100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

Prejardhja e Kallaratit

CILI ËSHTË MENDIMI JUAJ PER ORIGJINËN E KALLARATIT?

Debat i hapur nga Redaksia e gazetës "Kallarati"

Prejardhja e emrit Kallarat dhe shpërngulja e tij nga Kunjova.

Lidhur me prejardhjen e emrit Kallarat dhe historinë e shpërnguljes së fshatit tonë nga Kunjova në Pilingri, në këmbët e malit të Bogonicës, dokumente të shkruara nuk kemi. Kemi vetëm legjenda e gojëdhëna. Është e kuptueshme që

Lexo më shumë...

“Një variant mbi origjinën e emrit Kallarat”, nga Gafur Shameti

GafurShameti-1 1Mbi origjinën e emrit të fshatit tonë "Kallarat" deri më sot ekzistojnë disa variante, por më të lakueshmit janë dy:

Varianti i parë jepet në Enciklopedinë e Kurveleshit, ku thuhet se emri "Kallarat" rrjedh nga një emër njeriu Kallojer që quhen disa larva bretkosash, duke u shndërruar në Kallojerat e pastaj në Kallarat.

Për mendimin tim, ky variant nuk është bindës për arsye se terreni ku është ndërtuar fshati, si në Kunjovë, ashtu edhe në Pilingri, është kodrinoro-malor ku nuk mund të ekzistojnë moçale për strehimin e bretkockave.

Në një variant tjetër[ thuhet se emri "Kallarat" rrjedh nga greqishtja "Kallagjerat" që shqiptohet "Pleq të mirë". Kallarati vërtet ka pasur pleq të mirë, të cilët merreshin edhe nga fshatrat finje për të gjykuar me kompetencë konflikte apo probleme që ndodhnin në këto fshatra. Por përsëri edhe ky variant, që në krahasim me të parin është më i qëndrueshëm, është jo shumë bindës.

Lexo më shumë...

ÇFARË KAM DËGJUAR PËR SHPËRNGULJEN E KALLARATIT, nga Besim Jonuzaj

Besim JonuziNë përgjigje të rubrikës "Cili është mendimi juaj?", unë nga tregimet e të parëve, të ardhura nga brezi në brez, di që fshati ynë,Kallarati, ka qenë i vendosur në Kunjovë dhe kufizohej nga jug-perëndimi me Kuçin, nga lindja me Rexhinin, Nivicën e Gusmarin,

nga veri-lindja me Bolenën dhe nga veri-perëndimi me Vranishtin, kurse nga perëndimi Kallarati kufizohej me Vunoin, Himarën e Pilurin. Këto kufizime të shtrirjes së tij tregojnë se fshati ynë i atëhershëm ka pasur një territor të gjerë. Gojëdhënat thonë se ka qenë fshat i madh me shumë shtëpi e shumë xhami. Por kjo e fundit nuk qëndron se populli në atë kohë ka qenë i krishter, katolik dhe ka pasur kisha, jo xhami.

 

Lexo më shumë...

Rreth prejardhjes së emrit Kallartat, nga Prof. Dr. Rami Memushaj

RamiMemushajShpjegimi i prejardhjes së emrave të vendeve është një temë shumë tërheqëse. Një temë të tillë ka hapur edhe gazeta "Kallarati", e cila u bën thirrje bashkëfshatarëve të shfaqin mendimet e tyre për këtë çështje.

Pikërisht, në këtë shkrim synojmë të bëjmë etimologjinë e emrit Kallarat. Shpjegimi i prejardhjes së këtij emir më ka tërhequr prej kohësh. Para meje, studiuesi çorrjot Ali Dhrimo në një punim të tij për toponiminë e Kurveleshit thotë se "ky toponim është i gurrës vendëse dhe është formuar nga apelativi i gurrës greke kaλόγερος 'murg' dhe prapashtesa me origjinë ilire -at". Duke u pajtuar në thelb me këtë shpjegim, në librin "Histori e Kurveleshit" kam sjellë në mbështetje të tij dëshmi nga dokumente të shkruara, por edhe emra vendesh e njerëzish të mbledhur në Kurvelesh dhe në regjistrat e kishës së Shën Mitrit në Horën e Arbëreshëve, në Sicili.

Lexo më shumë...

Faqja 1 nga 2

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi