MARTESA RRUFE, SKEÇ

GafurShameti-1 1Personazhet:

l – Mënua – 35 vjeç

2 – Kalopi – 30 vjeçe

3 – Lefteri – Nënpunësi i gjendjes civile

(Ngjarja zhvillohet në paraskenë. Një tabelë “stacion urbani”. Hyn Kalopi me çantë në dorë dhe një trëndafil. Qëndron te stacioni. Hyn Mënua, shikon Kalopin, afrohet, e përshëndet dhe ajo ia kthen me buzëqeshje.

Mënua – Prisni urbanin?

Kalopi – (buzëqesh) Urbanin.

Mënua – ….Kohë e bukur sot.

Kalopi – Shumë e bukur.

Mënua – ….Na mbyti shiu.

Kalopi – Na mbyti.

Mënua – Po prapë do dalë dielli.

Kalopi – Do dali.

Mënua – Thonë se kur ka diell me shi, martohen breshkat.

Kalopi – Martohen edhe njerëzit.

Mënua – (nxjerr një kaush luledielli) Do fara?

Kalopi – Sapo e mbarova një kaush.

Mënua – (duke ngrënë fara) Ku banoni?

Kalopi – Në një pallat të ri që është ndërtuar tani, 10 katësh, me ballkon nga deti. Mënua – (nga spektatorët) E gjeta ku të fus kokën (Kalopit). Me kë jeton?

Kalopi – Me mamin.

Mënua – E ke të re mamin?

Kalopi – Si kukull, më ka ngjarë mua…. Po ju ku banoni?

Mënua – Unë kam një vilë personale trekatëshe… me kopsht mbushur me trëndafila, me karafila, me bilbila.

Kalopi – U mami! Unë ngordh për trëndafila.

Mënua – Beqare?

Kalopi – Vajzë e vetme, kam pasur shumë pretendime, s’kam vendosur.

Mënua – Meradiljoza.

Kalopi – U mami… ditkeni dhe italisht?

Mënua – Jo di çinkue gjuhë.

Kalopi – U mami.

Mënua – Italjançe, amerikançe, greqishjançe, çobançe dhe irakiançe.

Kalopi – Dhe irakiançe?

Mënua – Kam qenë me forcat komando në Irak.

Kalopi – U mami çfarë trimi (rrotullon trëndafilin). Si i thonë Irakianët trëndafilit? Mënua – Trëndafilit?…. “Mjauuuu”

Kalopi – U mami, mami, sa gjuhë e bukur? Po dy trëndafila?

Mënua – Mjauuuu – mjauuuu.

Kalopi – U mami sa gjuhë e thjeshtë. Po 100 trëndafila?

Mënua – I thonë këththththth.

Kalopi – (I zgjat trëndafilin) Po të dhuroj një mjauuuu.

Mënua – Faleminderit. Edhe unë nesër do të sjell një tufë me këththththth.

Kalopi – U mami! Sa do gëzohem.

Mënua – Po sikur?…

Kalopi – Çfarë?…

Mënua – Unë beqar… Ti beqare… A martohemi për fare?

Kalopi – U mami më ra si bombë… Të lutem, të mendohem një minutë, se martesa një

herë bëhet në jetë?

Mënua – Mendohu… patjetër mendohu (shikon orën)

Kalopi – (vë gishtin në tëmth) U mendova, hidhma dorën (Mënua i fut krahun). U mami sa e thjeshtë qenka martesa! (dalin, shkojnë në gjendjen civile)

Mënua – (Lefterit) Kemi ardhë të celebrohemi.

Lefteri – Trashëgime (hap bllokun) Si quhet bashkëshortja?

Mënua – (Kalopit) Si të quajnë?

Kalopi – Kalopi…. shkurt më flasin lopë. (Lefteri shkruan)

Mënua – Ta gëzosh! Mua më quajnë Mëno, shkurt më thërrasin Abdurrahman.

Kalopi – U mami… sa emër i bukur…

Lefteri – (ngre syzet) Keni kohë që njiheni?

Mënua – Ohuhe… para një ore.

Lefteri – O Zot i madh! A e pranoni për bashkëshorte lopën?

Mënua – Kë ore kë?

Lefteri – Lopën (dhe tregon me dorë Kalopin)

Mënua – Ëhë, ëhë, çmendem për të.

Lefteri – Zonjusha lopë… a e pranoni për bashkëshort zotin Mëno?

Kalopi – Do ta kem të vetmin e derës.

Lefteri – Epo trashëgime e jetë të lumtur.

Të dy – Faleminderit (takohen, largohen, kalojnë në paraskenë krahë për krahë, qëndrojnë).

Kalopi – I dashur! Ku do ta kalojmë muajin e mjaltit?

Mënua – Në kosheren e bletëve.

Kalopi – U mami çfarë humori paske ti!

Mënua – E di ç’ke ti? Eja të shkojmë në shtëpinë tënde. Unë ngordh për të hyrë gollovar! Apo s’e ke dhe nënën të re! (Kalopi qesh ngadalë, pastaj me të madhe) Çfarë ke pse qesh?

Kalopi – I dashur… të më falësh se të kam gënjyer pakëz (qesh), ku kam shtëpi unë, ne jemi vend edhe popuj, kemi tetë vjet që jetojmë në një depo armatimi (Mënua shqyen sytë, largohet pak. Kalopi i hedh dorën) – Hajde i dashur shkojmë në vilën tënde me trëndafila, karafila, bilbila…

Mënua – Çfarë bilbilash moj e mjerë, ne kemi pesë vjet që jetojmë në një bunker. Kalopi – Ua mami (qan), por kur s’ke shtëpi, pse e bëre celebrimin?

Mënua – Për të gjetur një strehë, për të futur kokën moj fyryfyçkë. Pse? Mos e bëra për sytë e tu që mi ke si prozhektor trageti, apo për gojën tënde që ma ke si kuti votimi?

Kalopi – (e nervozuar) Mua më merr të keqen ti se unë jam mjauuu, mjauuu (largohet)

Mënua – Ti je mjauuu-mjauuu, unë jam këththththth (largohen në drejtime të kundërta).

Next Post

QYFYRE NGA NJË DASËM, SKEÇ

Mër Maj 23 , 2012
Isha në një dasëm, në lagje. U martua vajza e Shemshedinit. Gjëmuan këngët dhe meloditë, por nuk munguan edhe qyfyret dhe komeditë. Sa erdhën krushqit me dhëndrin, një grup plakash ia morën rrugës me romuze: Nusja jonëë sa e mirë, dhëndëri si kec i shtirë. Nusja jonë yll e dritë, […]
Gafur Shametaj