Këngë kushtuar 60 vjetorit te shpalljes se Indipendences

HasanKallarati

Moj Vlorë e bukur në gropë!

Prite Ismahil Qemalë,

që po vjen nga Myzeqeja,

hipur mbi një kal të bardhë,

 

Prite se po vjen me shokë,

po vjen nga një rrug’ e largë,

nëpër det e nëpër tokë,

nëpër flak’e nëpër dallgë,

 

me flamur të kuq palosë,

me flamur të kuq në çantë,

me flamur të Skënderbeut,

që do të valojë prapë.

 

Katër shekuj e më shum,

as gjëkundi nuk qe parë,

humbi bashkë me Skënderë,

dhe në robëri kish rarë,

 

po këjo tokë kish lindë,

patriot e luftëtarë,

luftë gjithënjë pa prerë,

hem me penë, hem me armë.

 

Flamurin në Vlorë e prunë,

gjashtëdhjetë vjet më parë,

dhe qeverinë e ngrenë,

Indipendencën e shpallë.

 

Evropa u lajmërua,

edhe bota an’ mbanë,

po kush e vulosi farej,

gjith’ ata të rarët tanë.

 

Hasan Kallarati

 

Next Post

Kenge kushtuar Qafes e Hubavit nga ku niseshin partizanet per ne lufte.

Die Qer 3 , 2012
  Qaf e Hubavit moj nënë, qendër e fshatit tinë je, ti je sot e ti ke qenë, vëndi i mbëledhjeve, me mot e jetë të tërë, i gjysh e stërgjyshëve, një varg kodrina të ndajnë, nga të dy fushat që ke, nga Fieri me Hubavë, ti në mes të […]
HasanKallarati