Sportistët kallaratas

 

Kallarati edhe pse një fshat i vogël, ka dhënë kontribut modest në zhvillimin e llojeve të ndryshme të sportit në vendin tonë. Nga gjiri i këtij fshati me tradita luftarake e liridashëse kanë dalë edhe mjaft sportistë cilësorë, të cilët janë bërë të njohur jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Kështu mund të përmendim kampionen e Evropës në qitje me pistoletë, të mirënjohurën Elisabeta Karabollin, pjesëtare e ekipit të 17 Nëntorit dhe atij Kombëtar; futbollistin e Dinamos, njëkohësisht edhe drejtues i Klubit Dinamos dhe Tiranës për disa vite me radhë, Çlirim Hysin; volibollisten e Flamurtarit Drita Shakaj; basketbollisten e Flamurtarit Afërdita Laçaj; atletin e ekipit Partizani Kastriot Karabollin; shahistin e ekipit Flamurtari Krenar Gjonbratin, qitësen e Apollonisë dhe më vonë të Studentit, Klarita Strati; futbollistin e ekipit të Selenicës Ilir Abazin; futbollistin e ekipit te te rinjeve të Flamurtarit Serxho Gjonbrati, Lediani Riza Memushaj,aktualisht lojtar mesfushor i Kievos së Veronëssi dhe gjyqtarët e futbollit për Kategorinë e Parë Valter Gjonbratin e Kastriot Hysin (ky i fundit njëkohësisht edhe futbollist me ekipin e Dinamos) etj.

Kontributi i gjithë këtyre sportisteve te cilet rinine tyre ia kushtuan sportit është për tu vlerësuar dhe përshëndetur nga të gjithë.

Next Post

EKONOMIA KALLARATASE NË SHEK. XIX–XX, nga Enver Strati

Die Pri 22 , 2012
Format e pronësisë dhe taksat Në Kallarat dhe zonat përreth, për shkak të terrenit malor, elemente të sistemit skllavopronar dhe feudal kanë jetuar së bashku me bashkësitë e lira fshatare. Çdo familje e bashkësisë kishte arën, kopshtin, vreshtin vet. Pyjet, kullotat, kodrat, malet etj. ishin të përbashkëta. të përbashkët kishin […]
Enver Strati