Malli per fshatin tim

HasanKallarati

Një ditë vere shkova në fshat,

se shumë kohë kisha pa vatë,

më kish marrë malli,

një mall i zjarrtë,

për malet, për kodrat,

për lisat e gjatë!

Për pyjet, luginat,

dhe shkëmbënjt e thatë,

për ujin e ftohët,

me ngjyrë të artë,

për lumin e përrënjtë,

rrepet, degë shtratë,

më kujtohet koha e fëmijëris,

lodrat, përrallat,

ndërmjet shoqërisë,

kur kullosim kecat,

rrëzës malit,

me lastarë shkoze e krekëzë,

e hundëkuq përrallit! 1)

Dhe u jepnim ujë

në burim të zallit,

atje pinin ujë

dhe mëngjet e sorkadhit, 2)

Mu kujtua koha,

kur bridhja me vrap,

pasë harabelavet,

që kapija me pllakë.

Me këmbët zbathurë,

mbushur plot me baltë,

herë, herë shtrihem qaj,

kur kujtoj fëmijërinë,

të gjitha ndër mend i mbaj,

më rreh zëmra me gulçimë,

kur kujtoj shtëpinë time,

rrëzë pyllit në lëndinë,

atje rreh zëmëra ime,

ku jam rrit’e ku kam lindë.

 

1) Lastari përrallit në prill-maj.

2)Fëmija i sorkadhes.

 

Hasan Kallarati

Next Post

Germadhave te Fshatit Vjeter (Kallaratit)

Die Qer 3 , 2012
Nga xhadeja kur kaloj, hedh sytë dhe të shikoj, gërmadhat e’fshatit tim, me lot e zi i kujtoj. Fshati rrëzë malit, nënë hon. I bukur ishte dhe luluzon, po sot më ai, nukë jeton, gurët dhe bari e mbulon, fshati anti, fshat i vjetër, pllajës shtrirë, pllajës ngrehur, radhë si […]
HasanKallarati