REFUGJATI DHE AVOKATI (skeç)

GafurShameti-1 1Personazhet:

1 – Manolis – Refugjat në Greqi

2 – Sufllaqis – Pronar Grek

3 – Pallaqis – Avokat Grek

4 – Koraqis – Gjyqtar Grek

Në paraskenë hyjnë duke u zënë Manolis dhe Sufllaqis.

Manolis – (E kap për mënge Sufllaqin) Eeeeej, Sufllaqis, më jep dhrahmitë që të kam punuar një vit. (Në paraskenë ka hyrë Pallaqis me një dosje në dorë. Shikon skenën qëndron dhe dëgjon në cep të paraskenës).

Sufllaqis – (Mundohet ti heq dorën). Fevga more (e shikon në sy).

Manolis – (Duke e tërhequr) Eee… ç’më shikon ashtu… s’ta mbush syrin? Hidh dhrahmitë.

Sufllaqis – (Me forcë ia shkëput krahun) Fevga more dhjavole…gamoto…

Manolis – Uuuu… Uuuu… Kujt i thua gamoto ti ore, kokë karotë… hidh leftatë këtu se të bëra gjinekën, të bëra.

Sufllaqis – Dhen eqi lefta.

Manolis – Uu ç’më çmendi ky… uuu do t’i ha gabzerin, do t’i ha.

Sufllaqis – Katallavenis… dhen eqi lefta.

Manolis – Dhen eqi lefta (e kap për mënge). Po unë të bëj pastërma.

Sufllaqis – (Bërtet) Eeej astinomia… astinomia (shkëputet, largohet me nxitim).

Manolis – (Ikën me nxitim mbas tij) Sufllaqis! Sufllaqis! Ik ik… po ke për të parë… po s’të bëra sufllaqe mos më thënçin në emër (kthehet i mërzitur flet nga spektatorët) Hë… e patë… Ja kështu ta bëjnë disa afendikonj. Punon si qen bir qeni një vit të tërë e s’të japin paratë… Edhe thonë kanë faj shqiptarët. Po unë në iu ndafsha m’u ndafshin hallvët. Lapidar mu në qendër të Omonias do të bëj.

Pallaqis – (Është afruar). Ti kanis pedhi mu. (Manolis e shikon). Ego avokatis

Manolis – Avokatis? Ego refugjatis.

Pallaqis – Ç’hall ke refugjatis?

Manolis – Ç’të kem qirjo avokatis. Ego një vit çoban në mal me bagëti dhi… dhen… dhe qen… meee… beee… hum… hum e afendikoi oqi lefta… katallaveno.

Pallaqis – Aha… katallaveno… katallaveno… Ti bëj gjyq… ego avokat. Ti merr paratë.

Manolis – (I gëzuar) Unë marr leftat?

Pallaqis – Pastaj ndajmë alla misa… Qe miso ti, qe miso unë.

Manolis – (Nga spektatorët) Të gjithë ta fusin këtu… Të gjithë të rrjepin.

Pallaqis – Kalla allvanikos? Qe miso ti, qe miso unë.

Manolis – Nxirrëm prej hallit pa do marrësh tekun e bilalit.

Pallaqis – Ella tora (flasim pantonime me njëri tjetrin. Qeshin të dy), Largohen.

Hyjnë në skenë. Skena një tavolinë, pranë tavolinës Manolis, Pallaqis dhe Sufllaqis, hyn Koraqis… i bie ziles).

Koraqis – Fillojmë gjyqin… i akuzuari Sufllaqis… a ka punuar refugjat Manolis një vit çoban tek ju?

Sufllaqis – Po

Koraqis – A ja keni dhënë hakun e punës? Leftatë?

Sufllaqis – Qirjo gjykatës, më jepni mundësinë të flas mbas allvanikosit.

Koraqis – Kërkesa pranohet… Allvanikos?

Manolis – Meee.

Koraqis – (Sufllaqit) Qenka memec?

Manolis – Beee.

