ELEGJI PER HEROIN MUMIN BAJRAM (SELAMIN)

HasanKallarati

Shkove për punë në Tiranë,

që i vogël çilimi,

se halle të kishnë rarë,

doje të mbaje shtëpi,

atje u njohe me shokë,

dhe u lidhe për Shqipëri,

po spiunëtë s’të lanë,

së shpejti u re në sy.

Internim tyja të dhanë,

që të rrije në shtëpi,

Kallarat e jo Tiranë,

se kishin frikë nga ti,

se ti bëje propagandë,

dhe punoje për Shqipëri,

në Kuç drejtimin ta dhanë,

që të të mbajnë në sy,

atje bëre shamatanë,

brënda në Xhandërmari,

ike dolle ilegalë,

bëje grupe me rini.

Tu qepnë pas e s’të lanë,

të kërkojnë me qiri.

Telegraf më të gjith anë,

në të gjithë Shqipëri,

të ziri Mumin Barjamnë,

paraqet rrezikshmëri,

erdhe zure Topananë,

dhe formove grup të ri,

me Haredin e Barjamnë,

Hiqmet Buzi djal’i ri.

 

Hasan Kallarati

Next Post

O JU MALE LEGJENDARE

Die Qer 3 , 2012
O ju male legjendare, dhe ju kodra shekullore, ju pyes po s’kini zë, s’kini mundësi shprehore, të më thoni ç’kini parë, se po jini të moshuarë. Kush ka shkuar’e ka ardhë? Kush shkeli mbi kurris tuajë? edhe Zot kë kini pasë? Shqipëtar apo të huaj? Sigurisht që shqipëtarë. N’histori jemi […]
HasanKallarati