100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

ÇFARË KAM DËGJUAR PËR SHPËRNGULJEN E KALLARATIT, nga Besim Jonuzaj

Besim JonuziNë përgjigje të rubrikës "Cili është mendimi juaj?", unë nga tregimet e të parëve, të ardhura nga brezi në brez, di që fshati ynë,Kallarati, ka qenë i vendosur në Kunjovë dhe kufizohej nga jug-perëndimi me Kuçin, nga lindja me Rexhinin, Nivicën e Gusmarin,

nga veri-lindja me Bolenën dhe nga veri-perëndimi me Vranishtin, kurse nga perëndimi Kallarati kufizohej me Vunoin, Himarën e Pilurin. Këto kufizime të shtrirjes së tij tregojnë se fshati ynë i atëhershëm ka pasur një territor të gjerë. Gojëdhënat thonë se ka qenë fshat i madh me shumë shtëpi e shumë xhami. Por kjo e fundit nuk qëndron se populli në atë kohë ka qenë i krishter, katolik dhe ka pasur kisha, jo xhami.

 

Përsa i përket shpërnguljes së Kallaratit nga Kunjova dhe vendosjes në rrëzë të Bogonicës, në vendin e quajtur Pilingri, nga ç'kam dëgjuar nga të moshuarit, unë e di kështu: Pas kolerës që e dëmtoi rëndë fshatin dhe që e detyroi ta linte Kunjovën e të vendosej në një vend tjetër, janë hedhur në rrëzë të malit të Bogonicës për të parë vendin se ku mund ta ngrinin fshatin e ri, Gjik Toja, Pëllumb Toja e Mërtir Toja. Këta ishin të armatosur me armë të asaj kohe. Kur mbërritën atje, pane një dre dhe e vranë. Aty te vendi me lisa që fillonte nga harca e fshatit e deri tek pylli me bredha e pisha, në krah të majtë të lisares që kalon lart ndodhej një kodër-varr dhe në mes të tyre (varreve) ishte ngritur një kishë. Në të jetonte një prift me gruan e tij që kishin dhe një kopësht perreth kishës. Kur dëgjoi krismën e armës me të cilën vranë drerin kallaratasit e ardhur nga Kunjova, prifti i befasuar e i trembur u largua me nxitim nga frika. Gojëdhënat thonë se prifti në ato çaste ishte duke shtypur një hudhër në kupë, por e la kupën mbi lagjen dhe iku. Prandaj ka mbetur shprehja "E la si prifti kupën mbi lagjen". Unë mendoj se ky vend, Pilingria, ka qenë i banuar, për arsye se pa banorë nuk mund të kishte kishë dhe as varre. Për sa i përket emrit Pilingri, u takon gjuhëtarëve e historianëve që të hulumtojnë se çfarë rrënje gjuhësore ka, se gjatë shekujve 10-13 vendi është shkelur nga venecianët, sllavët etj. dhe mund ta ketë prejardhjen nga gjuhët e tyre. Banorët e asaj treve si në Nikolagj, Argjimare, rrëza e malit, Gjoçal, Gjokusht etj, kanë pasur stanet e disa fiseve.

Territori i fshatit, pavarësisht se qëndrën e ka pasur në Kunjovë, ka qënë i shtrirë me punë e mall nga mali i sotëm i Bolenës e deri kufi me Vranishtin dhe nga vargmali i Bogonicës deri në bregdet.

Kjo sipërfaqe ka qënë e populluar, ka pasur stane e blegtori dhe fusha të punuara, por pa ujë. Në kohën e venecianëve është bërë kanali ujitës nga Nikgjoni i Kuçit e deri në Ubav e Fierë, duke kaluar në tre urëkanale (kalama) me harqe: në përroin e Cergëzës, në Nako të Qejvanajve e në Qafë të Boderit. Po në atë periudhë është bërë edhe kanali nga fundi i Dushkut e deri në Kurpicë. Këto kanale vinin në lëvizje mullirin në Qafë të Boderit dhe mullirin e Lëmplakut të ndërtuar më vonë. Është ndërtuar pastaj edhe një mulli në Basha e një në Morrez. Mulliri i Boderit nuk pati jetëgjatësi për shkak të thellimit e zgjerimit të lumit në marrje të ujit, prishej e nuk mirëmbahej dot. Për kohën pas vendosjes së fshatit tonë në rrëzë të Bogonicës,dmth, në Pilingri unë kam dëgjuar edhe tregimin e mëposhtëm.

