ZHGËNJIMI “ZOGAJ”, nga Petrit Qejvani

 

Petrit Qejvani 2Preç Zogaj i befasoi të gjithë ata që e dëgjuan kur deklaroi se PS nuk ka program!…Një “zbulim” që do t’ia kishte zili edhe Berisha. I njohur përgjithësisht si tip i ekuilibruar, që nuk të ofron befasi ose surpriza ne fjalët dhe qëndrimet e tij, me këtë deklaratë akuzë ai habiti jo pak njerëz dhe mundi vetveten. Ish-koalicionisti i majtë, bile “gjuha” e koalicionit (ish-zëdhënës i tij) krejt i “transformuar” politikisht, guxoi të shqiptojë ato që nuk ka guxuar dhe kampioni i sajimit dhe manipulimit, ustai i vjetër  Berisha.

Se ç’e ka shtyrë Zogajn deri këtu e di ai më mirë, po mund ta hamendësojmë ë ta gjejmë edhe ne. E sigurtë është që ka një hall këtu. Dhe halli duket se nuk është parimor, sikundër deklaroi ai në emisionin “3600” ku tha se qëndrimi im në koalicionin ë majtë antiqeveritar u bë i pamundur për shkak të koalicioni të papritur PS-LSI, i cili, pas kësaj ë humbi kauzën morale.Unë nuk ë di me saktësi se kur i ka lindur ideja ë largimit prej koalicionit antiqeveritar z. Zogaj, që atë moment që u shpall kjo aleancë, apo më pas, kur po skicohej lista për kandidatë për deputetë ë PS-së dhe ku emri i tij nuk figuronte. Sikur të kishte ndodhur para hartimit të kësaj liste, z.Zogaj do meritonte gjithë konsideratën, pasi largimi i tij prej aleancës së majtë do justifikohej me “tradhtinë” ë parimeve të opozitës prej PS-së! Por, me gjasë, vonesa ë deklarimit të largimit prej tij duhet të ketë ardhur (kështu shprehem për etikë dhe jo për pasiguri) nga mungesa në listën ë kandidatëve për deputetë. Edhe përgjigjet ezopike ndaj pyetjeve të gazetarëve në atë kohë për një largim të mundshëm prej koalicionit të linin të kuptoje atëhere (dhe më shumë sot) se ai priste deri në minutën ë fundit se mund të për fshihej në listën ë famshme. Kur ë pa veten jashtë listës ashpërsoi tonet ndaj kryetarit Rama. Dhe kjo analizë ë thjeshtë tregon se s’ka asgjë parimore në këtë largim.

 

Ë vërteta është se Preç Zogaj, përtej sa u thanë, duke përfytyruar popullimin e parlamentit të ri (në bazë të listave tashmë të bëra publike) mund ta kishte një vend aty, krahasuar me ca të tjerë, që kanë emër vetëm në gjendjen civile…Por lojrat politike janë të paparashikueshme dhe mbështetja politike, më tepër se meritat individuale, të çon në parlament dhe më lart. Z. Zogaj këtë duhet ta dinte, pasi kështu i ka ndoshur edhe më parë…Ne nuk ë dimë nëse Rama i ka dhënë fjalën para aleancës me LSI dhe më pas nuk ë ka mbajtut për shkak të detyrimeve ndaj LSI dhe aritmetikës elektorale. As Zogaj nuk na ndihmon për këtë. Ai nuk shprehet dhe ngulmon në terrenin “parimor”, pra, sipas tij ai u largua nga koalicioni për shkak të ardhje së LSI dhe jo për shkak se mbeti jashtë liste!..Por, sidoqoftë, parimet nuk janë gjithnjë një jorgan që mbulon ambiciet dhe interesat tona. Zoti Zogaj është një letrar në politikë dhe jo një specie ë mirëfilltë politikani. Pra, nëse ne letra është profesionist dhe i sukseshëm, në politikë është një amator (në kuptimin më të paqtë të fjalës) dhe prandaj nuk gjen dot vend të sigurtë..(mjaftojmë të kujtojmë ecejaket ë mundimshme nga PD në PS dhe anasjelltas).

 

Nga ana tjetër zoti Zogaj duhet ta dijë se jashtë parlamentit ka dhjetra parlamente të tjera profesionalisht më të sofistikuar dhe moralisht më lart se paralamenti ynë, prandaj nuk ka mbetur vetëm ai jashtë…Por mërzia dhe pikëllimi i tij me liderin ë PS-së është aq i madh sa e ka bërë të pohojë një të pavërtetë aq të madhe si ajo që tha të hënën në mbrëmje në “360”  se PS nuk ka program!! Ndërkohë që PS-ja është ë vetmja forcë politike me program të detajuar për çdo sektor dhe të shpallur para qytetarëve. Për mungesë programi PS-në nuk ë akuzon as PD dhe Berisha, paçka se e sulmojnë në pika të ndryshme. Duket se Zogaj e ka përjetuar shumë keq mbetjen jashtë parlamentit.

 

Unë jam i bindur se po të kujtojë apo dëgjojë ç’ka thënë në “360o” do të vihet në një pozitë shumë të vështirë, aq sa nuk do ta besojë edhe vet, paçka se tani nuk ka si ia bën dhe s’mund të thotë të kundërtën, duke tradhtuar veten për herë të dytë. (Për herë të parë e tradhtoi veten kur tha se PS-ja nuk ka program). Nëse për të mungesa në kuvendin e ardhshëm është pikëlluese, kjo s’do të thotë se kjo është ë tillë edhe për shqiptarët. Mërzinë dhe pikëllimin ë tij ai s’mund ta shdërrojë në një pikëllim shoqëror (si romantikët  famshëm). Dhe as si jë kambanë vajtimtare për “fatin” elektoral të opozitës. Dikur ishte optimist për fitoren  saj.Së paku tani nuk duhet të tradhtojë veten, kur mendon se e kanë tradhtuar të tjerët!..

 

Botuar sot,date 15 Maj 2013 ne gazeten “DITA”

Next Post

VETERANI AVDULLA LAZE QEJVANI ALLARATI-VLORË Nga Qatip Mara

Pre Maj 17 , 2013
  Avdulla Laze Qejvani lindi në fillim të dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të kaluar, në Kallaratin e krahinës së Kurveleshit të Poshtëm, të Labërisë trime simbol i heroizmit në lufrat për Liri e Pavarësi. Nisi belbëzimet e para fëminore në luginën e bukur të Shushicës, e cila me larminë […]
Editoni