Serbët ende nuk u kanë kërkuar ndjesë shqiptarëve për krimet e tyre monstruoze në Kosovë: Autori
Le të thonë populli serb është popull i mirë
Le të thonë është popull i kulturuar.
Anatomia e krimeve serbe në Kosovë,
Është akuza më e artikuluar.
Shetit në Prishtinën shqiptare.
Mbrëmje, paqe, qetësi.
Befas, ndërsa kaloj trotuarit,
Një stendë më nguros si me magji.
Avitem dhe shoh: “Portrete njerëzish të zhdukur”
Ku u zhdukën, në ç’ kohë humbën këta ?!
Gra dhe burra ,vajza dhe djem, të gjithë të bukur…
Ca pika shiu nga qielli i zemëruar
Si lot trishtimi bien mbi ta.
Nga fotot e tyre shohin të menduar:
A do të ketë për ta prehje, drejtësi ?!
Kjo stendë e thjeshtë është akuza më e rreptë
Për barbarinë serbe, që kaloi me furi.
Dhe pas kësaj tmerrnaje gjëja e parë,
Që duhet të bënin serbët, patjetër,
Do të ishte kërkimi i ndjesës shqiptarëve,
Që të niste kështu pastrimi i ndërgjegjes.
Por serbët këtë ende s’e kanë bërë
Dhe ky është krimi më i madh nga çdo krim.
Kjo do të thotë se serbët ende janë sëmurë
Dhe do të duhet kohë për shërim…
Petrit QEJVANI, Shtator 2008