Hasan Kallarati u lind më 1903, në Kallarat, në një familje me tradita të vjetra patriotike. Gjyshi i tij Meçe Haxhiu është i përfshirë në historikun e Kurveleshit si njëri nga krerët e kryengritjes së vitit 1847. Vetë ka qenë pjesëmarrës në Luftën e Vlorës, në Revolucionin e Qershorit, 1924, si dhe në luftën NA-ÇL. Megjithëse u burgos në vitet e Komunizmit, ai dhe vëllai i tij Skënderi, mbeti deri në fund të jetës me bindje të flakta patriotike. Ndërroi jetë në vitin 1980 duke lënë pas bij të denjë që do ta vazhdojnë traditën patriotike të fisit.
Hasan Kallarati është përfshirë në antologjinë e rapsodëve të përzgjedhur shqiptarë nga shtëpia botuese “Naim Frashëri”.
Hasan Kallarati njihet edhe si rapsod popullor. Krahas rapsodëve të tjerë kallaratas si: Xhebro Strati, Isa Sejdiu, Veliko Murati, Elmaz Çerçizi e ndonjë tjetër, Hasani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në krijimtarinë popullore.
Disa nga krijimet e tij më të dëgjuara që janë kënduar dhe vazhdojnë të këndohen edhe në ditët e sotme janë:
- Kënga e vajzes shqiptare;
- Këngë kushtuare 7 Prillit 1939;
- Këngë kushtuar Luftës Gjormit 1 Janar 1943;
- Këngë kushtuar dëshmorit Filo Faslli Breshanit;
- Këngë kushtuar dëshmorit Nuredin Selamit;
- Këngë kushtuar dëshmorëve te fshatit Kallarat;
- Këngë kushtuar 60 vjetorit te shpalljes se Independencës;
- Këngë kushtuar 28 Nëntorit 1919, Demonstratës se madhe kundër italianeve, te Kalaja ne Kanine;
- S’meti burrë ne shtëpi;
- Gunat për mbi tela vunë;
- Këngë kushtuar aksionit Post-Komandës Karabinierisë Pilurit me 20 .V. 1920;
- Këngë kushtuar ngrehjes flamurit ne shkolle te Kallaratit me 28 Nentor 1919;
- Këngë kushtuar trimit patriot Nase (Thanas Benit) nga Vunoi;
- Korrieri i fshatit, elegji per heroin Mumin Bajram (Selamin);
- Këngë kushtuar Qafes e Hubavit nga ku niseshin partizanet per ne lufte;
- ju male legjendare;
- Këngë kushtuar Vlorës;
- Këngë kushtuar Andon Zako Çajupit (poet dhe patriot);
- Këngë kushtuar patriotit veteran Xhemil Veli Dukes;
- Agaj dhe zonja;
- Malli për fshatin tim;
- Prendvera ne mal;
- Kujtime te femijerise;
- Dashnores qe me braktisi;
- Gërmadhave te Fshatit Vjetër (Kallaratit);
- Bogonica;
- Lufta e Kallaratit me andartet greke me 1914 etj
Si dhe disa këngë të vjetra historike si:
- Një ferman nxori Sulltani;
- Gjemitë ne det po vijnë;
- Ç’u ç’kule nga Manastiri;
- Vajtim për Birbil Dautin mbeture ne Jemen ushtar, të mbledhura prej Hasan Kallaratit, që i përkasin trimave të kryengritjes vitit 1847 dhe që sipas shënimit të tij “nukë i kam parë të përmëndenë as në një shkrim, as në ato të mbëledhura nga Mexhit Kokalari të shkruara në revistën “Studime Historike”.