NË KËTO BISHTALECA RRUGËZA, POEZI


Hiqmet Mecaj








Nuk është Vlora e fëmijërisë,
fustani i vockël prej basme u shkurtua
dhe rrugëzat ( bishtalecat kostëra1 që fuste në gojë )
u zvogëluan, u zvogëluan.

Natën, sa herë nga shtëpia vidheshim
e na mblidhnin këto bishtaleca rrugëza
me shtëpitë e vockëla si rruaza.

Këtu kaloi Flamuri 
me palët te koka e bardhë e Ismailit,
ndën këta qemerë,
kërrusur, kur u shkurtua Shqipëria
( një pëllëmbë e gjerë, dy e gjatë ).
Pse? Pyesnim ne dhe shikonim fenerët,
që digjeshin me fitil Rilindjeje.

Ne ishim dhe s’ishim aty
e prap aty ishim,
në këto bishtaleca rrugëza,
me shtëpitë e vockla si rruaza.

1982

1 gërsheta

Next Post

PRILLI GËNJESHTAR* , POEZI

Sht Maj 26 , 2012
Prilli ka një ditë me gënjeshtraprilli me petale sheshet mbushbrigjeve verdhon lulegjineshtravajzave u digjen faqet prush.Muaj më të bukur s’ka se prillidalin djem e vajza në lëndinëdhe kur në blerim i vesh jeshilindajnë si buqeta dashurinë.Kur ndonjërës  i kërcen pak barkue tregojnë me gisht, jo si më parëmërmërit e gjora […]
Hiqmet Mecaj