ZGJEDHJA JONË, “E KEQJA MË E VOGËL”

PetritQejvaniMidis alternativave “e mira më e madhe” dhe “e keqja më ë vogël”, zgjedhja jonë është kjo dyta. Historikisht ne kemi vepruar kështu. Është zgjedhje apo zgjedhje imponuar? Një popull i mësuar me pak liri për shkak të pushtimeve të gjata, me pak mirëqënie dhe prosperitet, me pak luftë për progres shoqëror, me pak ose aspak demokraci, është një popull që ecën ngadalë drejt progresit. Kjo konstante historike ka krijuar mentalitetin e një populli minimalist, me fjalë më të thjeshta,e një populli që kënaqet me pak. Asnjeherë objektivat tona shoqërore dhe kombëtare nuk nuk kanë qenë maksimale. Ne druhemi prej synimeve maksimaliste, na lbyren sytë, na merren mendtë, pasi nuk i kemi prekur kurrë ato si popull,si komb. Në raportet me të tjerët dhe brenda nesh. Kështu “u kënaqëm” (pranuam) me pavarësinë e cunguar (vetëm gjysma e Shqipërisë dhe shqiptarëve më 1912) ,u kënaqëm edhe me pavarësinë ë Kosovës dhe shumë mirë bëmë, por na duket “mollë e ndaluar” bashkimi me të në një shtet të vetëm, a thua se do të përmbyset bota! Po do thonë kjo s’varet nga ne,por nga të tjerët. Realisht kjo varet më shumë nga ne se nga të tjerët. Edhe në fushën e brendshme politike shoqërore vepron po i njejti mentalitet: kënaqemi me zgjedhjen më te lehtë, me atë që fitohet me pak mundim.Psh: a nuk po thuhet gjithnjë ë më shpesh se Berisha duhet të largohet si një e keqe e madhe për shqiptarët, por jemi në dilemë se kush duhet të vijë, pasi alternativa e vetme e mundshme e afishuar mbetet Edi Rama, i cili thuhet se nuk është ajo që duhet të ishte, por sërish është e “keqja më e vogël” dhe jo “e mira më e madhe.” Ë njëjta filizofi , i njëjti mentalitet ai i të kënaqurit me pak. Sipas kësaj teknologjie të menduari u zgjodh edhe presidentit i ri Nishani si e “keqja me e vogël”, krahasuar me Topallin dhe jo si e mira më ë mundshme. Pse gjithmonë kështu?Kur do të guxojnë shqiptarët të kërkojnë “të mirën më të madhe”? Apo meqë historia (fati historik) është treguar kurnace me Shqipërinë ky stereotip të menduari është vështirë të thyhet?. Ky mentalitet konsevator,frenues dhe regresiv fatkeqësisht dominon edhe sot ne shoqërinë shqiptare.Mjerisht ky është konfirmim i një të vërtete të pakëndshme, sipas së cilës ne shqiptarët jemi të paaftë të arrijmë më të mirën e mundshme, sepse nuk kemi aftësinë apo vullnetin ta projektojmë atë e pastaj ta realizojmë.Kjo filozofi ë të kënaqurit me pak është karakteristikë e popujve të prapambetur, të mposhtur nga e keqja, te të cilët respekti për veten është në kufijtë minimalë dhe për shkak të rrethanave historike, të stereotipeve historike minimalja është shndërruar në formën normale të pretendimit dhe se maksimalja quhet e paarritshme dhe nuk ekziston as si projekt, pale si realizim. Edhe në perandorinë otomane kishim më pak liri se të tjerët, po kënaqeshim se kishim shumë kryeministra dhe pashallarë. Duket se e mira e madhe e ka braktisur këtë vend. Ndoshta kjo ka ardhur prej sundimit për një kohë shumë të gjatë të së keqes, cila, duhet thënë, shfaqet më tëpër sa herë këtij vendi shanset i dalin përpara. Duke qenë një popull i varfër historikisht, ai manipulohet lehtë prej elitave politike, sepse i varfëri është i demoralizuar dhe të demoralizuarit duan energji të mëdha për t’i shtyrë përpara. Të prapambeturit nuk kanë pretendime.Fakti që gjatë historisë, aq sa mbahet mend, ne jemi pushtuar dhe nuk kemi pushtuar asnjë vend tjetër e dëshmon më së miri këtë.Fakti që sistemet politike i kemi ndryshuar pa revolucione , pa luftra civile si të tjerët, pa gijotina për “kokat e mëdha”, e provon këtë. E keqja më e vogël është zgjedhja apo mundësia jonë? Më tepër se mundësi kjo është zgjedhje ë imponuar, por tashmë e pranuar prej nesh.Ne na mungon ambicja, e cila është shkëndija, që ndez potencialet e fjetura për realizimin e synimeve të mëdha. Ambicja është karburanti që shtyn përpara potencialet drejt synimit maksimal, drejt së mirës më të madhe. Por ndoshta kjo ka ndodhur edhe për shkak se ky popull nuk e ka bërë katarsisin, sepse nuk e ka ndëshkuar asnjëherë elitën e vet politike, që është tallur jo rrallë me te.. Prosperiteti do të vijë kur shqiptarët të zgjedhin të mirën më të madhe dhe të shqelmojnë të keqen më të vogël, si të keqen më të madhe.

Nga Petrit Qejvani

Botuar ne 30/06/2012 ne “Shekulli” i shkurtuar per shkak te standartit te formatit te faqes.

Next Post

Memushaj: Ndryshimet prekin themelin e gjuhës. Intervistë e dhënë për Top Channel

Hën Kor 9 , 2012
Profesor Rami Memushaj është kundër ndryshimeve në standardin e gjuhës shqipe. Ai thotë se ndryshimet që kërkohen do të preknin themelet e gjuhës.  Top Channel: Profesor Memushaj si i pritët ndryshimet e propozuara në mbledhjen e Këshillit Akademit lidhur me drejtëshkrimin e gërmës “Ë”? Prof. Rami Memushaj, gjuhëtar: Ajo që […]
RamiMemushaj