PRILLI GËNJESHTAR* , POEZI

Hiqmet Mecaj







Prilli ka një ditë me gënjeshtra
prilli me petale sheshet mbush
brigjeve verdhon lulegjineshtra
vajzave u digjen faqet prush.

Muaj më të bukur s’ka se prilli
dalin djem e vajza në lëndinë
dhe kur në blerim i vesh jeshili
ndajnë si buqeta dashurinë.

Kur ndonjërës  i kërcen pak barku
e tregojnë me gisht, jo si më parë
mërmërit e gjora pas një pragu:
më gënjeve prill, o gënjeshtar.

1962