Koraqis – Bo bo. Si do merremi vesh me të?

Manolis – Hum… Hum… Hum… Hum.

Sufllaqis – Do ta ketë ngrënë ndonjë qen që bën si qen.

Manolis – Meee.

Pallaqis – Ai bën dhe si kec. Mos e ka ngrënë ndonjë kec?

Koraqis – (Me shënja Manolit) T’i ka dhënë paratë pronari?

Manolis – Aaaa… (i bije brylit) Naaa.

Koraqis – S’të ka dhënë asnjë lek?

Manolis – Aaaa… (i bije brylit) Naaa.

Sufllaqis – Protestoj… Protestoj… Zoti gjykatës… Ai fliste shkëlqyer jo allvanishten por edhe greqishten dhe si memec bën vet.

Pallaqis – Po… bën vetë? Zoti gjykatës. Një vit mjerani vetëm në pyll pa folur me njeri vetëm me qen dhen e dhi, sa harroi të fliste gjuhën nënë dhe mësoi të fliste gjuhën e qenve

Manolis – Hum… Hum… Hum… Hum.

Koraqis – (Sufllaqit) Me dokumenta e ke marrë në punë? (Manoli tund gishtin e madh)

Sufllaqis – Pa dokumenta

Pallaqis – (Manolit) Si… pa dokumenta je?

Manolis – (i bije brylit) Naaa.

Pallaqis – Zoti gjykatës… Si avokat do ta padis edhe për shkelje ligji që merr njerëz në punë pa dokumenta.

Manolis – Meee.

Pallaqis – Edhe gjoba është deri dy milion dhrahmi.

Manolis – Beee.

Koraqis – Sufllaqis, jepi paratë ta mbyllim këtë mesele.

Manolis – Hum… Hum… Hum… Hum.

Pallaqis – Nëse nuk i jep paratë tani, unë do të nis akuzë të re.

Manolis – Beee.

Pallaqis – (Sufllaqit) Mos e zgjat… nxirr portofolin e jepi leftat.

Manolis – Meee.

Sufllaqis – Dëgjon ore allvanikos, që e bëre tos mollos. (Nxjerr portofolin, dhe i jep një pako me dhrahmi. Manoli fërkon duart, i merr, i numëron me nxitim).

Manolis – Aaaa… (i tund Sufllaqit tre herë të dy pëllëmbët me gishtërinjtë lartë)

Koraqis – Çfarë thotë or aman se na çmëndi.

Pallaqis – I ka dhënë tridhjetë mijë më pak.

Koraqis – Bo bo sa i ngjitur… (Sufllaqit) Jepja ore paratë tamam (Sufllaqi ia jep… Manolis i merr, i puth, i vë në ballë, largohen të gjithë, Manolis del në paraskenë duke numëruar paratë).

Pallaqis – (Nga cepi i paraskenës) Manoliiiis… ella pedhi mu.

Manolis – Meee.

Pallaqis – Ella tora pedhi mu.

Manolis – Beee.

Pallaqis – (I afrohet) e pe… i fituam leftat.

Manolis – (I gëzuar) aaaa.

Pallaqis – Hidhi gjysmat këtu.

Manolis – (Tregon brylin) Naaac.

Pallaqis – Eeeej… ego avokatis.

Manolis – (Hungurin si qen) Hum… Hum. (Pallaqis hedh dy hapa prapa). Hum… Hum. (Pallaqis ikën me nxitim) Hum… Hum… Aaaa… Naaa (Largohen).

Next Post

AHENGU (skeç)

Mër Maj 23 , 2012
AHENGU, (skeç) Personazhet: 1 – Aliu – I zoti i shtëpisë. 2 – Aisheja – E shoqja. 3 – Sadiku – Shok i Aliut, refugjat në Greqi. 4 – Jani – =/= =/= =/= në Itali. 5 – Barjami – =/= =/= =/= në Turqi. 6 – Bastriu – Komshi i […]
Gafur Shametaj