Nga Drashovica u turrë,
kodrat e Vlorës i zunë,
luftuan e dot si ç’kulë,
e kish forcuarë shumë,
gjerdhe me tela kish ngulë,
po u gjënd dhe këjo punë,
gunat për mbi tela vunë,
nga llogoret i përzunë,
në Vlorë brënda i shpunë,
Selam Musai furtunë;
Selami me shokë shumë,
armikun në det e funë,
italianët të tmerruar,
u nisnë për n’Itali,
në det duke udhëtuar,
me pamporr e me gjemi,
thoshë duke ngushëlluar,
Shqipëri o Shqipëri,
Shqipëri vënd i tërbuar,
mos të pafshim më me sy!
*V.O. Këto të katër këngë për Luftën e Vlorës
të thurura prej meje, janë botuar edhe në librin:
“Buçet kënga Labe”, në vëllimin e parë, po pa emërin tim. (Hasan Kallarati)
Hasan Kallarati