100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

Prejardhja e Kallaratit

CILI ËSHTË MENDIMI JUAJ PER ORIGJINËN E KALLARATIT?

Debat i hapur nga Redaksia e gazetës "Kallarati"

Prejardhja e emrit Kallarat dhe shpërngulja e tij nga Kunjova.

Lidhur me prejardhjen e emrit Kallarat dhe historinë e shpërnguljes së fshatit tonë nga Kunjova në Pilingri, në këmbët e malit të Bogonicës, dokumente të shkruara nuk kemi. Kemi vetëm legjenda e gojëdhëna. Është e kuptueshme që

gojëdhënat e legjendat, duke kaluar nga goja në gojë e nga brezi në brez, gjatë rrugës derisa arritën në ditët tona kanë pësuar shtrembërime, zbukurime apo teprime. Për faktin që gojëdhënat që lidhen me Kallaratin i tregojnë njerëz të ndryshëm, dalin edhe variante të ndryshme, sepse varet se nga kush i ka dëgjuar ai që i tregon dhe se sa i ka mbajtur mend.

Nga gojëdhënat dhe vargjet e këngës "Në Kunjovë e për veri..." që kanë ardhur deri në ditët tona del e qartë se fshati ynë ka qenë i madh, ndoshta më i madhi ndër fshatrat e tjera të krahinës dhe se shkaku kryesor i shpërnguljes nga Kunjova ka qenë epidemia e rëndë e kolerës, por edhe grindjet e konfliktet me fshatrat kufitare nuk do kenë munguar. Ndërsa të bien në sy në to edhe pasaktësi, siç është p.sh. te kënga "Në Kunjovë e për veri...", vargu "Me shtatë-tetë xhami", kur dihet se në ato kohëra Kallarati dhe gjithë krahina kanë qenë të krishterë dhe nuk mund të kishte xhami, por kisha.

Por edhe për vendosjen e një pjese të kallaratasve të shpërngulur në Pilingri versionet janë të ndryshëm. Të ndryshëm janë edhe mendimet e hipotezat për prejardhjen e emrit Kallarat.

Prandaj menduam që për këto çështje të hapim në gazetën tonë rubrikën "Cili është mendimi juaj?"

Për këtë rubrikë ftojmë kallaratasit që dinë legjenda e histori që kanë dëgjuar nga të parët e tyre apo nga pleq të fshatit, sidomos intelektualët studiues e hulumtues për historikun e lashtë të fshatit tonë, të na dërgojnë mendimet dhe variantet e tyre për emrin Kallarat, për shpërnguljen nga Kunjova, për Pilingrinë nëse ishte fshat apo nuk ishte, nëse gjetën shtëpi aty, apo i ndërtuan kallaratasit etj. Brezat e moshuar kanë ikur e po ikin dhe bashkë me ta po ikin dhe kujtimet e tyre lidhur me lashtësinë e fshatit, prandaj të shpëtojmë çfarë ka mbetur.

Ne do i botojmë mendimet herë pas here në rubrikën e mësipërme. Në fund, në bazë të varianteve e mendimeve të ndryshme, mendohet të bëhet një shkrim përmbyllës për variantin më të besueshëm që të mund të merret për bazë e të përfshihet në historikun e fshatit.

Po e hapim këtë rubrikë me shkrimin e Z. Gafur Shametaj me variantin e tij për sa më sipër.

Prejardhja e Kallaratit

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi