TENDERI, SKEÇ

Gafur ShametajPersonazhet:

1 – Skënderi – Drejtues tenderi

2 – Qibini – Kërkues për tender

3 – Gëzimi – Kërkues për tender

4 – Keti -Kërkuese për tender

5 – Vangjeli – Kontroll i shtetit

(Skena: Zyrë me një tavolinë dhe një karrike. Në paraskenë hyn Qibini me një zarf në dorë, afrohet në mes të skenës, zgjatet të shikoj mos ka njeri në zyrë, shikon orën.

Qibini – S’paska ardhur akoma (hyn Gëzimi me një zarf, edhe ai shikon nga zyra, pastaj kthehet nga Qibini)

Gëzimi – Ju përse po prisni?

Qibini – Hiç… po ju?

Gëzimi – (ngre supet) Edhe unë hiç (hyn Vangjeli me një zarf të madh në dorë, shikon nga zyra pastaj i drejtohet Gëzimit)

Vangjeli – Ju çfarë prisni?

Gëzimi – Hiç… po ju?

Vangjeli – Edhe unë hiç. (të tre ulen tek podi i skenës, nxjerrin gazetat fillojnë të lexojnë, fytyrën ua ka mbuluar gazeta. Hyn Keti me minifund, me një zarf në dorë. Të tre nxjerrin kokën nga cepi i gazetës, shikojnë Ketin nga këmbët. Keti kthen kokën dhe shikon, ata mbulohen me gazetë. Keti afrohet në mes të skenës, zgjatet të shikoj nga zyra, ata ngrihen përgjysmë me gjithë gazetë, dhe nga poshtë gazetës shikojnë këmbët e Ketit. Keti kthen kokën t’i shikojë ata ulen dhe rrëzohen, pastaj ngrihen dhe bëjnë sikur lexojnë. Keti bën dy – tre xhiro para tyre, ata e shoqërojnë me lëvizje koke, me fytyrë të mbuluar nga gazeta.)

Keti – Më falni ju çfarë prisni?

Të tre – (Ulin gazetën) Hiç… Po ti?

Keti – (Ngre supet) Hiç. (Hyn Skënderi me një çantë të madhe, kalon para tyre. Të katër ngrihen në këmbë dhe e përshëndesin. Edhe Skënderi ua kthen përshëndetjen.)

Skënderi – Besoj se keni ardhur për tenderin?

Të katër – Si urdhëron.

Skënderi – Ju lutem do të hyni një e nga një, kështu e përmban rregullorja. (Largohet në zyrë, ulet në tavolinë. Të katër shtyhen me njëri tjetrin kush të zërë radhën i pari. Hyn i pari Qibini me zarfin në dorë. Skënderi teshtin.)

Qibini – Shëndet (tund zarfin), qënkeni ftohur zoti shef.

Skënderi – Ç’të mos ftohesh… punojmë si kuaj 16 orë në ditë. Ç’t’i bësh na ra bara ne ta ndreqim Shqipërinë, kombin, atdheun tonë të shtrenjtë. Kemi thënë që do ta shpiem në Evropë apo jo?

Qibini – Ashtu është (tund zarfin)

Skënderi – Po atë zarf çfarë e ke?

Qibini – (qesh) Do vemi në Europë apo jo? (I zgjat zarfin)

Skënderi – A të lutem mos më komprometo.

Qibini – Një kafe është zoti shef.

Skënderi – (Rrëmben zarfin) Jo po ta dini, ju po e prishni Shqipërinë… Po sa ka brenda?

Qibini – Dhjetë përqindëshi. (të tre shikojnë nga cepi i skenës veprimet brenda)

Keti – E moriiii.

Gëzimi – Na la me gisht në gojë.

Skënderi – (Qibinit) Prisni jashtë ju lutem sa të takoj formalisht dhe ata të tjerët (Qibini del i gëzuar duke fërshëllyer. Hyn Gëzimi.)

Gëzimi – (tund zarfin. Këndon:

Do ja themi dhjetë

Na bëhen dymbëdhjetë

Dhjetë përqind të dha Qibini

Dymbëdhjetë të jep Gëzimi

Skënderi – Sa, sa ke brenda?

Gëzimi – Dymbëdhjetë përqind zoti shef.

Skënderi – (rrëmben zarfin) Foli, foli atij që doli.

