100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

LE TË VAZHDOJË RRAHJA E MENDIMEVE, NGA SEIT JONUZAJ

 
Seit JonuzajRubrikën “Cili është mendimi juaj” për të diskutuar prejardhjen e emrit “Kallarat” të fshatit tonë e hapëm me qëllim të hedhjes sa të jetë e mundur dritë mbi etimologjinë e këtij emri. Dhe më mirë dritë në këtë çështje mund të hedhin me mendimet e tyre ata intelektualë kallaratas që kanë formimin e duhur gjuhësor e historik. Me rrahjen e mendimeve jo kuturu, por mbi baza shkencore e studimore, do të arrihet në një përfundim që, siç thotë z. Gafur Shameti në shkrimin e tijreplikë, të na çojë ose të na përafrojë tek burimi më i mundshëm. Kjo arrihet përmes debatit me argumentime e kundërargumentime të bazuara. Vetëm kështu mund të shkohet drejt të vërtetës. Është logjike që përparësi në këto diskutime t’i jepet argumentimit gjuhësor, fi lologjik, pa shpërfi llur mendimet e tjera për aq sa mund të qëndrojnë.
Lexo më shumë...

SHËNIME HISTORIKE PËR LASHTËSINË E KALLARATIT, nga Seit JONUZAJ

Seit JonuzajNë vazhdim të rubrikës që çelëm para një viti: “Cili është mendimi juaj për prejardhjen e emrit Kallarat dhe shpërnguljen e tij nga Kunjova”, nga një fl etore shënimesh të thjeshtë e të zverdhur nga koha me ngjarje e data historike, jo vetëm për Kallaratin por edhe më gjerë, që më ka lënë hulumtuesi I zellshëm dhe krijuesi (rapsodi) inteligjent, i ndjeri Hasan Shamo Meçaj, kam shkëputur e po i hedh këtu poshtë disa shënime që i përkasin Kallaratit të hershëm. Megjithëse autori i këtyre shënimeve, kur flet për  shpërnguljen e fshatit nga Kunjova pas shpërthimit të epidemisë së kolerës, nuk e përmend që një nga fiset e kallaratasve u vendos në Pilingri,d.m.th. në rrëzë të Bogonicës, por kjo vetëkuptohet që pikërisht në të njëjtën kohë (rreth vitit 1347 që shënon ai) me largimin e fi seve të tjera nëpër fshatra të bregdetit apo në ishujt e detit Jon përballë, janë hedhur në Pilingri edhe të parët e fshatit të tonë të sotshëm, ata që nga gojëdhëna njihen me emtat: Pullum Toja, Gjin Toja e Mërtir Toja.

Lexo më shumë...

Rreth prejardhjes së emrit Kallartat, nga Prof. Dr. Rami Memushaj

 

RamiMemushajShpjegimi i prejardhjes së emrave të vendeve është një temë shumë tërheqëse. Një temë të tillë ka hapur edhe gazeta “Kallarati”, e cila u bën thirrje bashkëfshatarëve të shfaqin mendimet e tyre për këtë çështje.

Pikërisht, në këtë shkrim synojmë të bëjmë etimologjinë e emrit Kallarat. Shpjegimi i prejardhjes së këtij emir më ka tërhequr prej kohësh. Para meje, studiuesi çorrjot Ali Dhrimo në një punim të tij për toponiminë e Kurveleshit thotë se “ky toponim është i gurrës vendëse dhe është formuar nga apelativi i gurrës greke kaλόγερος ‘murg’ dhe prapashtesa me origjinë ilire -at”. Duke u pajtuar në thelb me këtë shpjegim, në librin “Histori e Kurveleshit” kam sjellë në mbështetje të tij dëshmi nga dokumente të shkruara, por edhe emra vendesh e njerëzish të mbledhur në Kurvelesh dhe në regjistrat e kishës së Shën Mitrit në Horën e Arbëreshëve, në Sicili.

Lexo më shumë...

Në vend të debatit për emrin e fshatit, nga Gafur Shameti

 

Gafur Shametaj

LETËR BASHKËFSHATARIT RAMI MEMUSHAJ

I nderuar Rami!

Të uroj shëndet ty dhe familjes tënde!

Lexova para pak ditësh në gazetën “Kallarati” shkrimin tuaj: “RRETH PREJARDHJES SË EMRIT KALLARAT”, ku ju, një intelektual me arsim filologjik dhe me gradë të lartë shkencore, Profesor, bënit etimologjinë e emrit Kallarat.

Si gjithë bashkëfshatarëve të mi edhe mua më ka preokupuar gjetja e origjinës së emrit Kallarat.

Sigurisht, për të mbërritur në konkluzione të sakta, ka shumë rrugë. Unë zgjodha mbështetjen te gojëdhënat, folklori, pra te këngët e moçme, thurur ndër shekuj nga të lashtët e gjakut kallaratas. Këto të dhëna i ndërlidha me dokumente të shkruara historike dhe me harta të vjetra të printuara nga kompjuteri.

Lexo më shumë...

Faqja 2 nga 2

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi