100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

Çeta e Kallaratit në Luftën e Vlorës.

 Formacion luftarak vullnetar popullor i fshatit Kallarat. Përbëhej nga 57 luftëtarë me komandant Feim Çeli Strati (shih). Në ditët e para të Luftës së Vlorës ishte në rezervë dhe nuk mori pjesë. U aktivizua në mësymjen e përgjithshme të forcave kryengritëse më 11 qershor 1920. Çeta e Kallaratit, në bashkëveprim me forcat e Dukatit, Gumenicës, Bolenës, Kaninës dhe Rrëzës, veproi në sektorin Uji i Ftohët-Kaninë.

Lexo më shumë...

Çeta e Kallaratit kundër andartëve grekë (1912-1914).

Formacion luftarak popullor i fshatit Kallarat. U krijua me zbarikimin e forcave greke me Spiro Milon në krye (shih) më 8 dhjetor 1912 me bij të Kallaratit, që gjendeshin në Himarë duke i pritur ata me armë. Andartët kapën dhe internuan 5 kallaratas në Korfuz, prej të cilëve shpëtoi vetëm njeri.

Lexo më shumë...

Çeta e Kallaratit në Luftën e Lëkurësit (1878).

Formacion luftarak vullnetar i fshatit Kallarat. Çeta përbëhej nga 26 luftëtarë kallaratas nën komandën e Hodo Kalem Shakaj dhe udhëheqësit shpirtëror Sinan Lame Petanit. Morën pjesë në mësymjen e forcave të Kurveleshit të 9 shkurtit 1878, të drejtuara nga Myslim Gjoleka (shih) kundër forcave greke të zbarkuara nga Korfuzi e zbrapsjen e tyre në fushën e Vrinës dhe pushtimin e Kalasë së Lëkurësit. Çeta e Kallaratit, bashkë me atë të Kuçit e të Bolenës morën pjesë edhe në luftimet mbi kala. Në luftime mbetën të vrarë dy luftëtarë, Balil Xhaferi dhe Dalan Qejvani, si dhe pati shumë të plagosur. (Xh. Ç.)

Marre nga Libri "Enciklopedia e Kurveleshit"

DESHMI PER 7 PRILLIN 1939

Shkas për këtë shkrim u be njohja nëpërmjet faqeve të interrnetit me një shkrim të titulluar "Dëshmi për 7 Prillin 1939 " shkruar nga Dashnor Kaloçi e botuar në një nga gazetat e diasporës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai,nëpërmjet dëshmive të disa veteranëve vlonjatë pjesëmarrës në qëndresën ndaj italianëve në Vlorë më 7 Prill1939 , hedh dritë mbi një figurë, ndoshta deri tani të lënë në harresë , e pikërisht për kapiten Gafurr Jegenin me origjinë nga Dibra e Madhe.Sipas këtij autori, Gafurri së bashku me shumë atdhetarë të tjerë vlonjatë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin e kësaj qëndrese në Vlorë , qëndresë , e cila u organizua edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë si në Durrës, Porto-Romano, Shëngjin, Ura e Baçallëkut, Shkodër e Sarandë. Por, gjithëmonë sipas autorit, kjo figurë historike është lënë në harresë për arsye politike.Në vitin 1951 ai akuzohet për implikim në incidentin e ambasadës Sovjetike në Tiranë dhe pushkatohet.

Lexo më shumë...

KONTRIBUTI I GRAVE TË KALLARATIT PËR ÇLIRIMIN E RINDËRTIMIN E VENDIT, NGA SULLTANA GJONBRATAJ

Ne te gjitha kohet grata kallaratase si gra labe e kurveleshase që janë, kanë qenë përkrah burrave të këtij fshati në punë e në luftë. Ato kanë përballuar me guxim, jo vetëm punët e shumta shtëpiake e mirërritjen e fëmijëve, kanë qenë edhe bujkesha e baresha të shkathëta, të shatit e të kërrabës, por edhe të pushkës për mbrojtjen e çlirimin e trojeve të fshatit e të vendit. Kanë qenë të zonja në punë dhe trime në luftë. Këtë e thonë edhe rapsodët popullorë të kohës në vargjet e tyre të njohura:

Lexo më shumë...

Faqja 5 nga 6

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi