Elisabeta Karabolli është sportiste shqiptare me origjine nga Kallarati, përfaqësuese e Shqipërisë, kampione evropiane në vitin 1979 në qitje me pistolete në garën e pistoletës 30+30 me shifrat botërore 587 pikë.
Kultura & Sporti
Kallarati edhe pse një fshat i vogël, ka dhënë kontribut modest në zhvillimin e llojeve të ndryshme të sportit në vendin tonë. Nga gjiri i këtij fshati me tradita luftarake e liridashëse kanë dalë edhe mjaft sportistë cilësorë, të cilët janë bërë të njohur jo vetëm brenda vendit, por […]
Te nderuar kallaratas! Historia e fshatit tonë, veç dokumenteve të shkruara historike gjen pasqyrim edhe nëpërmjet krijimtarisë së vjershëtorëve popullorë, të cilët nëpërmjet vargjeve të goditura pasqyrojnë jetën, hallet, përpjekjet e kallaratasve për liri e zhvillim shoqëror.
Nga të dhënat e të moshuarve, Kallarati ka pasur, herë pas here, grupe të mira të këngës dhe të valles polifonike. Përmenden si vallëtare e vallëtarë virtuozë të shekullit XIX Zade Straten, Labikë Elmazi, Salihe Dere, Pashako Maze, Lelo Jazo, Rrapush Hyseni, Manxhar Mezini, Nelo e Xhebro Golloshi, Zigur Ademi. […]