e të kontribuojë  vlerat më të mira për Kallaratin dhe kallaratasit. Po bëhet gati një vit që ai i mungon familjes, por edhe neve kallaratasve, pasi më 13 Dhjetor 2010,  pas një sëmundje të rëndë ai u nda para kohe nga jeta.

Razipi lindi në Kallarat të Vlorës më 13 Qershor 1938 në një familje të varfër ekonomikisht, por e pasur me ndjenja atdhedashurie e arsimdashëse.

Lexo më shumë...

SALO REXHEP MATAJ BIR I NDERUAR I KALLARATIT, nga Enver Golloshaj

Salo MatajMë 6 maj 2007 u mbushën 5 vjet që Familjes Mataj i mungon Salua, por edhe neve bashkëmoshatarëve të tij na mungon ky burrë i nderuar i Kallaratit, ashtu siç i mungon gjithë fshatit. Meqë ne vërsnikët e tij rrojmë dhe e kujtojmë, themi se na iku para kohe. Në përgjithësi këto raste njerëzit i shpjegojnë me një “kështu e kish të shkruar”, duke ia faturuar Zotit. Po për mua nuk është kështu se vdekja e ka një shkak dhe shkaku vetëm në raste të veçanta nuk dihet. Rasti i Salos, për mendimin tim e ka një shkak dhe unë do ta shkruaj në këtë shkrim përkujtimor.

Lexo më shumë...

DETARI NGA KALLARATI, nga Seit Jonuzi

Seit JonuzajI vendosur në luginën e lumit Shushicë, larg detit dhe i rrethuar nga male të larta, ku Bogonica me Valet e Gjonthanasin nuk e lënë të ketë lidhje me detin e as ta shikojë atë, kjo gjë nuk ka qenë pengesë që nga Kallarati, krahas kuadrove e specialistëve të fushave të tjera të ketë të tillë edhe për detarinë. I pari djalë i fshatit tonë që u bë detar, duke u specializuar jashtë shtetit për detari ushtarake pas çlirimit të vendit nga pushtuesit e huaj nazifashistë, ishte Selam Meçan Qejvanaj.

Pas tij u shkollua dhe u kualifikua në akademitë detare ushtarake më në zë jashtë shtetit autori i këtij shkrimi. Më vonë kreu studimet detare në vendin tonë dhe u bë një anijedrejtues me emër i Flotës tregtare Vladimir Ramadan Rjepaj dhe po kështu më vonë edhe Vladimir Kasëm Demiraj e të tjerë sot apo edhe në të ardhmen.

Lexo më shumë...

Faqja 3 nga 6

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi