Kohët e fundit Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi një varg emrash të figurave të shquara për emërtim rrugësh të qytetit. Ndër ta u miratuan edhe një pjesë nga emrat e figurave të shquara kallaratase që kishte propozuar Shoqata “Kallarati”. Emrat e kallaratasve që do t’u vihen disa rrugëve të qytetit të Vlorës me vendimin e fundit të Këshillit Bashkiak janë:
Mumin Selami
Meçan Selami
Sihat Tozaj
Ndërsa me vendime të mëparshme për emërtim rrugësh ai Këshill ka miratuar edhe
emrat e:
Duze Barjami
Miftar Ali Kallaratit.
Ky nder e vlerësim që u bëhet këtyre figurave të shquara është nder për të gjithë ne kallaratasit dhe për vetë fshatin tonë.
S. JONUZAJ