Gëzimi – (del me nxitim, thërret) Qibin! Qibin të kërkon shefi

Qibini – (Gëzimit) Hë ma fute? I dhe më shumë (Hyn brenda)

Skënderi – Ç’është ky zarf që më dhe more zotni? Unë kujtova se mos ishin dokumentet e tenderit? Kë do kompromentosh ti? Po e di ç’të bëj unë, unë thërras policinë në moment.

Gëzimi – (Qibinit) Shumë keq zoti Qibin, shumë keq, tenderat fitohen me djersën e ballit dhe jo me allishverish.

Skënderi – (Qibinit) Mere zarfin dhe ta mbyllim me kaq. (Qibini merr zarfin, ikën kokë ulur, ulet në paraskenë i mërzitur.) Zoti Gëzim tenderi pothuaj është i juaji. Prisni përjashta të merrni përgjigjen zyrtare. Hyn Keti. Skënderi e shikon nga këmbët. Keti ecën ngadalë, rrotullohet rreth tij duke kërcyer napolonin. Fillon të kërcej dhe shefi. Gëzimi dhe Vangjeli i shikojnë nga paraskena. Keti i vë zarfin në ballë.

Gëzimi – Bo, bo, ma futi kjo më duket. (Keti djeg shaminë duke kërcyer. Skënderi me zarfin në dorë kërcen edhe ai. Hyn Vangjeli) .

Qibini – (Duke numëruar paratë, bërtet) Ouuu (Vangjeli dhe Gëzimi kthejnë kokën)

Vangjeli – Ç’pate?

Qibini – Më ka mbajtur një pako me dhjetëmijshe. (tenton të hyj brenda, ata e shtyjnë)

Keti – (Skënderit) Ke 15% brenda.

Skënderi – 15%?

Keti – Aq nxinte zarfi.

Skënderi – Foli, foli atij që doli.

Keti – (Del me poza dhe flet) Ai që doli të hyj prapë.

Gëzimi – Eh, Eh ma fute moj minifunde. (hyn brenda) Më kërkuat zoti shef?

Skënderi – Zoti Gëzim, e studiova me vëmendje zarfin tuaj. Mirë i kishe bërë llogaritë. Po zonjusha i ka më të mira. Urdhëroni zarfin. (Gëzimi merr zarfin dhe largohet duke folur me vete) Zonjushë më prisni sa të mbaroj punë me atë të fundit.

Keti – Si urdhëron zoti shef (del, hyn Vangjeli me një zarf shumë të madh)

Skënderi – Bo, bo, ky qenka zarf ma bëri mendjen çarçaf.

Vangjeli – Tungjatjeta zoti shef.

Skënderi – Tungjatjeta dhe mirëserdhët.

Vangjeli – Kam dëshirë të flasim troç bashkë. Unë s’jam nga qyteti juaj, jam nga Tirana. Firmë e fuqishme ndërtimi. Nëse më jepni tenderin ju vë në dispozicion një hyrje pallati në kryeqytet në katin e tretë. Apo doni zarfin?

Skënderi – (mendohet) Zarfin. (të tre në paraskenë përgjojnë)

Vangjeli – Ju vëmë në dispozicion edhe një magazinë poshtë pallatit (tund zarfin)

Skënderi – Zarfin.

Vangjeli – Kini dhe një autoveturë prodhim i fundit (bie gongu)

Skënderi – Zarfin (Vangjeli i zgjat zarfin ai e merr dhe fillon ta hap)

Të tre – E hapiiii.

Skënderi – (Nxjerr nga zarfi një fletë të madhe ku shkruhet: Kontrolli i Shtetit. Vangjeli nxjerr një dokument ja tregon)

Vangjeli – Kontrolli i shtetit.

Të tre – E kapiii. (largohen me nxitim po ashtu edhe Vangjeli me Skënderin).

Next Post

MARTESA RRUFE, SKEÇ

Mër Maj 23 , 2012
Personazhet: l – Mënua – 35 vjeç 2 – Kalopi – 30 vjeçe 3 – Lefteri – Nënpunësi i gjendjes civile (Ngjarja zhvillohet në paraskenë. Një tabelë “stacion urbani”. Hyn Kalopi me çantë në dorë dhe një trëndafil. Qëndron te stacioni. Hyn Mënua, shikon Kalopin, afrohet, e përshëndet dhe ajo […]
GafurShameti-1 1