Ariu në malin e Kallaratit

Flitet për periudhën që Kallarati jetonte në fshatin e vjetër, të djegur më 1914 nga bandat shoviniste greke. Thuhej se lëvizja nga fshati bëhej në dy drejtime: nga shtëpia për në fushë, ku ishin tokat për të punuar dhe nga shtëpia për në mal, ku kishin stanet e bagëtitë. Madje në fshat nuk bagëti. Ato gjatë gjithë kohës i mbanin jashtë tij, më shumë në male e më pak në rrëza, si në Nikolagj, Qafat e Zeza, Shpella e Qilarit, Argjimare, Qafa e Konit, Guri i Lagjes, Qafat e Gjonlagje, Gropat e Llane, Varjesht, Qafa e Lekës etj. Në fshat nuk mbahej bagëtia se nuk kishte ujë për të përpunuar bulmetin dhe për të pirë bagëtia. Rrugën nga fshati në male e bënin grate e reja për të sjellë bulmet në shtëpi. Tregonin se në ato kohëra mali ishte i veshur me pyje drujsh fletëgjerë dhe halorë nga rrëzat e deri në majë të malit. Mbizotëronte dushku mëllëza, shkoza, panja, dhe shkure të ndryshme. Mbi këtë pyllëzim vazhdonte kurora e pishës dhe e bredhit. Pylli gjethegjërë shtrihej nga rrëza deri në shullëre të Harizit, në qafa deri te tenda e Skëndo Lleshit. Të dy Valet ishin të veshur me panja e mëllëza të mëdha. Në lindje të tyre shtrihet Gjonthanasi me lugina të bukura të mbushura me pyje e kullota. Këta pyje kanë arritur deri te brezi ynë. Tej shpellës së Sumakut, afër Lugut të Panjës, është Vëra e Ariut dhe disa të tilla të tjera dhe disa guva të vigla. Në Vërën e Ariut jetonte një ari, bashkë me bagëtitë dhe njerëzit. Shkonte ariu të pinte ujë në Val dhe qentë nuk e hanin. Një here vinte një grua nga shtëpia për në mal dhe në trastë kishte një lëkurë dhe ndonjë gosti për çobanët. Ariut atë ditë i kishte hyrë një gjemb në njërën nga këmbët e para që arinjtë e përdorin edhe si dorë. Ariu e pa gruan që po kalont dhe e ndoqi me vrap e ia arriti, Gruaja ndaloi dhe e frikësuar i thotë: çke more melun? Ai me shënja i ankohet, duke i treguar këmbën që kishte çpuar. Ajo hoqi gjilpërën nga xhupi dhe ia nxorri gjembin. Ariu, në mes të pyllit të Simakut kishte pare një bletë në një lis. Me gurë e rrëzon lisin, i kërkoi gruas lëkurën që kish në trastë dhe ia mbushi me mjaltë në shënjë falënderimi për ndihmën që i dha. Mjaltin që mbeti nisi ta kullufiste vetë, pasi shkundte bletët. E shoqëroi gruan deri në qafë të Valit. Sipas tregimit, gruaja ishte Zonjë Bushaj, bijë nga fisi i Hitajve, e motra e Novruz Hitajt dhe halla e Sinan Hitajt.

Flitej se barinjtë i lëshonin bagëtitë se i ruante ariu nga ujku. Por më vonë ky ari u egërsua, duke u bërë shumë agresiv, sa që i trembte dhe i hante bagëtitë, ndësa rruga u bë e frikshme për njerëzit kalimtarë se i qëllonte me gurë. Prandaj pleqësia e fshatit vendosi të caktonte një djalë trim që ta vriste. Dhe u caktua Ramadan Hoxha. Ky iu afrua strofkës së ariut dhe i thirri: Dil more bythëlesh! Ariu doli i egërsuar, ndërsa Ramadani me armën e kohës që kishte e vuri në shënjë dhe e goditi. Ariu u rrukullis përgjatë Dërrasës së Fejze me një lartësi mbi 500 m. dhe kështu u mbyll historia me ariun.

ÇFARË KAM DËGJUAR PËR SHPËRNGULJEN E KALLARATIT, nga Besim Jonuzaj

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi