100vjetori
Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

Të njohim vendlindjen, Kallaratin dhe njerëzit e tij

Jo te gjithë vizitoret e këtij uebsaiti i kanë njohuritë e plota për vendndodhjen e fshatit Kallarat, për historinë, zakonet dhe traditat e tij. Prandaj nëpërmjet kësaj rubrike le të shkruajmë e tregojmë gjithçka që dimë për të, që në kohët më të vjetra e deri në ditët e sotme, në mënyrë që çdo vizitor i këtij uebsaiti ta njohë Kallaratin, ashtu siç ka qenë dhe është në realitet.

Lexo më shumë...

Kallarati, nga Prof. Dr. Rami Memushaj

RamiMemushajKallarati. Fshat i K. Poshtëm, pjesë e komunës së Vranishtit të rrethit të Vlorës (JP), në të dy anët e rrjedhjes së sipërme të Shushicës. Kufizohet nga lindja me Bolenën, nga jugu me Kuçin, nga perëndimi me Pilurin dhe Himarën, kurse nga veriu me Vranishtin. Kallarati ka një sipërfaqe me gjithë tokat bujqësore dhe kullotat prej 30 km².

Tokat e bukës shtrihen kryesisht në të dy anët e lumit të Shushicës dhe në zonën kodrinore. Kodrat zënë rreth 50% të sipërfaqes së territorit të tij. Është fshati më i ulët i gjithë Kurveleshit, në në lartësinë mesatare 354 m mbi nivelin e detit. Si rrjedhim, ka një klimë jo të ashpër, që ftohet vetëm kur fryjnë era e lindjes ose garbia nga qafa e Shëngjergjit.

Lexo më shumë...

KALLARATI (skicë-esse) Nga Petrit Qejvani

PetritQejvaniNë mes të Labërisë së thellë, në të dy anët e Lumit të Vlorës, sapo ai ka marrë startin, në këmbët e malit të Bogonicës, shtrihet Kallarati. Nga të rrallët fshatra të dyzuar, njëri përballë tjetrit, si ne legjendë: një i gjallë, tjetri i vdekur (i djegur), por me rrënojat thuaj 100-vjeçare ende në këmbë, mbresëlënëse.

Është një fshat i vogël, " i paktë" siç thotë kënga popullore, por i vetmjaftueshëm në qenien tij, me njerëz të qetë e dinjitozë, që zënë vendin, që u takon në jetë dhe në shoqëri, modestë dhe të pagabueshëm në vlerësimin e vetes dhe të tjerëve. Që nuk e matin veten me hijen e mëngjesit, që nuk mburren e bëjnë zhurmë, kur bëjnë gjëra të çmuara, por bëjnë gjithçka bëjnë njerëzit e zakonshëm të kësaj bote.

Lexo më shumë...

NË RRUGËN E JETËS, NGA ÇIZE XHAFERAJ

NË RRUGËN E JETËS, NGA ÇIZE XHAFERAJ

Të shkruash për Kallaratin dhe banorët e tij, të djeshëm e të sotëm, është jo vetëm një detyrim moral, por më së pari edhe një detyrë për cilindo që është pjesë e tij. Gjatë gjysmës së dytë të shek. 20, fshati i Kallaratit ka pësuar disa herë tkurrje. Luftuan kallaratasit për një jetë më të mirë, u ndeshën me skamjen e varfërinë. Kapërcyen vështirësi e pengesa, luftuan të vjetrën për të sjellur të renë e përparimtaren.

Lexo më shumë...

Faqja 1 nga 3

KËNGË & VIDEO

SONDAZH

Cili është mendimi juaj për uebsaitin tonë të porsa çelur www.kallarati.com?
 

FACEBOOK FanBox

SPONSOR i faqes www.kallarati.com

Sponsor te faqes www.kallarati.com

GAZETA "KALLARATI"

NUMURI I LLOGARISË I SHOQATËS ATDHETARE & KULTURORE “KALLARATI”

Banka: Societe Generale Albania.
Në LEK në numrin e llogarisë: 1175099
Në EURO në numrin e llogarisë: 1175101
Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:
kontakt@kallarati.com
gazetakallarati@yahoo.com
Sefer Jonuzi Cel: 00355682745862

Nga Blogu

09 Shkurt, 2017

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as… Lexo më shumë...
26 Dhjetor, 2016

TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli - lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me… Lexo më shumë...
27 Tetor, 2016

NË KALLARAT U FESTUA ME KRENARI 100-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE

  Nga Besnik GJONBRATAJ AMBJENT FESTIV NË KALLARAT Në datat 13 dhe 14 gusht… Lexo më shumë...

Lajmet nga vendi