Të njohim vendlindjen, Kallaratin dhe njerëzit e tij

Jo te gjithë vizitoret e këtij uebsaiti i kanë njohuritë e plota për vendndodhjen e fshatit Kallarat, për historinë, zakonet dhe traditat e tij. Prandaj nëpërmjet kësaj rubrike le të shkruajmë e tregojmë gjithçka që dimë për të, që në kohët më të vjetra e deri në ditët e sotme, në mënyrë që çdo vizitor i këtij uebsaiti ta njohë Kallaratin, ashtu siç ka qenë dhe është në realitet.

Ta njohë Kallaratin që në vendndodhjen e hershme rrëzë Kunjovës, në Fshatin e Djegur, rrëzë Bogonicës dhe sot anës lumit Shushicë i vendosur në tre lagje: Morrez, Qafë e Ubavit dhe Basha. Të njohë atë kontribut të vyer e modest të kallaratasve për çlirimin kombëtar e shoqëror. Të njohë kontributin e tij qysh në kohërat më të hershme si: kundër reformave të Tanzimatit më 1847; në Luftën Italo-Greke në vitin 1914 për mbrojtjen e trojeve të veta; ne Luftën e Vlorës më 1920; në Luftën nacionalçlirimtare; në ndërtimin e vendit të pas luftës; në vendosjen e demokracisë e në vijim deri në ditët e sotme.

Për këtë është e nevojshme që çdokush që ka kujtime, mbresa, shifra, fakte, foto etj, t’i bëjë pjesë të këtij uebsaiti. Vetëm në këtë mënyrë, historia dhe njerëzit që kanë bërë këtë histori, nuk do të harrohen. Ata do të kujtohen dhe vlerësohen për atë çfarë munden të bënin për mirë për vendlindjen e tyre Kallaratin, por edhe me gjerë për Shqipërinë.

Ju mirëpresim të bashkëpunoni dhe të bëheni pjesë e këtij uebsaiti, duke na postuar ne adresën: [email protected]

Next Post

Prejardhja e Kallaratit

Die Pri 22 , 2012
CILI ËSHTË MENDIMI JUAJ PER ORIGJINËN E KALLARATIT? Debat i hapur nga Redaksia e gazetës “Kallarati” Prejardhja e emrit Kallarat dhe shpërngulja e tij nga Kunjova. Lidhur me prejardhjen e emrit Kallarat dhe historinë e shpërnguljes së fshatit tonë nga Kunjova në Pilingri, në këmbët e malit të Bogonicës, dokumente […]